LAJMI I FUNDIT:

100 shtëpi në Studeniçan pa ujë për dy muaj (Video)

100 shtëpi në Studeniçan pa ujë për dy muaj (Video)

Rreth 100 shtëpi në pjesën e sipërme të fshatit Studeniçan po përballen me mungesën e ujit të pijshëm. Sipas deklaratave të banorëve, ata ballafaqohen me këtë problem pothuajse dy muaj të tërë. Siç, theksojnë, brenda 24 orëve ujë kanë vetëm 1 orë dhe menjëherë ndërpritet. Banorët sqarojnë se e kanë shumë të vështirë të mbijetojnë pa ujë, duke pasur parasysh edhe faktin që është stina e verës.

“Më së paku 40 apo 50 shtëpi kemi problem dy muaj me ujin. Prefekti komunës nuk e zgjidh problemin. Ujë nuk kemi. Fëmijët mbesin pa pastruar, rrobat pa pastruar, kemi njerëz të sëmurë”, deklaroi një banor për Tv Shenja.


“Prej kur kanë filluar të mbjellin dhe të punojnë tokën nuk e di çfarë është bërë. Unë them se mbase është problemi që i mbjellin tokat dhe më shumë shkon uji atje poshtë”, tha një banor tjetër”, u shpreh një banor.

Ata më tej kanë shtuar se mungesa e ujit gjatë periudhës së verës ndodh me vite të tëra dhe se për këtë vazhdimisht ankohen te institucionet kompetente.

“Pjesa që ka mbetur pa ujë është gati me muaj. Prej ditës së sotme ende nuk ka ujë. Ora është një dhe akoma nuk ka ujë. As ditën as natën nuk ka. Në këtë shekull me vuajt pa ujë është problem i madh”, tha një banor.

Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku, thotë se Komuna e Studeniçanit veç më ka filluar një projekt për riparimin e sistemit të ujësjellësit.

“Komuna ka pasur edhe një projekt përmes USAID-it për riparimin e rezervoarit të ujit mirëpo e njejta gjithçka qëështë bërë deri tash nuk është futur në funksion për atë arsye paraqitet si problem në atë pjesë. Gjatë ditës së premte kam pasur një takim me drejtorin e NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi. Ka dy ditë që po punohet në riparimin e pompave të ujit, kështu që besoj që shumë shpejt do të rregullohet ky problem”, deklaroi kryetari i Komunës së Studeniçanit Azem Sadiku.

Sadiku shtoi se po punohet paralelisht edhe me riparimin e disa pjesëve të pompave që e shtyn ujin për amvisëritë që janë ne viset më të larta të fshatit. Kurse paralelisht me këtë zhvillohet edhe një aksion në amvisëritë që të eliminohet keqpërdorimi i ujit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori