LAJMI I FUNDIT:

​RrGGK reagon ndaj dhunës në baza gjinore në Kosovë

​RrGGK reagon ndaj dhunës në baza gjinore në Kosovë

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës ka reaguar ndaj dy rasteve në javën që po e lëmë pas, ku një 16 vjeçare nga komuniteti Ashkali u raportua se ishte keqpërdorur seksualisht


Reagimi vjen edhe pas raportimit të dhunës fizike të ushtruar ndaj një gruaje nga komuna e Vushtrrisë e cila kishte denoncuar rastin se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe kunati i saj. Ndërkohë, në të dyja rastet, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar me procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

“Dhuna në familje dhe ngacmimet seksuale vazhdojnë të mbesin brengë e shoqërisë kosovare. Gjatë javës që po e lëmë pas u bënë publike edhe dy raste mjaft shqetësuese të dhunës në baza gjinore që u ndodhi dy viktimave gra”, thuhet në reagimin e RrGGK-së.

RrGGK beson dhe u bënë thirrje institucioneve ligjvënëse në Republikën e Kosovës, që hetimet për këto dhe raste të tjera të dhunës në baza gjinore të vazhdojnë të trajtohen me më seriozitet dhe kujdes të veçantë si në fazën kur raportohet rasti, ashtu edhe gjatë periudhës së hetimeve.

“Gjit hashtu, duke u mbështetur në legjislacionet e Republikës së Kosovës, RrGGK fuqishëm inkurajon gratë dhe vajzat që të vazhdojnë të raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre. Përkundër faktit që në Kosovë ligjet jo gjithmonë zbatohen, me rritjen e numrit të raportimeve të cilat tashme ekzistojnë, rritet dhe nevoja e përgjegjësia nga ana e institucioneve për të dënuar ato”, thuhet në fund të reagimit.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori