LAJMI I FUNDIT:

Ҫdo grua e fuqishme i thyen “rregullat”

Ҫdo grua e fuqishme i thyen “rregullat”

Një nga rregullat e modës, përfundimisht është i dalë mode? Asnjëherë mos e vish të njëjtën gjë dy herë.

Kate Middleton, Michelle Obama dhe Anna Wintour kanë provuar se mund t’i veshin më shumë se një herë fustanet e tyre, duke i kombinuar me aksesorë të tjerë, por ndonjëherë edhe me të njëjtat këpucë dhe me të njëjtat kombinime.


Sekreti tashmë është tek të thjeshtat dhe klasiket, edhe në ato raste kur janë veshur më shumë se një herë.

Por…Mos dil pa shtuar edhe ndonjë aksesor.

Në fotot e mëposhtme, do të vëreni se si gratë më të spikatura për stilin e tyre unik nuk shqetësohen përsa u përket veshjeve të tyre edhe më shumë se një herë.

Kate Middleton

Kate është një prej personazheve mbretërore që në fakt, ka treguar se i thyen rregullat e veshjes dhe stilit, për mirë, sigurisht. Duket sikur Kate nuk e vret shumë mendjen edhe nëse ndonjë veshje e saj përsëritet. Për herë të parë e veshi këtë fustan të verdhë “Roksanda” kur vizitoi Sydney në vitin 2014.

Më vonë, po të njëjtën veshje zgjodhi edhe për t’u prezantuar në Wimbledon 2016.

Mbretëresha Letizia

Mbretëresha Letizia ka një fustan Hugo Boss me të cilin duket se është dashuruar. Këtu e ka veshur me një xhaketë në tetor 2014.

Dhe më pas, edhe në dhjetor 2014.

Dhe përsëri me një xhaketë në qershor 2015.

Letizia i bën gjërat më të thjeshta, ndërsa ka bërë të njëjtën zgjedhje edhe për korrikun 2015.

Dhe me të njëjtin stil u paraqit edhe në “Zarzuela Palace” në qershor 2016.

Princesha Mary

Princesha Mary e veshi këtë fustan për herë të parë në vitin 2013, gjatë një darke në Muzeun Kombëtar, në Masterdam.

Dy vjet më vonë? Ajo e veshi përsëri, këtë herë për 75-vjetorin e Mbretëreshës së Danimarkës, Margrethe.

Michelle Obama

Ky fustan i kaltër i Zonjës së Parë është shumë i ëmbël për t’u veshur një herë.

Por ajo zgjodhi ta veshë dy herë në vitin 2010: ndërsa zbriti nga avionic në aeroportin “Benito Juarez International” dhe më vonë, edhe në një shëtitje me familjen dhe qenin.

Anna Wintour

Emri i saj mund të jetë sinonim me Vogue dhe modën, por Anna është një ndër personazhet me shumë personalitet në të veshur. Për herë të parë, këtë fustan, ajo e veshi në NYFW për të prezantuar Pranverën 2017.

Pak ditë më vonë, ajo e veshi sërish, këtë herë për në Milan për eventet e modës.