LAJMI I FUNDIT:

7 shkathtësitë e nevojshme për fëmijën tuaj ashtu që të jetë i përgatitur për të ardhmen

7 shkathtësitë e nevojshme për fëmijën tuaj ashtu që të jetë i përgatitur për të ardhmen

Të gjithë prindërit dëshirojnë më të mirën për fëmijët e tyre. Nga sigurimi i mirëqenies së tyre e deri te ofrimi i mundësive për zhvillimin e shkathtësive të nevojshme për të ardhmen e tyre. Fusha e shkencave kompjuterike është më e fuqishme se kurrë më parë, dhe përdoret në c`do fushë dhe gati çdo profesion. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të rinjtë të ekspozohen ndaj teknologjisë në moshë të re, në aspekt aktiv, duke ndërtuar rolin e tyre si krijues teknologjik. Dhe është shumë e rëndësishme që fëmijët të kuptojnë që bota rreth tyre lejon mundësi të pafundme.
Akademia jCoders që nga viti 2015 ju zhvillon të rinjve këto shkathtësi duke ofruar atë që në shkollat tona është e mangët. Gjatë mësimit të teknologjisë informative dhe krijimit përveç aftësive teknike tek nxënësit zhvillohen edhe një varg shkathëti që janë esenciale për të ardhmen e tyre. Përveç koncepteve teknike te cilat mësohen gjatë trajnimit në Akademine jCoders, këto mësime në vete ngërthehejnë disa aftësi tjera psiko-sociale të cilat janë:

1. Programim dhe zhvillim i ‘software’-it
Ndikimi te fëmijët
• Zhvillimi i mendimit kritik;
• Zhvillimi i aftësive të hulumtimit;
• Zhvillimi i aftësive problem-zgjidhëse;
• Nxitja e kreativitetit
• Aftësitë prezantuese


IMGL9800

Sikur arkitektët e ndërtesave, njësoj edhe një programer është arkitekt i projektit. Nuk është vetëm pjesë e rëndomtë e procesit, është pjesë kryesore dhe vendimmarrëse e tij. Ky proces të jep fuqi të dizajnosh dhe ta përdorësh teknologjinë si vegël për të zhvilluar një produkt që është pjesë e imagjinatës së krijuesit apo fëmiut në këtë rast. Në akademinë jCoders kjo bëhet duke zhvilluar lojëra, projekte elektronike dhe aplikacione të cilat janë aktuale dhe me vlere në jetën e fëmiut

2. Dizajnimi i qarqeve elektrike, duke përdorë komponentë elektronikë
Bota fizike është faktor kyç në botën e secilit prej nesh. Në akademinë jCoders fëmijët përveç që mësojnë konstruktimin e projekteve fizike (robotë, makina, alarm etj) dhe dizajnimit të mekanikës prapa funksionalizimit të konstruksioneve (lëvizja e konstruksionit) ata mësojnë edhe integrimin e mendjes prapa këtyre konstruksioneve, pra duke integruar qarqe logjike, fëmijët arrijnë të kontrollojnë komponentët e ndryshme sipas dëshirës së tyre. Nxënësit duhet te kalojnë në një proces i cili përfshin ndërtimin e idesë, zhvillimin e logjikës, projektimin e produktit të tyre në aspektin fizik Të gjitha këto bëhen pjesë e përvojës e cila ndikon tek fëmijët në:

• Zhvillimin e mendimit kritik;
• Zhvillimin e aftësive të hulumtimit;
• Zhvillimin e aftësive problem-zgjidhë;
• Rritjen e vetëbesimit
• Zhvillimin e aftësive modeluese në rrafshin 3dimensional
• Puna ekipore

IMGL0014

3. Programim për platforma mobile (smartphone, tablet etj)
Ambienti i platformave mobile është i ri dhe më sfidues për shkak të kufizimeve të pajisjes, në këtë aspekt nxënësit duke mësuar të zhvillojnë lojëra dhe aplikacione në këtë ambient, ndikohen ashtu që:

• Fuqizohen te shprehin te njëjtën ide ne ambiente te ndryshme
• Adaptojnë logjikën në hapësira me rregulla tjera
• Zhvillojnë aftësitë kritike
• Ushtrojnë durimin dhe vendosshmërinë
• Puna ekipore

Mësimdhënia ne jCoders është e bazuar ashtu që nxënësit mësojnë konceptet e nevojshme duke e ndjek cakun e përcaktuar në fillim të orëve mësimore. Ky mësim i bazuar në projekte, e lejon absorbimin e informacionit në formën më të natyrshme dhe nxitë kureshtjen për njohuri të reja.
Mësimdhënia me nxënësin në qendër mbanë nxënësit e motivuar dhe nxitë dashurinë për krijim teknologjik, gjë që është primare për të gjithë trajnerët e akademisë jCoders.

IMGL9914

Akademia jCoders është pjesë e inkubatorit te Innovation Centre Kosovo (ICK).

Andaj, Duke ndjek mësimin në Akademinë jCoders, nxënësit përveç aftësive teknike arrijnë në aspektin psiko-social, me këto aftësi esenciale të shekullit 21 fëmijët janë të gatshëm ta ndërtojnë të ardhmen e tyre.

Për më shumë info rreth Akademisë:
www.j-coders.com/register
www.facebook.com/jcodersEdu

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Google akuzohet se po e bën më të vështirë kërkimin e shërbimeve tjera

Google akuzohet se po e bën më të vështirë kërkimin e shërbimeve tjera

Teknologji
Rregulloni fotografitë në internet

Rregulloni fotografitë në internet

Këshilla Teknologjike
Kalo në kategori