Termocentrali “ Kosova A”, i cili aktualisht mbulon një të tretën e gjithë konsumit vendor, sipas zotimeve të Qeverisë së Kosovës do të duhej të mbyllej deri në fund të vitit të ardhshëm.
Ky termocentral bën pjesë në kuadër të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe ishte quajtur si një “dinosaur” qysh nga koha e pas luftës.
Si një termocentral i vjetër dhe ndotës i ambientit, ai ishte përfshirë në prioritetet për mbyllje.
Kështu të paktën kishte premtuar Qeveria e Kosovës në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë së Vjenës dhe Bashkimit Evropian, në kuadër të zbatimit të standardeve të Bashkimit Evropian në emetimin e gazrave.
Por, zyrtarë të Korporatës Energjetike të Kosovës thonë se nuk kanë marrë ndonjë vendim nga Qeveria e Kosovës për të mbyllur këtë termocentral.
Edmond Nulleshi, drejtor ekzekutiv për Shërbimet në Korporatën Energjetike të Kosovës, duke mos dhënë ndonjë përgjigjeje të drejtpërdrejtë rreth mbylljes së këtij termocentrali, ka thënë se në vitet në vijim mund të ketë mungesë të energjisë elektrike, nëse ky termocentral nuk do të funksiononte.
“Termocentrali “ Kosova A” mbulon rreth 35 për qind të tërë konsumit vendor. Dhe, deri sa nuk kemi ndonjë vendim rreth finalizimit të ndërtimit të kapaciteteve të reja gjeneruese, ky fakt do të mbetet evident. Do të thotë, nevoja e prodhimit nga “Kosova A” do të rritet brenda dy vitesh, për shkak se në atë kohë pritet që edhe termocentrali “ Kosova B” të shkojë në revitalizim mjedisor”, ka thënë Nulleshi .
Në Strategjinë e Energjisë në Republikën e Kosovës për vitet 2016- 2025, publikuar ditë më parë nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, përmendet vazhdimi i punës së Termocentralit “Kosova A” deri në hyrjen në punë të Termocentralit “Kosova e Re”, duke supozuar, siç thuhet, se Kosova do të arrijë të negociojë shtyrjen e detyrimeve sa i përket kufizimit të orëve të punës së termocentraleve të vjetra, për shkak të rrezikut të madh të sigurisë së furnizimit.
Në anën tjetër, përfaqësues të shoqërisë civile konsiderojnë se ky termocentral duhet të mbyllet, pavarësisht investimeve që janë bërë.
Visar Azemi, nga Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë për Energji , KOSID, për Radion Evropa e Lirë thotë se po mungon vullneti politik që të mbyllet së funksionuari ky termocentral, pasi mbyllja e tij po lidhet më ndërtimin e Termocentralit, “Kosova e Re”.
“Në fakt ato që po ndodhin deri më tani janë investimet e reja që po i dëshirojnë Qeveria e Kosovës dhe KEK-u, për të aktualizuar më tutje. Dhe jo të kundërtën që të fillojë me dekomisionimin e atyre pjesëve që janë jashtë funksionit dhe që do të ishte në hap më marrëveshjen e arritur”, ka thënë Azemi.
Ndërtimi Termocentralit “Kosova e Re” vazhdimisht është vlerësuar se do të stabilizonte furnizimin me energji elektrike në Kosovë. Përgatitjet për këtë projekt kanë filluar para një dekade, kurse pritjet për fillimin e ndërtimit kanë qenë gjatë këtij viti.
Në anën tjetër, sipas disa studimeve të organizatave joqeveritare që merren më këtë çështje, nuk vlerësohet problem kompensimi i energjisë së prodhuar nga termocentrali “ Kosova A”.
Visar Azemi, nga KOSID, thotë se kapacitet e reja të burimeve të ripërtritshme të energjisë do të zëvendësonin mungesën eventuale të energjisë elektrike.
“Nëse Kosova do të investonte në masat e efiçencës së energjisë, kjo humbje e energjisë nga Termocentrali “Kosova A” do të jetë shumë pak relevante”.
“Për më tepër, kapacitet e reja të burimeve të ripërtrishme të energjisë do të lehtësonin këtë përballueshmëri dhe këtë ngërç potencial nëse kjo do të ndodhte. Por, nuk është e vërtetë, pasi e gjithë ajo do të mbulohet me uljen e konsumit dhe me shtimin e kapaciteteve të energjisë”, thotë Azemi.
Sidoqoftë, përveç mungesës eventuale të energjisë elektrike nga mbyllja e këtij termocentrali, deri në ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, shqetësues mbetet numri i punëtorëve që do të mbesin pa punë, e që llogaritet të jenë mbi 1500 veta. /Rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Njoftim lidhur me statusin juridik të aseteve të OBPB “Stacioni i Veterinës” Podujevë, Ndërmarrjes për Automatizim dhe Teknikë të Matjeve Industriale ”ATM-PR” Zagreb, asetet në Prishtinë/Kosovë, si dhe Asetet e Ndërmarrjes Botuese “Veselin Maslesha” Tregtia me shumicë dhe pakicë, Sarajevë, asetet në Prishtinë/Kosovë
Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi
Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Televizioni francez tregon nëse Lunin e largoi topin me kohë apo Yamal shënoi gol të rregullt në El Clasico
Gjesti i tifozëve të Real Madridit për Frenkie De Jong bëhet viral në mediat sociale
Pasuria e shefave të grupeve parlamentare - Abelard Tahiri milioner
Dështimi për shkarkimin e kryetarëve në veri, reagon Kurti: Serbia e ka parë që mund t'i mbledhë 20%, por jo edhe 50% të votave
Postimi i Tebas për pritjen e Lunin shkakton rrëmujë në Spanjë
A u vodh Barcelona nga VAR-i? Pamjet tregojnë nëse Lunin e mbajti topin jashtë portës së tij