Orët e pafundme para kompjuterit apo TV-së mund të jetë me të vërtetë një gjë shumë e keqe për sytë tuaj. Tharja e syve, kruarje, dhimbje.
Fatkeqësisht, jo të gjithë mund të bëjnë pushime sa herë që kanë nevojë.
Këtu do të gjeni dhjetë shembuj të thjeshtë për sytë tuaj, që mund t’i aplikoni në më pak se 15 minuta. Provoni t’i bëni herë pas here, dhe me të vërtet do ta vëreni dallimin!
1. Ngulitjani sytë errësirës
Vendosini bërrylat në tavolinë. Mbyllini sytë dhe mbajini me pëllëmbët tuaja. Qetësohuni dhe ngulitini sytë në errësirë. Rrini në këtë pozitë për disa minuta.
2. Lëvizja e syve në anën e majtë dhe të djathtë
Uluni drejtë. Shikoni vetëm drejtë. Pa e lëvizur kokën, shikoni në të majtë. Përqendrohuni në atë që shikoni. Pastaj shikoni në të djathtë dhe përqendrohuni në atë që shihni. Lëvizini sytë anash pesë herë. Përsëriteni në rreth tre herë.
3. Lëvizni sytë lartë dhe poshtë
Uluni drejtë dhe shikoni përpara. Pastaj shikoni lartë dhe përqendrohuni në atë që shihni. Shikoni poshtë. Mos keni frikë se do ta rrudhni ballin. Shikoni lartë dhe poshtë pesë herë. Përsëriteni të tërë rrethin tre herë.
4. Lëvizini sytë tuaj diagonalisht
Shiko drejtë. Shiko poshtë dhe në të majtë. Më pas lëvizini sytë tuaj diagonalisht, shikoni lartë dhe në të djathtë. Përqendrohuni në atë që shihni. Përsëriteni ushtrimin pesë herë dhe bëjeni rrethin e njëjtë në drejtime të tjera.
5. Rrotulloni sytë tuaj në formë rrethore
Uluni drejtë dhe qetësohuni. Shikoni në të majtë dhe rrotulloni sytë tuaj ngadalë pesë herë në anën e akrepave të orës. Më pas bëjeni të njëjtën në anën e kundërt të akrepave të orës. Përsëriteni tre herë.
6. Përqendrohuni afër dhe larg
Përqendroni sytë tuaj në një laps apo ndonjë objekt tjetër. Duhet të jetë 20-30 cm larg syve tuaj. Më pas shikoni në diçka më të largët. Përqendrohuni në të dhe mundohuni ta shikoni në detaje. Më pas shikoni lapsin prapë. Përsëriteni tre herë.
7. Përqendrimi nr.1
Uluni drejtë. Shikoni vetëm drejtë. Ngulitini sytë në një pikë mes syve tuaj. Përqendrohuni në atë që shihni për disa sekonda. Më pas shikoni përpara prapë. Ngulitni sytë pikës mes syve tuaj prapë. Ndërroni këtë përqendrim pesë herë.
8. Përqendrimi nr.2
Uluni drejtë. Shikoni vetëm drejtë. Ngulitni sytë në hundën tuaj për disa sekonda. Më pas shikoni përpara prapë. Ndërroni përqendrimin pesë herë.
9. Masazhi nr.1
Mbyllini sytë tuaj. Më pas shtrëngoni sytë tuaj për dy ose tre sekonda. Relaksoni muskujt rreth syve tuaj. Shtrëngoni sytë tuaj përsëri. Përsëriteni dhjetë herë.
10. Masazhi nr.2
Mbyllini sytë tuaj. Masazhoni lehtësisht qepallat e syve tuaj në formë rrethore. Shtypini lehtë. Mos provoni t’i shtypni shumë. Bëni dhjetë lëvizje rrethore, së pari në anën e akrepave të orës, më pas në të kundërtën e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert