Kur rruga shndërrohet në xhungël (Foto)
Dy luanë kanë vendosur që ta bllokojnë komunikacionin në Nairobi të Kenias..jpg)
Në afërsi të Parkut Kombëtar të Nairobit, dy kafshët e egra dolën në rrugë dhe u shtrinë për t’u qetësuar duke krijuar radhë të gjata automjetesh, njofton Shekulli.
“Luanët qëndruan dhjetë minuta në mes të rrugës, por të gjithë shoferët u treguan të duruar dhe besoj se e shijuan spektaklin”, ka thënë një fotograf amator, i cili shfrytëzoi rastin të bënte disa fotografi.
.jpg)
Parku Kombëtar i Nairobit është hapur në vitin 1946 dhe aty mund të gjenden shumë lloje kafshësh, përfshirë gjirafat, leopardët dhe hipopotamët. /Telegrafi/