LAJMI I FUNDIT:

Me 860% financim në Kickstarter, HELLO po bëhet sukses global. Ja si mund ta mbështesim të gjithë fushatën e Solaborate!

Me 860% financim në Kickstarter, HELLO po bëhet sukses global. Ja si mund ta mbështesim të gjithë fushatën e Solaborate!

HELLO nga Solaborate është duke u bërë një sukses global. Mbështetës nga katër anët e botës e kanë financuar projektin e HELLO ne Kickstarter me më shumë se 860% nga sa është kërkuar fillimisht

Kompania e themeluar nga shqiptaro-amerikani Labinot Bytyqi, Solaborate ka një plan edhe më ambicioz për HELLO, inovacionin për të cilin kanë folur edhe disa nga mediat më të mëdha të teknologjisë në botë.


Tani Solaborate ka njoftuar se pas kërkesave të mëdha të mbështetësve të saj, HELLO e ka rritur synimin për financimin e produktit nga 30,000 në 300,000 dollarë, ndërsa kur kjo shumë të arrihet do ta zgjerojë mbështetjen edhe për platformat tjera të mëdha për video-konferenca sikurse Microsoft Skype, Facebook Messenger, Google Hangouts dhe Cisco WebEx.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, HELLO është një paisje, e nevojshme për çdo familje dhe zyre, e cila e transformon çdo TV në një pajisje dhe platformë të plotë të komunikimit, ndërkaq mundëson video-konferenca të kontrolluara me zë dhe mund të përdoret në shtëpi apo zyra moderne. Po ashtu HELLO bën shkëmbimin e ekraneve pa tela (ang. ëireless screen-sharing), transmetimin live si dhe ofron mbikëqyrje për siguri me detektues lëvizjesh dhe më shumë.

Aktualisht, HELLO ka arritur që të grumbullojë 260,000 dollarë, përkundër objektivit të saj fillestar prej 30,000 dollarëve. Megjithatë, për ta bërë të mundur zgjerimin e HELLO edhe në platforma tjera, HELLO ka nevojë për 300,000 dollarë – një objektiv të cilin do ta arrijë shumë shpejtë sipas trendit të deritashëm.

Si mund të kontribuoni për suksesin e Hello?

Solaborate fton të gjithë shqiptarët në mbarë botën ta mbështesin fushatën e HELLO në Kickstarter, pavarësisht shumave të cilat ata mund t’i bëjnë si donacion –  sepse çdo dollarë i dhënë për HELLO vlen dhe është i rëndësishëm.

Klikoni këtu për fushatën e HELLO në Kickstarter dhe në anën e djathtë të faqes zgjedhni “Back This Project” dhe shkruani shumën që ju dëshironi ta jepni si kontribut për HELLO.

Në trend Teknologji

Më shumë
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Teknologji
Roboti u pyet

Roboti u pyet "a mund ta ndërton vetveten", me përgjigjen i habiti të gjithë

Teknologji
Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Teknologji
Sharp padit Au Optronics

Sharp padit Au Optronics

Teknologji
Kalo në kategori