Me fat 100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë

Njëqind vjet më parë, më 28 nëntor 1912, në Vlorë shpallet pavarësia e Shqipërisë. Por, kjo pavarësi nuk u shpall vetëm për shtetin e Shqipërisë që ne e njohim sot.

Shqipëria më 1912 nënkuptonte një territor shumë më të madh, me shumë më shumë shqiptarë.

Shqiptarët në këtë ditë e gjetën veten të pushtuar, nga të gjitha anët. Vlora ishte i vetmi vend i sigurt, ku mund të shpallej pavarësia për tokat shqiptare të ndara në katër njësi administrative të Perandorisë Osmane, që këtë vit u mund nga fuqitë e Ballkanit. Prandaj, 28 Nëntori 1912 është edhe ditë pikëllimi.

Shqiptarët që jetonin në të ashtuquajturin Vilajeti i Kosovës, Vilajeti i Shkodrës, ai i Janinës dhe i Manastirit, u shkelën dhe u vranë në trojet e tyre. Pjesa më e madhe e tyre u pushtuan; tokat e tyre u bënë pjesë e Greqisë, Serbisë dhe të Malit të Zi. Prandaj, 28 Nëntori 1912 ngjallë ndjenja të dyfishta: të mira e të këqija; të ëmbla e të hidhura; krenare dhe poshtëruese!

Nëse ndalemi tek aspekti pozitiv i kësaj date, shteti i sotëm që ne e njohim si Shqipëri, ashtu siç ishte, me të mirat e të këqijat e saj, megjithatë e mbajti gjallë identitetin tonë kombëtar. Kjo Shqipëri e cunguar ishte shpresa jonë se do të vijnë ditët më të mira; ishte forca që na bënte të besojmë se nuk jemi vetëm edhe atëherë kur ishim; ishte ndjenja që na bënte të ngrihemi - edhe atëherë kur nuk mundeshim.

Shqiptarëtvazhdojnë të jetojnë të ndarë. Kosova është pavarësuar, por e cunguar, ndryshe nga ajo që më 1912 perceptohej si Kosovë. Të tjerët shqiptarë vazhdojnë të jetojnë të shpërndarë në Mal të Zi, në Serbi, në Maqedoni e në Greqi, duke e vazhduar prapë luftën e tyre, me metoda më paqësore, për të drejtat që u takojnë - për dinjitetin e tyre.

Pozita e shqiptarëve në Ballkan sot është shumë më e mirë se e paraardhësve tanë më 1912. Por, shqiptarët duhet të punojnë më shumë, që përvjetorët tjera të jenë më të mirë për pasardhësit tanë. Sepse, 28 Nëntori është dita që na kujton idealin për të qenë të lirë e të lumtur - në tokat tona.

Politika moderne ndërkombëtare, e ndikuar nga propaganda e fqinjëve, idealin tonë për bashkim e koncepton si agresion ndaj shteteve me të cilat ne kufizohemi. Por, a duhet ne që ta harrojmë këtë ideal?

Jo! Të gjithë shqiptarët, kudo ku jetojnë, janë shpirtërisht të bashkuar më 28 Nëntor 2012. A nuk është kjo dëshmi se ne jemi një: një komb, me të kaluarën e njëjtë, me heronjtë e njëjtë, me gjakun e njëjtë, pranë njëri-tjetrit, ndonëse në shtete të ndryshme?

Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë së vitit 1912, më 28 Nëntor 1912, kishte një ideal: Shqipërinë. Atë ideal ne nuk duhet ta harrojmë. Kurrë! Prandaj, për fund, ia vlen ta kujtojmë edhe një herë thënien e luftëtarit të madh të çështjes kombëtare shqiptare, Isa Boletinit: “Unë jam mirë, kur asht’ mirë Shqipnia”.

Shqipëria e tij dhe e jona është toka ku jeton çdo shqiptar në Ballkan. Prandaj, me fat shqiptarë, kudo që jeni, 28 Nëntorin! Gëzofshi e pritshi, më të fortë, më të lumtur e më të bashkuar, çdo 28 Nëntor tjetër.

Agron Shala, kryeredaktor
Telegrafi.com
Flamuri 100 vjet shtet Me shume

2012

Më 11 qershor 2012, Kuvendi Popullor e zgjodhi President të Republikës së Shqipërisë në raundin e katërt - me 73 vota pro dhe 1 votë kundër. Në 24 korrik 2012, Bujar Nishani betohet në Kuvendin e Shqipërisë si President i Republikës.


Bujar Nishani (1966- ), presidenti i trembëdhjetë i Shqipërisë

Për shkak të mosrespektimit të Marrëveshjes për emërimin e presidentes së Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës është tërhequr përfundimisht nga Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Jahjagës i miratohet mandati pesëvjeçar si presidente. Kështu, u shkel marrëveshja e vitit të kaluar që zgjedhjet presidenciale në Kosovë të mbahen në fund të vitit 2012.

Më 19 tetor, në Bruksel është zhvilluar takimi i parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, homologut të tij serb, Ivica Dacic, nën ndërmjetësimin e shefes për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

28 Nëntor 2012: Shqiptarët festojnë 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.






























2010

Në maj Partia Socialiste e Shqipërisë nisë protestat kundër Qeverisë, duke filluar edhe grevën e urisë.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të Kombeve të Bashkuara, publikoi më 22 korrik opinionin këshillëdhënës lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Gjatë fjalës së tij. Kryetari i Gjykatës, Hiasashi Ovada, tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Me 10 vota pro dhe 4 kundër, Gjykata është e mendimit se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur as rezolutën 1244, si dhe kornizën kushtetuese të UNMIK-ut.


Anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

Lidhja Demokratike e Kosovës në tetor ka marrë vendim që të dalë nga koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës.

Në nëntor Bashkimi Evropian refuzon kërkesën e Shqipërisë për statutin e kandidatit për BE, por miratohet liberalizimi i vizave.

Në dhjetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë. Fituese shpallet Partia Demokratike e Kosovës. Këto zgjedhje kontestohen ende nga opozita, e madje edhe nga pozita. Në këtë zgjedhje si forcë e tretë politike del të jetë Lëvizja Vetëvendosje.



























2008


Deklarata e Pavarësisë së Kosovës

Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. Kostarika dhe Afganistani ishin vendet e para që e njohën pavarësinë e Kosovës, të përcjella nga Shqipëria, SHBA-të, Britania, Gjermania dhe Franca.


Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Sejdiu nënshkruan deklaratën e pavarësisë

Më 15 mars ndodhë Shpërthimi i Gërdecit (deponive të armëve), ku mbeten 16 të vrarë dhe 300 të lënduar.

Partia Socialiste e Shqipërisë, bojkoton më 12 qershor punimet e Parlamentit.

Kushtetuta e Republikës u miratua më 9 prill 2008, ndërsa hyri në fuqi më 15 qershor 2008, kur edhe u bë transferimi i plotë i kompetencave prej UNMIK-ut në institucionet vendore.

Nënshkruhet marrëveshja me Bashkimin Evropian për Misionit për Sundimin e Ligjit, EULEX, si dhe themelimi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, ICO.

Kosova feston pavarësinë

















































































2006

Më 21 janar, Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, që për një kohë kishte vuajtur nga kanceri në mushkëri, ndërron jetë.


Shqiptarët nderojnë presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova

Më 10 shkurt, Fatmir Sejdiu zgjidhet nga Kuvendi i Kosovë për President të Kosovës.

Më 1 mars, Kryeministri Bajram Kosumi jep dorëheqje. Edhe kryeparlamentari Daci detyrohet ta bëjë këtë. Disa ditë më vonë kryeministër emërohet Agim Çeku (nga AAK), që deri në këtë kohë ishte kryekomandant i TMK-së. Kolë Berisha nga LDK zgjidhet kryetar i parlamentit.

Më 15 qershor Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, fillon një vizitë treditore në Kosovë. ai Përsërit qëndrimin e qeverisë Shqiptare për pavarësi të plotë për Kosovën.

Në korrik Shqipëria nënshkruan Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian.

Më 24 korrik, në pallatin Niederosterich të Vjenës filluan bisedimet e para direkte mbi statusin e ardhshëm të Kosovës. Pjesëmarrësit e delegacioneve tetë-anëtarëshe fillimisht i takoi i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari. Negociatat që filluan pak pas orës 10.00 i drejton zëvendësi i Ahtisaarit, Albert Rohan. Përveç tij, bashkësinë ndërkombëtare e përfaqësojnë i dërguari i BE-së, Stefan Lehne, një përfaqësues i SHBA-ve dhe dy përfaqësues të UNMIK-ut. Prezent janë: Agim Çeku (kryeministër i Kosovës), Fatmir Sejdiu (president i Kosovës), Vojslav Kostunica (kryeministër i Serbisë), Boris Tadic (president i Serbisë) dhe anëtarët tjerë. Në Kosovë ky takim u përshkruante si "takimi i elefantëve". Lëvizja "Vetëvendosje" proteston në Prishtinë kundër këtyre bisedimeve.


Një pjesë e delegacionit të Kosovë gjatë bisedimeve të Vjenës

Më 27 korrik, ultranacionalisti, Tomislav Nikolic, lider i Partisë Radikale të Serbisë, tashmë presidenti i Serbisë, kërcënoi me luftë nëse Kosova merr pavarësinë.

Më 14 gusht, Sekretari gjeneral i OKB-së, Kofi Annan, emëron gjermanin Joachim Rüecker kryeadministrator(PSSP) të Kosovës.




































2004

Çështja e qytetit të ndarë të Mitrovicës dhe provokimet e qarqeve ekstremiste serbe sollën protesta të dhunshme, apo ato që do të njihen si trazirat e marsit 2004.


Pamje nga trazirat e marsit

Sali Berisha nisë protestat në Tiranë, me sloganin: “Nano ik”.


Grafit në Shqipëri

Në zgjedhjet parlamentare fiton Lidhja Demokratike e Kosovës. Koalicioni qeveritar bëhet me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Kryeministër i Kosovës është Ramush Haradinaj.





















2002

Kryeadministrator i Kosovës është gjermani Michael Steiner.

Në janar jep dorëheqje Kryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta. Vendin e tij e zë Fatos Nano.

Mbahen zgjedhjet e dyta lokale në Kosovë, ku prapë shumicën e komunave i fiton Lidhja Demokratike e Kosovës. 















































2000

Formohet Këshillit Përkohshëm Administrativ(KPA), në të cilin përfaqësohen të gjitha grupet politike dhe bashkësitë etnike që jetojnë në Kosovë.

Në Luginë të Preshevës doli nisi veprimet Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjës dhe Bujanocit
Formohet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.


Pjesëtarët e UÇPMB-së

Sali Berisha me 4000 protestues organizon demonstrata antiqeveritare në Vlorë.

Partia në pushtet, Partia Socialiste, më 1 tetor fiton në zgjedhjet lokale në Shqipëri, përfshirë edhe Tiranën.

Në fund të vitit mbahen zgjedhjet e para lokale në Kosovë. Shumicën e komunave i fiton Lidhja Demokratike e Kosovës. 


























































































































1998

Fillojnë masakrat serbe në Drenicë.


Varrimi i të masakruarve në Çirez

Në orët e hershme të mëngjesit të 5 mars 1998, në Prekaz u sulmua sërish familja Jashari nga Ushtria Jugosllave dhe forcat policore. Pas rezistencës disaditore, ai vritet me 56 anëtarë të tjerë të familjes së tij.


Varrimi i të masakruarve në Likoshan

UÇK nisë aksionet edhe në viset tjera të Kosovës. Kosova është në luftë. Shumë shqiptarë vriten, qindra-mija shndërrohen refugjatë brenda Kosovës.


Homazh në varret e Jasharajve

Shqipëria e akuzon të ashtuquajturën Jugosllavi për shkelje të kufirit të saj.

Më 12 shtator në Tiranë vritet aktivisti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari.

Më 21 shtator vritet koloneli nga Kosova, Ahmet Krasniqi, i cili ishte pjesë e rezistencës anti-serbe të organizuar nga Qeveria në ekzil e Bukoshit.

Më 2 tetor, Pandeli Majko bëhet kryeministër i Shqipërisë.


Demonstratat në Prishtinë







































































































1996

Në Kosovë nisin aksionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Emblema e UÇK-së

Në shkurt riarrestohet Ramiz Alia me akuzat për krime kundër njerëzimit.

Shqipëria pranon ndihma të huaja humanitare. Krimi dhe korrupsioni “pushton” Shqipërinë. 








1994

Acarohen raportet shqiptaro-greke.

Në prill dënohet Fatos Nano me 12 vjet burg. Alia akuzohet për persekutime gjatë regjimit komunist dhe dënohet me 9 vjet burg.

Më 4 qershor themelohet Universiteti i Tetovës. 


Logo e tashme e Universitetit të Tetovës












1992

Më 2 dhe 3 mars shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë bashkimin me Kosovën.

Mbahen zgjedhjet pluraliste për President, Parlament dhe Qeveri të Republikës së Kosovës. President emërohet Ibrahim Rugova.

Më 17 shkurt 1992 fillon viti akademik në Kosovë, në shtëpi-fakultetet.

Shqipëria është në kaos ekonomik.

Në zgjedhjet e marsit në Shqipëri, fiton Partia Demokratike me 62 për qind të votave. Sali Berisha është president i Shqipërisë, Ramiza Alia jep dorëheqje, ndërsa Aleksandër Meksi bëhet kryeministër.

Në korrik shpallet e paligjshme Partia Komuniste e Shqipërisë, ndërsa në shtator arrestohet Ramiz Alia si dhe gruaja e tashmë të ndjerit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha. 














































1990

Partia për Prosperitet Demokratik u formua më 16 prill, 1990, në Xhepçisht të Tetovës. Kryetar u zgjodh Nevzat Halili. Kjo parti u legalizua kur doli Ligji për partitë politike, me ç’rast u regjistrua si parti e parë shqiptare në Maqedoni, më 25 maj 1990.


Deputetët para Kuvendit të Kosovës

Në kushtet e pushtimit serb, më 2 korrik 1990, deputetët e Kuvendit të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, të ndaluar të hyjnë në godinën zyrtare, nxorën para dyerve të saj Deklaratën e Pavarësisë, duke e shpallur Kosovën republikë të federatës jugosllave.


Pamje nga shpallja e Kushtetutës së Kosovës

Serbia e suprimon Kuvendin e Kosovës.


Demonstratat në Prishtinë


Më 7 shtator, deputetët e Kosovës miratojnë në Kaçanik edhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Në pamundësi për të ushtruar pushtet efektiv dhe të përndjekur nga forcat serbe, Qeveria e Kosovës u tërhoq në ekzil në Gjermani.

Në Shqipëri shpërthejnë demonstratat anti-komuniste.


Berisha me kundërshtarët e regjimit komunist

Në tetor Ismail Kadare ikë në Francë.


Pajtimi i gjaqeve

Në dhjetor formohet Partia Demokratike e Shqipërisë. Përmbyset diktatura komuniste.


Shqiptarët i vërsulen ambasadës gjermane në Tiranë






























































































































1987

Serbët e Fushë Kosovës nisin lëvizjen anti-shqiptare që do ta sjellë në pushtet kriminelin serb të luftës, Slobodan Milosevic.


Ngritja e kriminelit: Milosevici në Fushë Kosovë

Greqia i jep fund në gusht gjendjes luftarake me Shqipërinë, të shpallur gjatë Luftës së Dytë Botërore. 






1985

Më 11 prill vdes Enver Hoxha.


Shqiptarët i bëjnë homazhe trupit të pajetë të Enver Hoxhës

1982

U vranë nga shërbimet sekrete serbe në Gjermani tre udhëheqësit e Lëvizjes Popullore, vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla

Ramiz Aliu bëhet Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. 












































1980

Hoxha zgjedhë Ramiz Aliun si lider të ardhshëm të partisë.


Ramiz Alia (1925- ), si partizan gjatë Luftës së Dytë Botërore

Më 4 maj vdiq lideri komunist i Jugosllavisë, Josip Broz Tito.


Josip Broz Tito (1892-1980)

1977

Shumë zyrtarë e ushtarakë të Shqipërisë eliminohen pas të ashtuquajturit “Konspiracioni kinez”.





1975

Mbahet Plenumi VII-të i KQ të PPSH-së, pas të cilit bëhen pastrime në radhët e udhëheqësve shtetëror dhe partiak të Shqipërisë.


















1973

Mbahet Plenumi IV-të i KQ të PPSH-së, në të cilin merren vendime për forcimin e luftës klasore dhe ideologjike në fushën e krijimtarisë artistike e shkencore. Bëhen burgosje të udhëheqësve në fushë të kulturës të Shqipërisë. 















1970

Në Kosovë themelohen Universiteti i Prishtinës, Akademia e Arteve dhe Shkencave, si dhe Radiotelevizioni i Prishtinës, institucione këto që i çelën rrugë ngritjes intelektuale e kulturore dhe zhvillim të përgjithshëm të popullsisë shqiptare. Megjithatë, Kosova mbeti treva më e pazhvilluar në mbarë Jugosllavinë e dikurshme, ndërsa kombi shqiptar nuk u njoh me të drejta të barabarta me kombet tjera të federatës, duke mbetur i ndarë në katër njësi federale.


Logoja e Universitetit të Prishtinës





















































































































1967

Regjimi i Hoxhës nisë kampanjën kundër feve. Mijëra objekte fetare mbyllen. 









1963

Me Kushtetutën e 7 prillit 1963,RFPJ shndërrohet në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë (neni 1), ndërkaq Kosova shpallet Krahinë Autonome (neni 111),ndërsa shqiptarët nga nocioni “pakicë kombëtare” me këtë Kushtetutë u definuan si ”kombësi”. Kjo Kushtetutë nuk kishte sjellë ndonjë ndryshim esencial në trajtimin e shqiptarëve, por megjithatë sinjalizonte ndryshime që mund të bëheshin në të ardhmen.

1961

Në janar Hoxha akuzon rëndë Bashkimin Sovjetik dhe Jugosllavinë në Kongresin e IV-të të Partisë.

Këtë vit, acarohen raportet me sovjetikët. Pasha Limani ishte baza më e madhe detare në Evropë e bllokut lindor komunist. Në mbledhjen e vendeve pjesëmarrëse në Traktatin e Varshavës, në mars të vitit 1961, kërkohet që baza e Vlorës të kalonte në mënyrë të padiskutueshme nën komandën e forcave të Traktatit të Varshavës. Por, shqiptarët e hodhën poshtë këtë plan. Shqipëria ia doli t’i largojë nga territori ushtarët sovjetikë dhe të mbaj 4 nga gjithsej 12 nëndetëset sa ishin aty.

Në dhjetor prishen marrëdhëniet diplomatike BRSS-Shqipëri. Kjo bënë që shtetet tjera komuniste të reduktojnë bashkëpunimin me Shqipërinë. Ky ishte një vit kritik, meqë BRSS bënte plane për pushtimin e Shqipërisë, nga deti dhe toka. Por, acarimi i marrëdhënieve sovjeto-amerikane për shkak të Kubës (Kriza e Karaibeve) nuk lejoi realizimin e planit në afatet e parashikuara.


Nëndetëset në Pasha Liman

Shqipëria i drejtohet për ndihmë Kinës.

1959

Në maj, Khrushchevi viziton Shqipërinë.





1955

Shqipëria bëhet anëtar themeluese e Paktit të Varshavës.

Shqipëria pranohet në OKB.

Në këtë vit në Kosovë organizohet i ashtuquajturi aksioni për mbledhjen e armëve, që pasohet me persekutime dhe ekzekutime të mijëra shqiptarëve dhe shpërnguljen tjetër masive të shqiptarëve në Turqi. 

Më 28 nëntor u lind Heroi i Kosovës, Adem Jashari.

Adem Jashari (1955-1998)

















1951

Shqipëria dhe BRSS nënshkruajnë marrëveshjen për ndihmën reciproke ekonomike. 




1949

Në Shqipëri Shpallet Dekreti i Komuniteteve Fetare.

Në fund të vitit fillon persekutimi i atyre që regjimi komunist i Shqipërisë i perceptonte si mbështetës të Titos. 




1947

Në maj shpërthen Lufta Civile në Greqi. Komisioni i Kombeve të Bashkuara konkludon se Shqipëria, Bullgaria dhe Jugosllavia po mbështesin guerilët komunistë grekë.

Në korrik Shqipëria refuzon të jetë pjesë e Planit Marshall të zhvillimit, të projektuar nga amerikanët. 
































1945

Në janar nisë rezistenca e Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës në Drenicë. Duke i marrë të gjitha masat gjoja për "spastrimin" e terrenit nga "mbeturinat e fashizmit" dhe "kundërrevolucionarët", ushtarët serbë (por edhe nga Shqipëria), vranë e masakruan mijëra shqiptarë gjithandej Kosovës. Qëndresa e armatosur shqiptare, e tradhtuar në të dy anët, nuk arriti t’i bëjë ballë forcave serbe:  44 fshatra u shkatërruan dhe disa mijë u vranë.

Gjatë muajve mars-prill 1945, përmes rrugës Prizren-Kukës-Shkodër-Tivar (për në Frontin e Adriatikut) janë deportuar 16.423 shqiptarë nga Kosova, kurse rreth 4.600 të tjerë u dërguan nga viset shqiptare të Maqedonisë. Numri i të vrarëve në Masakrën e Tivarit sillet prej 1700-4300.


Ish ndërtesa e Monopolit të Duhanit në Tivar, ku ushtria jugosllave masakroi mijëra shqiptarë

Me Kushtetutën e Jugosllavisë Federative Popullore, Kosova me Rrafshin e Dukagjinit më vonë shpallet qark autonom i Republikës Popullore të Serbisë, kurse territoret e tjera shqiptare ndahen midis Republikës Popullore të Maqedonisë dhe Republikës Popullore të Malit të Zi. Në janar 1945, Qeveria e përkohshme shqiptare pajtohet me këtë vendim të Jugosllavisë.

Në Shqipëri fillon ndjekja e “kriminelëve të luftës” dhe “armiqve të popullit” dhe dënimi i tyre me burg ose vdekje. Ekonomia nisë të nacionalizohet.

Në gusht nisin reformat e para agrare në Shqipëri. Tokat ju merren pronarëve të pasur dhe ju jepen fshatarëve. Po ashtu nacionalizohet prona e objekteve fetare.

Në nëntor Qeveria e përkohshme e Shqipërisë njihet nga fuqitë e mëdha botërore. 



































































1943

Kapitullon Italia. Shqipëria pushtohet nga Gjermania.


Pjesëtarë të Regjimentit 21 SS


Më 31 dhjetor, në Fshatin Bujan të Malësisë së Gjakovës mbahet konferenca Themeluese e Këshillit Nacionalçlirimtar për Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit, në të cilën miratohet Rezoluta për bashkimin e Kosovës dhe trojeve të tjera shqiptare në Jugosllavi me Shqipërinë. 


Shtëpia ku u mbajte Konferenca e Bujanit

1941

Në prill nisë invadimi i Jugosllavisë. Në këtë muaj përfundon edhe pushtimi i Greqisë.


Trupat italiano-shqiptare në Kosovë

Në tetor, komunistët jugosllavë të Josip Broz Titos nisin të organizojnë komunistët shqiptarë.

Më 8 nëntor formohet Partia Komuniste e Shqipërisë. Sekretar i parë ishte Enver Hoxha.


Enver Hoxha dhe Miladin Popovici

Më 3 dhjetor formohet Qeveria pro-italiane e Mustafa Krujës. Kosova bëhet pjesë e Shqipërisë.
























1939

Më 17 mars, ambasadori gjerman i garantoi Mussolinit mbështetjen gjermane për pushtimin e Shqipërisë. Më 25 mars ambasadori italian në Tiranë kërkon që Shqipëria të jetë protektorat italian. Në prill mobilizohet Ushtria e Shqiptarisë. Më 5 prill lindi Leka Zogu, trashëgimtar i Fronit mbretëror shqiptar. Dy ditë më vonë nisë invadimi i Shqipërisë nga Italia. Zogu, gruaja e tij Geraldine Apponyi de Nagyappony, dhe foshnja Leka, ikin në Greqi. Më 8 prill trupat italiane futen në Tiranë.


Zbarkimi italian në Durrës

Demonstratat anti-fashiste shpërthejnë në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Katër ditë më vonë formohet një Kuvend dhe një Qeveri e re pro-italiane, që kërkonte bashkim me Italinë.

Shefqet Bej Verlaci bëhet kryeministër dhe Shqipëria tërhiqet nga Liga e Kombeve.

Më 16 prill, mbreti italian King Victor Emmanuel III shpallet Mbret i Shqipërisë. 

1937

Në Klubin Kulturor Serb, në Beograd, bëhet projekti për shpërnguljen e dhunshme të shqiptarëve prej Kosovës dhe Maqedonisë - për në Shqipëri dhe në Turqi. 










































1932

Më 6 maj u lind në Gjakovë akademiku Fehmi Agani, aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hero i Kosovës.


FehmiAgani (1932-1999)

1929

Mbretëria e Jugosllavisë, copëton Kosovën në tri njësi administrative: Banovina e Zetës, Banovina e Moravës dhe Banovina e Vardarit. 


Ndarja e Kosovës në banovinat jugosllave









1926

Më 27 nëntor Shqipëria dhe Italia nënshkruajnë Traktatin e Parë të Tiranës, që garanton kufijtë e Shqipërisë dhe pozitën politike të Zogut. 



























1924

Në korrik instalohet Qeveria e Fan Nolit. Zogu ikë në Jugosllavi. Me ndihmën e forcave jugosllave ai do të kthehet në Shqipëri në dhjetor, ndërsa Noli do të ikë në Itali.


Fan Stilian Noli, si kryeministër i Shqipërisë, duke hyrë në Selinë e Ligës së Kombeve në Gjenevë.

Xhandarmëria dhe ushtria serbe i vazhdojnë ekspeditat ndëshkimore nëpër Kosovë dhe likuidimet masive të shqiptarëve. Në këtë vit vritet Azem Bejta, me të cilin identifikohej rezistenca e shqiptarëve në Kosovë, kundër ndarjes e pushtimeve të padrejta që ju bënë tokave shqiptare 12 vite më parë.. 









1922

Në gusht, Patriarku Ekumenik i Konstantinopojës, Meletius IV, pranon Kishën Autoqefale të Shqipërisë.


Simboli monogram paleokristian i Kishës Autoqefale Shqiptare

Në shtator, Ahmet Zogu bëhet kryeministër i Shqipërisë.




















1920


Tirana në kohën kur shpallet kryeqytet i Shqipërisë

Shqiptarët takohen në janar në Lushnjë, ku refuzojnë ndarjen e territoreve shqiptare dhe ku paralajmërojnë për kryengritje për të mbrojtur tokat shekullore shqiptare. Në Lushnjë formohet Kuvendi me dy dhoma.

Në shkurt, Qeveria shqiptare nën udhëheqjen e Sulejman Delvinës e bënë Tiranën kryeqytet vendi.


Esat Pashë Toptani (1863-1920)

Në qershor Avni Rrustemi vret në Paris Esat Pashë Toptanin.


Fshati Aliaj i Kastratit i djegur nga ushtria serbe 

Në shtator detyrohen forcat italiane të largohen nga Vlora.


Fshati Koplik i djegur nga ushtria serbe

Në dhjetor, Shqipëria - me ndihmën e presidentit amerikan Woodrow Wilson - pranohet në Ligën e Kombeve si vend i pavarur dhe sovran. 


Artileria shqiptare gjatë Luftës së Vlorës































1917

Shqiptarët formojnë Komitetin për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës. Këtë vit fillon lëvizja e kaçakëve e udhëhequr nga Azem Galica.

Në Shkodër hyjnë ushtritë aleate. Ndërsa, Hoti dhe Gruda dërgojnë një memorandum për lirinë në Washington, Londër, Paris e Romë.

Lufta e Parë Botërore në nëntor ka mbaruar. Ndërsa, në dhjetor në Durrës shqiptarët mblidhen për të paraqitur interesat e tyre në Konferencën e Paqes në Paris.

Kosova ripushtohet nga serbët, me dhunë dhe terror.

































































1915


Ushtria e mundur serbe nga forcat austro-hungareze dhe gjermane, tërhiqet nga Kosova duke vrarë e masakruar popullatën shqiptare

Shqiptarët janë në kaos: luftojnë me njëri-tjetrin - mbështetësit dhe kundërshtarët e Esad Pashë Toptanit. E në anën tjetër, ushtria serbe fillon agresionin në Shqipërinë e Mesme, kurse ushtria malazeze pushton Shkodrën. 


Shqiptarët organizohen për të sulmuar forcat serbe që kalojnë nëpër Shqipëri, në rrugëtimin e tyre drejtë Selanikut.








































1913


Pazari i Shkodrës i shkatërruar nga bombardimet e malazezëve

Një vit pas shpalljes së pavarësisë, ushtritë serbe dhe malazeze bëjnë masakra masive në tokat e pushtuara shqiptare në Kosovë, në Maqedoni dhe në Mal të Zi. Atëherë fillojnë shpërnguljet masive për në Turqi.


Ushtria malazeze teksa futet në Shkodër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër që filloi në dhjetor 1912 dhe përfundoi në maj 1913, u mor edhe me kufijtë e ri të Shqipërisë. Fuqitë e mëdha - Britania, Gjermania, Rusia, Austro-Hungaria, Franca dhe Italia - u mblodhën në Londër për të vendosur për çështjet e ngritura nga Lufta e Parë Ballkanike. Me mbështetjen nga Austro-Hungaria dhe Italia, Konferenca ra në ujdi të krijohej një shtet i pavarur shqiptar. Por, në vendosjen e kufijve të shtetit të ri - duke pasur trysni të forta nga fqinjët e Shqipërisë - Fuqitë e Mëdha nuk e njohën realitetin demografik dhe u dorëzuan serbëve Vilajetin e gjerë të Kosovës dhe në lindje pjesën më të madhe të Vilajetit të Manastirit, përfshirë Shkupin, Ohrin, Manastirin, ndërsa në jug Greqisë iu dha pjesa më e madhe e Vilajetit të Janinës, përfshirë vetë qytetin e Janinës dhe gjithë Çamërinë. Këto cungime të trevave shqiptare iu shtuan atyre të aneksuara më parë nga Mali i Zi të zonave të Ulqinit, Podgoricës, Kotorrit, Plavës dhe Gucisë. Në maj shpërthen edhe Lufta e Dytë Ballkanike, që përfundon me Traktatin e Bukureshtit, që pranon një shtet shqiptar të sunduar nga një monarki kushtetuese. 


Pjesëmarrësit e Konferencës së Londrës


Delegacioni shqiptar i kryesuar nga Ismail Qemali dhe Isa Boletini


Ismail Qemali në Vlorë, në përvjetorin e parë të shpalljes së pavarësisë

2011

Më 7 janar, Komisioni Qendror Zgjedhor në Shqipëri nuk lejon rivotimin e votave të zgjedhjeve të vitit 2009. Partia Socialiste akuzon kryeministrin Sali Berisha për keqpërdorime.

Para ndërtesës së Kryeministrisë në Tiranë, nisin protestat e dhunshme, që do të njihen si Protestat e 21 Janarit. Tre protestues vdesin gjatë përleshjeve me forcat e policisë.

Më 22 shkurt, pas shumë debateve, votohet kabinetin e ri qeveritar i udhëhequr nga Hashim Thaçi. Për përbërjen e re qeveritare kanë votuar 65 deputetë, një ishte kundër dhe asnjë abstenim. Ndarja e posteve në kabinetin e ri qeveritar është bërë në bazë të marrëveshjes së arritur midis PDK-së, AKR-së dhe partive minoritare. Shumica shqiptare, LDK, Vetëvendosje dhe AAK nuk votuan as për qeverinë e re. Po të njëjtën ditë, Behgjet Pacolli është zgjedhur president i Kosovës, pas raundit të tretë të votimit, duke marrë 62 vota pro, 4 kundër dhe 1 votë të pavlefshme. Emërimi i tij përcillet me skandale të mëdha, ku përfshihet edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell.

Në mars fillojnë të ashtuquajturat bisedime teknike Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e BE-së. Ekipin kosovar në bisedime e udhëheq zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ndërsa palën serbe Borislav Stefanovic. Marrëveshjet e arritura gjatë këtij dialogu, janë: Kthimi i regjistrit civil; Liria e lëvizjes; Vulat e doganave/tregtia e lirë; Kthimi i dokumenteve kadastrale; Njohja reciproke e diplomave universitare; Menaxhimi i integruar i kufirit dhe Marrëveshja për bashkëpunimin rajonal.

Pasi LDK dhe VV i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese në lidhje me procedurat e aplikuara në seancën e 22 shkurtit, kjo e fundit merr vendim se Pacolli është zgjedhur në mënyrë jo kushtetuese. Në Kosovë fillon kriza qeveritare.

Më 6 prill, Atifete Jahjaga shpallet si kandidate konsensuale për Presidente të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re, me mbështetjen edhe të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara Christopher Dell. Marrëveshja për emërimin e saj parashihte ndryshime kushtetuese, reforma zgjedhore, si dhe zgjedhjet presidenciale në fund të vitit 2012 dhe zgjedhje parlamentare në fund të vitit 2013.


Atifete Jahjaga (1975- ), femra e parë në krye të shtetit të Kosovës

Në maj mbahen zgjedhjet lokale në Shqipëri. Shumicën e bashkive e fiton Partia Socialiste. Për herë të par pas 11 vitesh, pushtetin në Tiranë e fiton Partia Demokratike. Kryetar i Tiranë emërohet Lulëzim Basha.
Më 25 korrikut, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ndërhyri në veri të Mitrovicës për të marrë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31. Serbët reagojnë me bllokime të rrugëve dhe duke djegur pikën kufitare në Jarinjë. Më 27 korrik ata vrasin policin Enver Zymberi.
































2009

Sipas Planit të Ahtisaarit, Republika e Kosovës u parapa të ketë Forcën e Sigurisë, formacion ushtarak modern i përbërë nga më së shumti 2.500 anëtarë aktivë dhe 800 rezervistë, të rekrutuar për shërbim profesional. Kryekomandant i Forcës së Sigurisë është Presidenti i Republikës. FSK themelohet më 21 janar, pas shpërbërjes së TMK-së.


Forca e Sigurisë së Kosovës

Në prill Shqipëria bëhet anëtare e NATO-s.

Partia Demokratike e Shqipërisë fiton për të dytën herë radhazi zgjedhjet parlamentare.

Në nëntor nisin protestat e Partisë Socialiste kundër rezultateve të zgjedhjeve të korrikut.

Në gusht shpërthejnë sërish trazirat etnike në Mitrovicë.

Në nëntor mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë, të cilat shënohen me një numër të madh keqpërdorimesh, por jo sa ato që do të pasojnë në vitin e ardhshëm.

















































2007

Më 24 janar, Asambleja e Këshillit të Evropës miraton Rezolutën 1533 në lidhje me statusin përfundimtar të Kosovës. Disa nga nenet e projektrezolutës, që u paraqit para përfaqësuesve nga e gjithë Evropa, u hoqën për shkak se disa përfaqësues të prirë nga Serbia, Rusia dhe Greqia votuan kundra inkuadrimit të tyre në rezolutën përfundimtare. Njëri nga nenet ishte dhe ai për pavarësinë, ku thuhej se Kosova duhet të merr pavarësi për të siguruar paqe në Ballkan. Rezoluta që u miratua nuk përmban fjalën pavarësi, por thotë se një zgjidhje e negociuar preferohet nga ky këshill dhe nëse kjo zgjidhe nuk arrihet atëherë është nevojshme që zgjidhja përfundimtare të imponohet.

Më 2 shkurt Martti Ahtisaari prezanton planin e tij në Prishtinë dhe në Beograd, për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës. Plani i tij përfshinë masa të hollësishme për të siguruar inkurajimin dhe mbrojtjen e të drejtave të bashkësive the anëtarëve të tyre, decentralizimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare. Për më tepër, Marrëveshja përshkruan masa kushtetuese, ekonomike dhe sigurie, të cilat së bashku synojnë të kontribuojnë në zhvillimin a një Kosove shumë-etnike. Një element i rëndësishëm i Marrëveshjes është mandati që i jepet një prezence ndërkombëtare civile dhe ushtarake në Kosovë për të mbikëqyrur zbatimin e Marrëveshjes dhe për të ndihmuar autoritetet kompetente Kosovare në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në gjithë Kosovën. Dispozitat e Marrëveshjes do të kenë përparësi mbi të gjitha dispozitat e tjera ligjore në Kosovë.

Më 10 shkurt Lëvizja Vetëvendosje organizon protestë në Prishtinë kundër Pakos së Ahtissarit. Policia u përgjigje me dhunë ndaj të gjithë protestuesve. Dhjetëra të lënduar. Më 11 shkurt u njoftua se dy protestues kanë vdekur nga plagët që morën një ditë më parë nga dhuna e policisë. Të vdekurit janë Arben Xheladini (1972) nga Prishtina dhe Mon Balaj (1976) nga Besiana. Më 12 shkurt, Ministri Brendshëm i Kosovës, Fatmir Rexhepi, jep dorëheqje. Ai thotë se ndjenë përgjegjësi morale, edhe pse policia, as ajo e UNMIK dhe as SHPK, nuk janë nën kontroll të tij.


Lëvizja Vetëvendosje proteston kundër Pakos së Ahtisaarit

Më 10 qershor, Presidenti amerikan George W. Bush viziton Shqipërinë. Para vizitës, në një intervistë për mediat shqiptare, ai përmend mbështetjen amerikane për pavarësinë e Kosovës.

Më 13 qershor, Ekipi i Unitetit shpall konkursin 15 ditor për flamurin dhe stemën e Kosovës ku thuhet se "secili propozim duhet ti përmbahet frymës dhe përmbajtjes së Propozimit gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës". Më pas shkruhet se nuk duhet të përdoret cilindo simbol shqiponje dhe se nuk duhet përdorur ngjyrat kuq e zi (për shkak të flamurit të Shqipërisë).

Në korrik, Bamir Topi zgjedhet President i Shqipërisë.

Partia Demokratike e Kosovës fiton zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Ajo krijon koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës. 















































































2005

Kryeadministrator i Kosovës është danezi Soren Jessen-Petersen.

Më 24 janar 2005, Grupi Ndërkombëtar i Krizave publikon raportin "Kosovo: Toward Final Status", ku konkludohet se pavarësia është zgjidhja më e mirë për Kosovën.

Në nëntor 2005 fillon zyrtarisht procesi për vendosjen e statusit përfundimtar të Kosovës.

Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 3 korrik, fiton Partia Demokratike e Shqipërisë.


Martti Ahtisaari

Trazirat e marsit 2004 zgjuan nga gjumi shumë vendimmarrës ndërkombëtarë. Të gjithë e kuptuan se shumë pak në Kosovë mund të përmirësohet pa zgjidhjen e statusit përfundimtar. Sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, i dha detyrën norvegjezit Kai Eide për hartimin e një raporti që do të pasqyronte situatën në Kosovë. Eide morri këtë detyrë shumë seriozisht dhe pas shumë vizitave në Kosovë dhe Ballkan përgjithësisht, ku takoi përfaqësues të të gjitha partive, komuniteteve, feve etj. në tetor 2005 i dorëzoi Annanit raportin e porositur.

Më 10 nëntor, Këshilli i Sigurimit i OKB-së aprovon emërimin e Martti Ahtissari - nga sekretari gjeneral Kofi Annan - si përfaqësues special për statusin e ardhshëm të Kosovës. Zëvendës i Ahtisaarit emërohet austriaku Albert Rohan.


































2003

Kryeadministrator i Kosovës është finlandezi Harri Holkeri.

Partia Socialiste e Shqipërisë fiton zgjedhjet lokale.

Në dhjetor 2003 bashkësia ndërkombëtare (BE, OKB) përmes "Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara", Harri Holkeri, ia dorëzoi autoriteteve kosovare dokumentin "Standardet për Kosovën". Dokumenti përmbante detyrat kryesore qe Kosova duhej t'i realizonte deri ne vitin 2005, në mënyrë që pastaj të vlerësoheshin arritjet. Dhe, nëse gjykohet se "standardet janë përmbushur", do të iniciohej faza e ardhshme e përcaktimit të statusit final te Kosovës. Në ballinën e këtij dokumenti shkruante: “Një Kosovë ku të gjithë - pa marrë parasysh përkatësinë etnike, racën ose fenë - janë të lirë të jetojnë, punojnë dhe udhëtojnë pa frikë, armiqësi ose rreziqe dhe ku ka tolerancë, drejtësi dhe paqe për të gjithë”. Tani, të gjitha kërkesat për zgjidhjen e statusit, nga ndërkombëtaret përgjigjeshin me "standardet para statusit".


2001

Kryeadministrator i Kosovës emërohet danezi Hans Haekkerup.

Në mars shpërthen lufta në Maqedoni. Ushtria Çlirimtare Kombëtare e shqiptarëve lufton për të drejtat e tyre të barabarta me sllavo-maqedonasit.


Pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Tanushë

Më 15 maj miratohet Korniza Kushtetuese e Kosovës.

Në gusht nënshkruhet Marrëveshja e Ohrit, që i jep fund luftës në Maqedoni.


Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit

Nga radhët e UÇK-së së Maqedonisë formohet partia Bashkimi Demokratik për Integrim. Kryetar zgjidhet Ali Ahmeti.

Zgjedhjet e para parlamentare i fiton Lidhja Demokratike e Kosovës. Në pamundësi për të zgjedhur presidentin, formohet koalicioni i gjerë. Ibrahim Rugova u zgjodh Kryetar i Kosovës, ndërsa Bajram Rexhepi kryeministër i parë i pasluftës.

Më 8 korrik, në zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri, 54.9 për qind të votave i fiton Partia Socialiste.
Partia Demokratike e Shqipërisë bojkoton seancën e Parlamentit të paraparë për 3 shtator. 






































1999


Delegacioni shqiptar nënshkruan Marrëveshjen në Rambouillet

Pas masakrës të forcave serbe kundër civilëve të pafajshëm shqiptarë në fshatin Reçak (15 janar), fillon Konferenca e Paqes në Rambouillet. Pala serbe refuzon të nënshkruaj marrëveshjen.


Viktimat e masakrës së Reçakut

Më 24 mars, fillojnë bombardimet e NATO-s kundër forcave policore dhe ushtarake serbe. Gjatë periudhës 78 ditore të bombardimeve, afro një milion shqiptarë depërtohen në Shqipëri, në Maqedoni dhe në Mal të Zi.
Me përjashtim të disa viseve urbane, popullsia e mbetur brenda territorit të Kosovës ishte në zhvendosje të pandërprerë dhe nën kërcënim të vazhdueshëm për shfarosje.


Deportimi i shqiptarëve nga Kosova

Në Koshare thyhet për herë të parë kufiri shqiptaro-shqiptar, mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Marrëveshja e Kumanovës, ndërmjet NATO-s dhe RFJ-së, u nënshkrua me 9 qershor dhe hyri në fuqi më 11 qershor 1999. Ajo u nënshkrua nga Michael Jackson, Komandant i Parë i KFOR-it në Kosovë dhe ish-Shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, Nebojsa Pavkovic. Një ditë më vonë miratohet Rezoluta 1244, që formalisht e mbajti Kosovën nën sovranitetin e të ashtuquajturës Jugosllavi, por nën administrim ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara.


Bombardimi i Beogradit nga forcat e NATO-s

Më 10 qershor forcat ruse hynë në trevën e Kosovës për të shpëtuar makinerinë serbe të ndodhur në Aeroportin e Prishtinës. Një ditë më pas, Ushtria Çlirimtare hyri në kryeqytet, ndërsa trupat serbe u tërhoqën duke i lëshuar vendin forcave aleate.


Trupat e NATO-s futen në Kosovë, forcat serbe largohen nga Kosova

Në përfundim të luftës, Kosova numëroi gati 15.000 të vrarë, 5.000 të zhdukur, 20.000 vajza e gra të dhunuara dhe dëme enorme materiale.

Pas çlirimit të Kosovës, fillon rindërtimi i pjesshëm i Kosovës nga një mori organizatash ndërkombëtare, të cilat njëherësh ofruan edhe mundësi për punësim për shqiptarët dhe një burim mjetesh financiare. Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) filloi punën për vendosjen e sundimit të ligjit dhe për themelimin e institucioneve vetëqeverisëse.

Kryeadministrator i Kosovës është mjeku dhe diplomati francez, Bernard Kouchner.

Demilitarizohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Më 19 shtator formohen Trupat Mbrojtëse të Kosovës.
Më 10 tetor formohet Partia Demokratike e Kosovës. kryetar i saj emërohet Hashim Thaçi. 



































































1997

Më 31 janar, në një pritë nga forcat serbe bien dëshmorët e parë të Luftës Çlirimtare: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.


Hakif Zejnullahu, Zahir Pajaziti dhe Edmond Hoxha

Trazirat shpërthejnë në tërë Shqipërinë, pas falimentimit të bankave që ishin pjesë e skemave piramidale.

Shqipëria është në kaos. Thyhen të gjitha depot e armëve. Krimi kaplon vendin.


Shqipëria në kaos

Sali Berisha përmbyset nga pushteti.

Rexhep Meidani emërohet president vendi, ndërsa Fatos Nano lirohet nga burgu dhe bëhet kryeministër.

Nga burgu lirohen shumë të burgosur tjerë politikë.

Më 1 tetor 1997 nisin protestat e studentëve shqiptarë të Kosovës.


Protestat studentore

Pas bashkimit të Partisë për Prosperitet Demokratik dhe Partisë Demokratike Popullore, në Maqedoni formohet Partia Demokratike Shqiptare. Lider i saj bëhet Arbër Xhaferi.

Pas vrasjes së mësuesit Halit Geci nga forcat serbe, më 28 nëntor në Llaushë të Drenicës shfaqet publikisht Ushtria Çlirimtare të Kosovës. 


Rexhep Selimi mbanë fjalim në Llaushë, gjatë paraqitjes së parë publike të UÇK-së




















1995

Në maj ushtria italiane merr masa për të kufizuar emigracionin e shqiptarëve në këtë vend.

Në qershor dënohet edhe Ilir Hoxha, për gjoja urrejtje nacionale kundër liderëve të PD-së.

Në korrik, Shqipëria pranohet në Këshillin e Evropës.

Në nëntor reduktohet dënimi i Nanos në 4 vjet burg.

Në dhjetor arrestohen edhe 14 ish liderë komunistë. 



















1993

Nexhmije Hoxha dënohet me nëntë vjet burg. Në shkurt arrestohet edhe ish kryeministri Vilson Ahmeti, nën akuzat e korrupsionit.

Në prill Shqipëria njeh Republikën e Maqedonisë.

Më 25 prill vjen në Shqipëri Papa Gjon Pali i II-të, ndërsa në korrik dëbohen klerikët ortodoksë që thonë se jugu i Shqipërisë i takon Greqisë.


Papa në Shqipëri









1991

Në tetor mbahet referendumi në të cilin populli shqiptar i Kosovës deklarohet për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur. Ky shtet pranohet vetëm nga Shqipëria.

Nisë fushata për pajtimin e gjaqeve në Kosovë, nën kryesimin e veprimtarit, patriotit dhe intelektualit të shquar Anton Çetta.

Bashkësia Evropiane e shpall shpërbërjen e Jugosllavisë.

Më 28 qershor 1991, Kuvendi i Serbisë vendosi masat e dhunshme në Universitetin e Prishtinës. Më 21 gusht 1991 grupi i Helsinkit në Vjenë lëshoi një deklaratë, ku konstatohej se arsimi shqiptar në Kosovë më nuk ekziston dhe se është shkatërruar nga Serbia.

Gati të gjithë të punësuarit në sektorin publik u dëbuan nga puna, si dhe mbyllen mediat në gjuhën shqipe.
Shqipëria riparon raportet me shumë shtete perëndimore.

Qindra-mijëra shqiptarë kërkojnë azil në Itali e Greqi.

Në zgjedhjet e para pluraliste, të mbajtura në prill, fiton Partia Komuniste me 67 për qind të votave. Në qershor formohet qeveria e Ylli Bufit. Në Kongresin e X-të të Partisë Komuniste, shpërbëhet kjo parti dhe formohet Partia Socialiste e Shqipërisë.


Në Tiranë rrënohet busti i Enver Hoxhës

Sekretari amerikan James Baker viziton Shqipërinë.

Në Shqipëri shpërbëhet Sigurimi shtetëror, ndërsa formohet Shërbimi Informativ Kombëtar.

Në dhjetor Vilson Ahmeti bëhet kryeministër i Shqipërisë. 













































































































1989


Pamje nga greva e minatorëve

Më 23 mars, Serbia me dhunë ia merr Kosovës autonominë e njohur në Kushtetutën e vitit 1974. Kundër këtij ndryshimi ishin vetëm 10 deputet të Kuvendit Krahinor të Kosovës: Riza Lluka, Melihate Tërmkolli, Sadik Zuka, Ukë Bytyqi, Shkelzen Gusia, Remzi Hasani, Menduh Shoshi, Bajram Buqani, Mehdi  Uka dhe Agim Kastrati.


Riza Lluka, një nga deputetët e paktë të Kuvendit të Kosovës, që kundërshton politikën e Slobodan Milosevicit për ndryshimet kushtetuese dhe suprimimin e autonomisë së Kosovës

Demonstratat shpërthejnë anë e kënd Kosovës. Dhjetëra të rinj shqiptarë vriten nga milicia serbe.


Pamje nga demonstratat

Më 23 dhjetor, nga një grup intelektualësh, në Prishtinë formohet Lidhja Demokratike e Kosovës.


Pamje nga kuvendi themelues i LDK-së









1986

Shpallet Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve, në të cilin kërkohet që Kosovës t’i merret statusi i autonomisë i njohur në Kushtetutën e vitit 1974.


Memorandumi famëkeq antishqiptar







1983

Hoxha tërhiqet nga jeta politike duke i dhënë çdo herë e më shumë pushtet Ramiz Aliut. 
















1981

Në Kosovë shpërthejnë demonstratat masive në të cilat kërkohet që Kosovës t’i pranohet statusi i Republikës.


Pamje nga demonstratat e 1 prillit në Prishtinë

Protestat shuhen me dhunë. Në Kosovë shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Shqiptarët vriten dhe burgosen.


Pamje nga demonstratat e studentëve

Në dhjetor, në shtëpinë e tij në Tiranë gjendet i vdekur Mehmet Shehu.



































1978

Kina ndërpret të gjitha ndihmat ekonomike për Shqipërinë






1976

Në shtator vdiq lideri komunist kinez, Mao Zedong. Vdekja e tij ftohë raportet mes dy vendeve.
Shqipëria quhet tani Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë. 



1974

Miratohet Kushtetuta e re e Jugosllavisë, me të cilën shqiptarëve u njihen më shumë të drejta, kurse Kosova bëhet element konstitutiv i Federatës Jugosllave. Mbahet Plenumi i V-të i KQ të PPSH pas të cilit bëhen likuidime në kreun ushtarak të Shqipërisë.


Pas miratimit të kësaj kushtetute, shqiptarët në ish-Jugosllavi marrin frymë më lirshëm

1972

Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe u hap në Tiranë më 20 nëntor të vitit 1972. Aty morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria dhe nga shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi, si dhe nga arbëreshët e Italisë. Qëllimi i Kongresit ishte të përcaktonte parimet dhe drejtimet kryesore të hartimit të drejtshkrimit, për të pasur një gjuhë letrare të njësuar.


Delegatët në Kongresin e Drejtshkrimit 

















1968


Pamje nga demonstratat e nëntorit

Disa tubime publike, tek shqiptarët e Kosovës, ringjallën dinjitetin dhe krenarinë kombëtare. Këtu vlen të përmendet Konferenca Albanologjike e mbajtur në Tiranë (17 janar 1968) dhe Simpoziumi shkencor mbajtur në Prishtinë (9-12 maj 1968), me rastin e 500 vjetorit të vdekjes se kryetrimit Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, ku morën pjesë studiues shqiptarë e të huaj të fushave të historisë, të letërsisë, të gjuhësisë, të folklorit dhe të etnografisë. Pastaj, ishte Konsulta e njësimit të gjuhës shqipe, e mbajtur më 22-23 prill 1968 në Prishtinë, në të cilën u konstatua se si “gjuhë letrare e shqiptarëve në Jugosllavi njihej njëzëri gjuha letrare e shtetit amë (Shqipërisë)”. Si dhe, ishin edhe manifestimet e shumta të mbajtura me rastin e 90 vjetorit (qershor 1968) të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.


Osman Dumoshi, një nga organizatorët e demonstratave

Më 1968, shpërthyen demonstratat e studentëve shqiptarë të Kosovës, të cilët kërkuan të drejtat e tyre kombëtare, përdorimin e gjuhës shqipe dhe të flamurit kombëtar.


Dëshmori i demonstratave, Murat Mehmeti

Më 24 prill 1968, në Burojë të Skenderajt u lind Hashim Thaçi, një nga liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryeministri i parë i Kosovës së pavarur.


Hashim Thaçi (1968- )

Më 3 gusht në Gllogjan u lind Ramush Haradinaj, Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kryeministër i Kosovës më 2004-2005.


Ramush Haradinaj (1968- )

Në gusht, për shkak të invadimit të Paktit të Varshavës në Çekosllovaki, të cilin Shqipëria e dënonte, ndodhë tërheqja nga anëtarësia në këtë Pakt. 

1966

Hoxha inicion Revolucionin Ideologjik dhe Kulturor.
Në Jugosllavi mbahet Plenumi IV i KQ të LKJ-së në të cilin dënohet dhuna dhe terrori i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror mbi popullin shqiptar. Nënkryetari i Jugosllavisë, Aleksandar Rankovici, me një numër bashkëpunëtorësh shkarkohet prej pozitave politike dhe shtetërore për shkak të veprimtarisë së atij Shërbimi. Me largimin e tij, shqiptarët e Kosovës marrin frymë më lirshëm.




1962

Shqipëria bëhet zëdhënëse e Kinës në OKB.




































1960

Në qershor ndodhë ndarja kino-sovjetike. Shqipëria mbanë anën e Republikës Popullore të Kinës, gjë që ndikon në reduktimin e ndihmave sovjetike për Shqipërinë. Në nëntor Hoxha akuzon rëndë Khrushchevin në Konferencën Ndërkombëtare Komuniste të Moskës. 

1956

Në shkurt, lideri komunist sovjetik, Nikita Khrushchev, mbajti fjalimin e “Kultit të personalitetit dhe pasojave”, ku kritikon paraardhësin e tij Joseph Stalin. Ky fjalim ftohë raportet me Shqipërinë staliniste.

























1954

Hoxha ia jep postin e kryeministrit Mehmet Shehut, por e mbanë postin kryesor të Sekretarit të Parë të Partisë Komuniste. 


Mehmet Shehu (1913-1981)

1950

Britanikët dhe amerikanët dështojnë në penetrimin e guerilëve anti-komunistë shqiptarë në Shqipëri.
Në qershor Hoxha bëhet ministër i Mbrojtjes dhe i Jashtëm. 

1948

Në shkurt, komunistët shqiptarë planifikojnë ta shkrijnë ekonominë dhe ushtrinë me atë të Jugosllavisë. Mirëpo, pas përjashtimit të Jugosllavisë nga Kominformi, pra të acarimit të raporteve jugosllavo-sovjetike, Shqipëria mbanë anën e rusëve.
Në shtator për herë të parë Hoxha nisë etiketimin e anëtarëve të partisë si titoistë.
Sovjetikët nisin ta mbështesin ekonominë e Shqipërisë. 

1946

Vazhdojnë përndjekjet e shqiptarëve të Kosovës. Më 29 qershor, në Prizren, para të ashtuquajturit “gjyqi i popullit”, në bankën e zezë u ulën 27 të akuzuar shqiptarë, në mesin e të cilëve shumë të rinj, për gjoja veprimtari kundër Jugosllavisë. Në një pyetje të një hetuesi drejtuar Marie Shllakut, që do të dënohet me vdekje, se qe sa kohë ke filluar të merresh me politikë, ajo iu kishte përgjigjur: “Po, që herët jam marrë me politikë, në qoftë se mund të quhet politikë dashuria e ime për atdheun, përpjekja ime qysh se di për vete për një Shqipëri Etnike, të bashkuar me pjesët e saja të shkëputura, Kosovën dhe Çamërinë”. 


Marie Shllaku, At Bernadin Llupi, Kolë Parubi dhe Gjergj Martini

Asambleja Kushtetuese shpall Republikën Popullore të Shqipërisë. Arsimi, shkenca dhe arti i nënshtrohen doktrinës dogmatike të realizimit socialist.

Në korrik nisë bashkëpunimi ekonomik i Shqipërisë me Jugosllavinë.

Më 26 tetor ndodh incidenti i Korfuzit, kur dy anije britanike shkatërrohen nga minat e vendosur në ujërat shqiptare.

Në nëntor Shqipëria prishi marrëdhëniet me SHBA-të.

Kosova, si njësi politike, përmendet për herë të parë pas vitit 1912. Ajo quhet Provinca Autonome e Kosovës dhe Metohisë, brenda territorit të Serbisë. Por, ky term, pra Kosova, do të ketë në pjesë të vogël të territorit që quhej Kosovë para pushtimeve të vitit 1912. 






































1944

Më 2 janar, pasi shqyrtoi tri ditë radhazi problemet që dilnin nga lufta kundër pushtuesi, Konferenca e Bujanit zgjodhi kryesinë prej 9 vetash: Mehmet Hoxha (kryetar), Rifat Berisha (nënkryetar), Pavle Joviqevicin (nënkryetar), Xheladin Hana (anëtar), Fadil Hoxha (anëtar), Hajdar Dushi (anëtar), Zekeria Rexha (anëtar), Milan Zecarin (anëtar) dhe Ali Shukriun (anëtar). Konferenca e Bujanit doli me një dokument përfundimtar, ku thuhet: “Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit është krahinë e banuar me shumicë nga populli shqiptar, i cili, si gjithmonë, ashtu edhe sot, dëshiron me u bashkue me Shqipërinë”. Formulimi i një qëndrimi të tillë, siç thoshte Hajdar Dushi, mbështetej në vetë deklaratat e PKJ-së dhe të KANÇ-it të Jugosllavisë, në të cilat njihej parimi i vetëvendosjes së popujve deri në shkëputje, parim bazë ky i Kartës së Atlantikut, i shpallur solemnisht nga aleatët e koalicionit antifashist.

Në janar, Lëviza Nacional-Çlirimtare, e furnizuar me armë britanike, mori kontrollin e Shqipërisë së Jugut. Në maj takohen komunistët për të formuar Qeverinë shqiptare. Hoxha merr kontrollin e Partisë Komuniste në Shqipëri. Në korrik, forcat komuniste futen në Shqipërinë qendrore dhe veriore. Ndërsa, në tetor formojnë qeverinë e përkohshme me Enver Hoxhën si kryeministër. Në nëntor komunistët futen në Tiranë. Shqipëria çlirohet.

Më 15 tetor në Viçidol u lind Sali Berisha, Presidenti i parë i Shqipërisë i zgjedhur nga një Parlament i zgjedhur me zgjedhje të lira demokratike në vitin 1992.


Sali Berisha (1944- )

Më 2 dhjetor u lind Ibrahim Rugova, intelektual, politikan dhe president historik i Kosovës - simbol i rezistencës paqësore kundër pushtimit serb të Kosovës.


Ibrahim Rugova (1944-2006)




























1942

Në Konferencën e Pezës, më 16 shtator, krijohet Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar. Në tetor edhe grupet jo-komuniste nisin rezistencën kundër pushtimit italian.




















































1940

Shfuqizohet Kushtetuta e Shqipërisë. Ushtria shqiptare shkrihet në Ushtrinë italiane.


Lufta italo-greke në kufirin shqiptar

Më 28 tetor shpërthen Lufta italiano-greke. Italianët invadojnë në Greqi përmes territorit shqiptar. 


Lufta italo-greke në kufirin shqiptar





























1938

Nënshkruhet Konventa jugosllavo-turke për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi. Kolonizimi i Kosovës bëhet me mbi 70 mijë serbë. Ndërsa, mbi 200 mijë shqiptarë detyrohen të largohen nga Kosova. 

1936

Më 28 janar lindi shkrimtari i madh, Ismail Kadare.


Ismail Kadare (1936- )

Më 26 shkurt, lindi veprimtari i shquar për kauzën shqiptare në Kosovë, Adem Demaçi.


Adem Demaçi (1936- )











1931

Mbretëria jugosllave nxjerr Ligjin mbi kolonizimin e viseve jugore.

Zogu refuzon ta rinojë Traktatin e Parë të Tiranës, përkundër presionit politik dhe ekonomik të Italisë. Tri vite më vonë, më 1934, Italia ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë. Ndërsa, më 1935, këtë ndihmë e rinon kryeministri italian, fashisti Benito Mussolini.








1928

Zogu shpërbënë në gusht Parlamentin, ndërsa veten e shpallë Mbret i Shqipërisë. 


Diplomatët e huaj vizitojnë Ahmet Zogun me rastin e shpalljes së tij për Mbret të Shqiptarëve

1925

Shpallet Republika Shqiptare. Në këtë vit, fillon depërtimi i ndikimit italian në jetën ekonomike dhe publike të Shqipërisë.

Më 25 mars vritet patrioti dhe luftëtari Bajram Curri.


Bajram Curri(1862-1925)



















1923

Shqiptarët e besimit suni ndërpresin lidhjet e fundit për bindja ndaj Perandorisë Osmane, duke u zotuar për besnikëri ndaj mëmëdheut. 


Medreseja e Tiranës
















1921

Kryengritja separatiste e Marka Gjonit nisi në Mirditë. Në Shqipëri futet prapë ushtria serbe, me shpresën për të pushtuar territore të reja.


Kapidani i Mirditës, Gjon Marka Gjoni

Në nëntor, një Komision i Ligës së Kombeve kërkon tërheqjen e forcave serbe dhe afirmimin e kufijve të Shqipërisë së vitit 1913.

Në dhjetor, formohet Qeveria disaditore e Hasan Bej Prishtinës, e më vonë e Xhafer Bej Ypit, me Ahmet Zogun si ministër i Brendshëm.

Shqiptarët e Kosovës kërkojnë nga Liga e Kombeve bashkimin me Shqipërinë. Sipas të dhënave të asaj kohe, që nga viti 1918 janë vrarë 12 mijë shqiptarë, ndërsa 22 mijë të tjerë janë arrestuar e për fatin e të cilëve nuk dihet. 












































































1919

Më 24 janar vdes kryeministri i parë i Shqipërisë, Ismail Qemali.


Ismail Qemali (1844-1919)

Fitorja e serbëve në luftën e parë botërore, ua hap rrugën për kolonizimin e mëtejmë të trojeve shqiptare në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni.

Konferenca e Parisit i ndau përfundimisht tokat shqiptare në mes të Greqisë, Italisë dhe Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, të cilët nuk lejuan përfaqësimin e Shqipërisë në Konferencë. 


Pamje nga Konferenca e Paqes në Paris




1916

Më 23 janar vritet patrioti dhe luftëtari i madh i çështjes kombëtare shqiptare - Isa Boletini.


Isa Boletini (1864-1916)

Ushtria austro-hungareze hyn në Shqipërinë e Veriut. Ushtria italiane hyn në Gjirokastër, Sarandë dhe Përmet. Ushtria franceze hyn në Korçë. Çuditërisht, në këtë vit Rusia proteston kundër veprimeve të paligjshme të malazezëve nëpër Shqipëri.


Më 15 maj lindi Fadil Hoxha, lideri komunist i shqiptarëve të Kosovës, luftëtar në Luftën e Dytë Botërore, gjeneralmajor në të ashtuquajturën Lufta Nacional Çlirimtare.


Fadil Hoxha (1916-2001)

Imzot Bernardin Shllaku, ipeshkëv i Pultit, shpëton Dukagjinin nga rrethimi kërcënues i ushtrive serbo-malazeze në ikje e sipër.


Ushtria e sfilitur serbe, në bregdetin shqiptar

Këtë vit Shqipëria e cunguar vizitohet nga ana Arqidukës Karl Salvatori i Habsburgëve.





























1914

Shqiptarët bëhen me mbret. Aristokrati gjerman, Vilhelm von Wied, mori fronin shqiptar më 12 mars 1914, ndërsa u largua më 5 shtator 1914.


Princi Wied mbërrin në Shqipëri

Përvjetori i dytë i pavarësisë së një pjese të territoreve shqiptare, karakterizohet edhe me fillimin e Luftës së Parë Botërore, që filloi më 4 korrik. Shqiptarët ishin tepër të dobët për mbajtur anë. Krahas Zvicrës, Shqipëria është një ndër vendet e rralla neutrale të kësaj periudhe.


Trupa shqiptare, nën komandën e holandezëve, të rreshtuar në Porto Romano (Currilat), në veri të Durrësit

Një pjesë e territorit të kufijve të caktuar nga Konferenca e Londrës, në këtë përvjetor pushtohen nga shtetet fqinje. Qeveria greke shpall zyrtarisht pushtimin e Shqipërisë së Jugut. Italia pushton Sazanin dhe Vlorën. Ndërsa, serbët nisin kolonizimin e Kosovës.

Ky vit do t’i ketë dy kryeministra, Turhan Pashën dhe Esat Toptanin.

















































































Shpallja e pavarësisë - 1912


Kopje e aktit të pavarësisë, e bërë nga LefNosi


Artileria e rëndë serbe gjatë rrethimit të Shkodrës


Kryengritësit e jugut të Shqipërisë, që e autorizuan Hasan Prishtinën për bisedimet shqiptaro-turke


Ushtria serbe në Kumanovë


Vullnetaret shqiptarë të organizuar për të mbrojtur trojet nga fqinjët sllavë 


Ushtria serbe në Shkup


Ushtria serbe në Manastir, në qytetin ku u hartua alfabeti i gjuhës shqipe


Pengjet shqiptare në Beograd


Ismail Qemali në Vlorë


Isa Boletini në vlorë

Shqiptarët janë në luftë, të sulmuar nga të gjitha anët. Pas kryengritjes shqiptare kundër Perandorisë Osmane, shpërthen edhe Lufta e Parë Ballkanike. Mali i Zi, Serbia, Greqia dhe Bullgaria copëtojnë tokat shqiptare.


Katër vilajetet shqiptare (hartë franceze)

Shqipëria shpalli më 28 Nëntor pavarësinë në Vlorë, në qytetin e vetëm të madh që nuk u pushtua nga shtetet fqinje. Pavarësia shpallet për katër vilajetet - ndarjet administrative të tokave shqiptare nga Perandoria Osmane: Vilajeti i Kosovës, Shkodrës, Janinës dhe Manastirit. Por, e ashtuquajtura Lufta Ballkanike kundër osmanlinjve, në tokat shqiptare solli pushtues të rinj. 28 Nëntori 1912 i gjen shqiptarët të sfilitur, të copëtuar, por me shpresën se një ditë do të bëhen bashkë.


Të dëbuarit shqiptarë nga trojet e tyre

Viti 1912 shënon edhe formimin e Qeverisë së parë shqiptare, me në krye Ismail Qemalin.
 
Përgatitur nga: 
Agron Shala
 
© Telegrafi.com