LAJMI I FUNDIT:

4 vite n’derë t’shtëpisë

4 vite n’derë t’shtëpisë

Meridian Express më 1 tetor feston katërvjetorin e themelimit dhe rrugëtimit si zinxhir i marketeve të lagjes.

Tanimë e shtrirë në gjithë Kosovën me 35 pika, Meridian Express përpiqet që të jetë sa më afër konsumatorit duke u shërbyer me shumë përkushtim dhe profesionalizëm. Është  lider i sjelljes së koncepteve inovative në industrinë e shitjes me pakicë – markete. Përveç gjërave ushqimore me çmime të volitshme ka edhe përzgjedhje të madhe të produkteve nga shërbimi i ushqimit, së bashku me produktet e furrës Buka dhe Meridian Kitchen.

Si market i lagjes, gjithmonë pranë jush, me Meridian Express  ju kurseni kohë, duke ju shmangur pritjeve të gjata në kolonë, kurseni  karburant dhe përfitoni në blerjet tuaja ditore çdo ditë nga pak.

Me rastin e ditëlindjes ne ju sjellim produkte cilësore me çmime shumë të lira.

Meridian Kitchen dhe Buka, është njëra prej hallkave e cila kujdeset që konsumatori të ushqehet sa më shëndetshëm, pasi shërbehet me specialitete të përgatitura nga përbërësit më të freskët dhe të gatuar nga kuzhinierët e Meridian Kitchen, në kushte të larta higjienike dhe me shumë përkushtim.

Duke u nisur edhe nga sllogani i kësaj kompanie “n’Derë t’shtëpisë”, Meridian Express përveç që përpiqet në vazhdimësi tu ofrojë konsumatorëve të saj produkte të kualitetit sa më të lartë, njëkohësisht edhe duke e zgjeruar edhe gamën e produkteve që ajo i përmban. Këtë  vit konsumatorët kanë mundësinë ta provojnë artin e vërtetë të kafesë “Schärf”.

Si një ndër themeluesit e rrjetit CSR në Kosovë, Meridian vazhdon të prijë dhe të jetë shembull për akterët tjerë të sektorit privat në Kosovë. Qëllimet dhe vlerat e mirëfillta të përgjegjësisë shoqërore janë ato që e definojnë dhe udhëheqin Meridianin – dhe mu këto vlera të inovacionit e bëjnë këtë kompani të dallohet dhe të jetë më ndryshe në tërë tregun e Kosovës.

Meridian Express falenderon të gjithë konsumaorët e saj lojal dhe stafin e saj që me përkushtimin e tyre ka arritur deri këtu.

meridian

Eja festo me ne dhe përifto nga ofertat më të mira në vend!

Artikull i sponzorizuar