Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë dhe kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti përuruan fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës Gadime e Epërme-Smallushë-Sllovi në komunën e Lipjanit.
Ministri Zharku falënderoi kryetarin Ahmeti dhe banorët e kësaj zone për mirëpritje dhe i siguroi ata se Ministria e Infrastrukturës do të vazhdojë të investojë projekte të tjera këtë vit dhe vitin e ardhshëm në përmirësimin e infrastrukturës lokale në komunën e Lipjanit.
“Kryetar, fillimisht të falënderoj për ftesën që keni bërë për të vizituar këtë zonë dhe së bashku me të gjithë këta bashkëqytetarë tuaj për të përuruar punimin në këtë rrugë të rëndësisë së posaçme për banorët e Smallushës, Gadimes së Epërme edhe të Sllovisë. Ky investim është në vlerë 440 mijë euro dhe gjatësia e rrugës është 5 kilometra. Përveç kësaj, ju e dini se tanimë jemi në procedura të prokurimit për fillimin e projekteve tjera infrastrukturore në komunën e Lipjanit, e që do të vazhdojmë me rehabilitimin e rrugës Lipjan-Magurë, dy rrethrrotullimeve që janë shumë të rëndësishme, rrethrrotullimi i Janjevës dhe ai te Burgu i Lipjanit. Në anën tjetër ne bashkërisht kemi biseduar që vitin e ardhshëm të përfshihen edhe disa projekte të tjera në përputhje me prioritetet që i keni ju si Komunë dhe që po bëhen në bashkëpunim me të gjithë qytetarët tuaj. Ju falënderoj ju për projektet që po i bashkëfinancojmë. Ne po kontribuojmë në rregullimin e infrastrukturës lokale. Jam i bindur se një infrastrukturë shumë më e mirë po mundëson zhvillim ekonomik më të mire dhe natyrisht zhvillim të bujqësisë. Ju falënderoj edhe njëherë për këtë pritje të mire”, theksoi ministri Zharku.
Ndërsa, kryetari Ahmeti falënderoi ministrin Zharku për mbështetjen e madhe në përmirësimin e infrastrukturës lokale në komunën e Lipjanit.
“Po e asfaltojmë një rrugë të një rëndësie shumë të madhe sepse kjo rrugë lidhë fshatrat me shumë banorë. Banorët e Sllovisë dhe Gadimes nuk do të kenë nevojë të dalin në rrugën magjistrale, por do ta kenë mundësinë përmes kësaj rruge, e cila lidh një pjesë të madhe të popullatës, diku rreth 20 mijë banorë të këtij regjioni. Unë e falënderoj ministrin Zharku edhe në emrin tuaj, që gjeti mundësi financiare për të filluar ndërtimin e kësaj rruge. Besoj se do të jetë një arterie e mirë e rrugës dhe në perspektivë do të ndikojë shumë në zhvillimin e kësaj zone. Faleminderit shumë Ministër dhe posaçërisht i falënderoj banorët e kësaj zone për bashkëpunim të madh në realizimin e këtij projekti”, theksoi kryetari Ahmeti.
Ky investim i Ministrisë së Infrastrukturës ka një gjatësi prej 5 kilometra, ndërsa vlera e realizimit të tij është 439,916.54 euro.
Ministria e Infrastrukturës do të investojë edhe projekte të tjera kapitale në këtë komunë siç janë: rruga “Lipjan- Magurë”, disa rrethrrotullime në Lipjan dhe një arterie e re që lidhë qytetin e Lipjanit me magjistralen Prishtinë – Hani i Elezit, që do të fillojë së realizuari në fillim të vitit 2017. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert