Roboti i luftës (Video)

17:53 / 7.02.2013

Një kompani japoneze ka paraqitur një robot që mund të përdorët në situata lufte, të quajtur ‘Kuratas’.

Roboti i luftës, i projektuar nga “Suidobashi Heavy Industry”, është katër metra i lartë dhe peshon mbi katër tonelata. Ai mund të kontrollohet si nga kabina e brendshme ashtu dhe nga një zonë e sigurt, duke përdorur një ‘telefon të mençur’ të lidhur me rrjet ‘3G’.

Siç transmeton Shekulli, ‘Kuratas’ është i pajisur me një sërë armësh të teknologjisë së lartë, duke përfshirë një mitraloz Gatling (me shpejtësi prej 6.000 të shtënash në minute).

Kostoja e këtij robot të ri është vlerësuar në rreth 1.4 milion dollarë amerikanë. Roboti ka 30 nyje hidraulike, të cilat ia mundësojnë lëvizjen pa u penguar. Roboti mund të lëvizë me një shpejtësi prej rreth 10 kilometrash në orë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.