LAJMI I FUNDIT:

​PSG ka rigjetur formën më të mirë, thotë Verrati

​PSG ka rigjetur formën më të mirë, thotë Verrati

Mesfushori i PSG-së, Marco Verrati thotë se skuadra e tij tashmë ka gjetur formën e mirë.

Kampionët e Francës nuk e nisën mirë këtë sezon të garave, por PSG pas fitores së fundmit kundër Baselit, duket se ka rikthyer formën më të mirë. Verrati thotë se skuadra e tij bëri paraqitje të mirë kundër Baselit.


Ai është e vetëdijshëm se përballjet me Arsenalin do të jenë sfida të vështira.

“Në pjesën e parë të sezonit ishim pak të ndrydhur, por tani jemi më të mirë”, ka thënë Verrati.

“Kundër Arsenalit do të kemi dy ndeshje të komplikuara. Ne shpresojmë së në Londër do të shkojmë me një avantazh të mirë”, tha italiani.