LAJMI I FUNDIT:

2013, LG Google TV që kontrollohet sikur Siri apo Wii

2013, LG Google TV që kontrollohet sikur Siri apo Wii

Në 2012-tën, LG kishte filluar të shes vetëm dy modele të Google HDTV. Ndërsa, për vitin 2013, prodhuesi i famshëm aziatik është duke planifikuar zgjerimin e kësaj linje të televizorëve edhe me dy modele të reja fillimisht, (GA 7900 dhe GA 6400), të cilat do të vijnë me pesë versione të ndryshme të ekraneve.

Disa prej karakteristikave të reja përfshijnë gjeneratën e dytë të telepilotit Magic Qwerty, mundësinë e kërkimit të kanaleve me zë, dhe ekranin e afërt pa korniza.

Modeli GA 7900 do të vijë në treg me ekrane me madhësi prej 47 dhe 55 inç në LED dhe LCD.


Ndërfaqja grafike e Google do të mundësojë shfletim të internetit si dhe qasje në shërbimet më të famshme të filmave, si Netflix dhe Amazon Instant, aplikacione, TV-on-demand nga HBO në kualitetin premium dhe shumë shërbime tjera.

Navigimi në televizor mund të bëhet edhe me zë, ose duke e lëvizur telepilotin LG Magic Remote (ngjashëm sikur konsolën Wii). Mikrofoni i instaluar në telepilot ju mundëson që të jepni komanda sikurse në aplikacionet e zërit siç është Siri ose Vlingo.

Komanda juaj me zë mund të jetë kërkesë për ndërrimin e kanalit për shembull, ju thoni "shko tek ABC" ose "dua një komedi romantike" dhe LG Google TV do të ju ofrojë një listë të programeve në ekran të cilat hyjnë në kategorinë e kërkuar.

Për më shumë, shërbimi PrimeTime Quick Guide i LG’së jep qasje në më shumë se 100,000 filma dhe programe televizive.

Karakteristikat tjera të këtij televizori të mençur përfshijnë edhe "Home Dashboard" ofron edhe folderë të dedikuar nga LG, të cilat ajo i quan "karta" dhe në to shfaq aplikacione dhe përmbajtje tjetër me rëndësi për shikuesin. Në folderin "My Interest" ta zëmë, ju mund të krijoni motin ose lajmet e personalizuara.

LG ka përfshirë edhe aplikacionin OnLive i cili e transformon televizorin në një platformë lojërash, pa konsolë. Ky aplikacion ofron qindra lojëra të cilat lidhen me internet, përmes shërbimit të bazuar në "re". / Telegrafi /


Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Botë
Kalo në kategori