LAJMI I FUNDIT:

70 projekte filmike aplikojnë në konkursin e QKK-së

70 projekte filmike aplikojnë në konkursin e QKK-së

Të premten, më 15 korrik është mbyllur aplikimi në konkurset e këtij viti të Qendrës Kinematografike të Kosovës, ku kanë aplikuar 70 projekte filmike.

Sivjet janë hapur 10 konkurse dhe risia e këtij viti është zgjerimi i konkurseve, ku në konkursin e filmit të metrazhit të gjatë janë përfshirë edhe konkurset për film të metrazhit të gjatë dokumentar dhe të animuar, gjithashtu për herë të parë është hapur edhe konkursi për postproduksion për film të metrazhit të gjatë.


Buxheti i QKK-së për këtë vit është 1 milion euro.

Në konkursin për film të metrazhit të gjatë artistik kanë aplikuar 23 projekte filmike, në atë dokumentar të gjatë kanë aplikuar 2 projekte, si dhe në atë të gjatë të animuar 2 projekte filmike.

Ndërsa, në konkursin për film të metrazhit të gjatë artistik – koproduksion minor kanë aplikuar 7 projekte filmike dhe në atë të gjatë artistik – debutant kanë aplikuar 3 projekte.

Në konkursin për film të metrazhit të shkurtër artistik kanë aplikuar 20 projekte, në atë dokumentar 5 projekte si dhe në atë të animuar 5 projekte.

Në konkursin për zhvillim të skenarit – projektit për film të metrazhit të gjatë (artistik, dokumentar dhe të animuar) kanë aplikuar 3 projekte filmike ndërsa në atë për postproduksion për film të metrazhit të gjatë nuk ka pasur aplikime.

Drejtori i QKK-së, Arben Zharku rreth konkursit u shpreh “Tani do të formohet komisioni i hapjes i cili do të verifikoj të gjitha aplikimet të cilat duhet të jenë në përputhshmëri me kriteret e konkurseve. Ndërsa deri më 15 gusht është afati për emërimin e jurisë dhe presim që në shtator të merren vendimet për mbështetjen e projekteve filmike”. /Telegrafi/