LAJMI I FUNDIT:

​Deputetët pengojnë fjalimin e presidentit, përjashtohen nga parlamenti

​Deputetët pengojnë fjalimin e presidentit, përjashtohen nga parlamenti

Politikanët e partive opozitare në Afrikën e Jugut janë larguar me dhunë nga parlamenti, pasi që u përpoqën të pengojnë presidentin e këtij vendi, Jacob Zuma, deri sa ai ishte duke mbajtur një fjalim.

Ky reagim i deputetëve erdhi pas paraqitjes së parë të presidentit në parlament pas dy vendimeve gjyqësore kundër tij.


Deputetët e partisë EFF tentuan ta ndërprisnin ata duke bërtitur “Zuma largohu nga këtu”, derisa presidenti Zuma kërkoi nga oficerët e sigurisë që t’i largojë jashtë deputetët.

Jacob Zuma është akuzuar për korrupsion, lidhur me një marrëveshje për armë, që ishte realizuar në vitin 1999.