Tetëvjeçari martohet me 61 vjeçaren!

21:26 / 10.03.2013
Një nxënës tetëvjeçar është martuar me një grua 61 vjeçare. I vogli Sanele Masilela ka lidhur kurorë në praninë e 100 mysafirëve, me nënën e pesë fëmijëve Helen Shabangu, e cila është e martuar dhe ka bashkëshort.

Çifti ka ndërruar unazat dhe ka shkëmbyer puthje në një ceremoni në Tshwane, në Afrikën e Jugut, duke përmbushur dëshirën e gjyshit të Saneles.

Por, ai dhe gruaja e tij nuk nënshkruan certifikatë martesore dhe nuk do të jetojnë së bashku.

Familja e tij, e cila shpenzoi rreth 1.500 funte për ceremoninë e martesës, këmbëngul se martesa ishte vetëm një ritual dhe se nuk ishte lidhje e detyruar.

Tetëvjeçari Sanele tregoi se i ka thënë nënës së tij se as që dëshiron të martohet, transmeton KP.

“Jam i lumtur që jam martuar me Helenën. Kur të rritem do të martohem me një vajzë të moshës sime”, tha ai.

Nëna 46 vjeçare e djaloshit tha se gjyshi i djalit të saj e kishte pyetur Sanelen se a do të mund të martohej para se ai të vdiste dhe se ai e kishte zgjedhur Helenën sepse e donte.

“Duke vepruar kështu ne e bëmë paraardhësin tonë të lumtur. Nëse nuk do ta bënim, diçka e keqe do të ndodhte në familjen tonë”, tha ajo.

Ndërkohë, edhe “nusja” tha se e kishte përmbushur dëshirën e paraardhësit. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Ali Claudio Spërkatësi që shndërrohet në bluzë…
Fotohumori
Spërkatësi që shndërrohet në bluzë…
40
6
Spërkatësi që shndërrohet në bluzë…
Video Humori

Dështimet
 
 
Magazina
9:55 / 22.05.2013
Rumer Willis

Rumer Willis me rol të ri televiziv

Karriera si aktore e Rumer Willis ka marrë një shtytje të re pasi ajo ka fituar një rol në dramën televizive për të rin...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
10:52 / 22.05.2013
Foto: Arkiv

Pulat e Fushë Kosovës!

Komuna e Fushë Kosovës ka investuar në “kultivimin” e pulave vojse. Në fillim të javës së ardhshme kjo komunë do t'...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.