LAJMI I FUNDIT:

135 vjetori i Lidhjes së Prizrenit pa shtatoret e Ymer Prizrenit e Avdyl Frashërit

135 vjetori i Lidhjes së Prizrenit pa shtatoret e Ymer Prizrenit e Avdyl Frashërit

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, me dhjetë qershor kremton ditëlindjen e 135 të themelimit. Edhe ky vit jubilar do të kremtohet pa rikthimin e shtatoreve të rilindësve, Ymer Prizreni e Avdyl Frashëri , të cilat janë dëmtuar nga lufta e fundit. Përgjegjësi i Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit thotë se kërkesat për vendosjen e tyre janë bërë në Qeverinë e Kosovës dhe atë lokale, por asgjë konkrete nuk ka ndodh. Ndërsa, Drejtori i Urbanizmit në Prizren, Sadik Paqarizi kritikon këshilltarët e Kuvendit të Prizrenit për mos vënien në diskutim të kësaj çështjeje të rëndësishme.

Kanë kaluar 14 vjet nga përfundimi i luftës, ndërsa shtatorët e dy themeluesve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të dëmtuara nga forcat serbe, nuk janë rikthyer në bazamentin e tyre.

Përgjegjësi i Kompleksit të Lidhjes Shqiptare, Parim Kosova thotë se shtatoret e dëmtuar të udhëheqësve të Lidhjes së Prizrenit, Ymer Prizreni e Abdyl Frashëri , po qëndrojnë në muzeun e Lidhjes.


Ai thotë se kërkesat për ngritjen e shtatoreve të reja janë bërë disa herë në adresë të pushtetit qendror dhe lokal, por asgjë konkrete nuk është arritur, prandaj edhe përkundër dëshirës, përvjetori i 135 i Lidhjes së Prizrenit do të kremtohet pa to.

“Për zgjerimin e kompleksit dhe rregullimin e kompozicionit skulptural janë bërë kërkesa disa herë, madje është dorëzua edhe projekt- propozimi për formimin e këshillit multidiciplinor shkencor, në të cilin do të përfshiheshin edhe skulptorë, por politikës në Prizren nuk i ka konvenuar kjo dhe është anuluar nga kryeministri formimi i tij. Kemi kërkuar që për vitin jubilar LSHP të merret nën përkujdesjen e dy qeverive të Tiranës dhe Prishtinës, të formohet këshilli dhe të zgjidhet çështja e kompozicionit skulptural, por po dalin gjëra të reja dhe kjo çështje po prolongohet”, thekson Parim Kosova.

Rikthimi ose jo në bazamentin e vetë të shtatoreve është në kompetencë të Qeverisë së Kosovës, thotë Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prizrenit, Sadik Paçarizi, ndonëse nuk heziton të kritikojë këshilltarët e Kuvendit të Prizrenit, për mos vënien në diskutim të kësaj çështjeje të rëndësishme për këtë qytet historik.

”Komuna duhet të involvohet në mënyrë që të kthehen bustet në atë pjesë, por ngecja është edhe e asamblesë e cila nuk e merr një iniciativë të tillë apo edhe nuk e diskuton fare këtë çështje. Ka propozime që bustet të vendosen edhe në lokacione të tjera, por i mbetet Asamblesë ta thotë fjalën e vet”, theksoi Paçarizi, për Radio Kosovën.

Mirëpo edhe përkundër mungesës së shtatoreve të Ymer Prizrenit dhe Avdyl Frashërit, Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit mbetet një nga objektet e trashëgimisë kulturore më të vizituara. Vetëm gjatë vitit që shkoi ky kompleks ka prit e përcjellë mbi 50 mijë vizitorë, ndërsa përgjegjësit besojnë se këtë vit numri do të rritet pasi që investimet nuk kanë të ndalur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori