LAJMI I FUNDIT:

1st Channel tani në gjithë botën

1st Channel tani në gjithë botën

Një prej kanaleve më të reja dhe atraktive televizive në Kosovë, 1st Channel, tani do të thyejë kufijtë e veprimit, pasi do të mund të shikohet nga shqiptarët anë e mbanë botës.

1st Channel është një kanal i ri televiziv, që është hapur kohë më parë, por që ka arritur të rezultate të mira të shikueshmërisë në rrjetin kabllor Kujtesa.

Ky kanal ka bërë marrëveshje me DigitAlb dhe është pjesë edhe e platformës IPTV, që do të thotë se do të mund të shikohet në gjithë botën.


Një prej evenimenteve që 1st Channel ka përcjellë nga afër ka qenë xhirimi i klipit të Rita Orës te NewBorni, para mijëra fansave, ngjarje që sigurisht se do ta kujtoni gjatë. /Telegraf/