LAJMI I FUNDIT:

100 dollarë për të dërguar porosi tek Zuckerberg!

100 dollarë për të dërguar porosi tek Zuckerberg!

A do të paguanit 100 dollarë për t’i dërguar një mesazh themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg? Kjo gjë tani është e mundur pasi që Facebook thotë se është duke testuar disa "pika ekstreme të çmimeve" për tu lejuar përdoruesve të paguajnë që mesazhet e tyre të shihen nga njerëzit me të cilët ata nuk janë miq.

Blogu i famshëm i teknologjisë, Mashable dje ka raportuar se të gjithë përdoruesit e rrjetit social të cilët duan t’i dërgojnë porosi drejtorit të Facebook e kanë mundësinë e pagesës së 100 dollarëve, për tu siguruar që mesazhi të arrijë në postën e Zuckerberg.

Nëse kjo shumë nuk paguhet, ka shumë gjasa që mesazhi të përfundojë në skedarin i cili zakonisht neglizhohet dhe ndërsa Facebook është duke synuar t’i filtrojë mesazhet e padëshiruara, kjo porosi mbase mund të regjistrohet edhe si “spam”.


Kompania është gjithashtu duke testuar një shërbim që lejon njerëzit të paguajnë 1 dollarë për mesazhet që ata duan t’i dërgojnë tek ata që nuk i kanë miq. / Telegrafi /