Familja që vjedh banka
Policia amerikane ka kapur një burrë dhe një grua – që ishin skuadër e vjedhjes së bankave, të cilët me vete kishin marrë edhe fëmijët e tyre.Çifti është kapur pas një vjedhjeje në Tooele të Utah, ndërsa dy fëmijët të moshave pesë dhe dy vjeç, qëndronin ulur në automjetin me të cilin ata po iknin.
Sipas Salt Lake Tribune, çifti i ka thënë policisë se e ka vjedhur bankën sepse rrezikonin të dëboheshin nga shtëpia dhe për shkak të rritjes së faturave mjekësore.
Punëtorët e bankës kanë treguar se gruaja kishte hyrë në bankë dhe e kishte treguar një letër përmes së cilës kërkonte para dhe më pas së bashku me paratë ka ikur drejt automjetit që e voziste burri dhe ku gjendeshin fëmijët.
Policia në automjet e ka gjetur edhe letrën edhe paratë e vjedhura. /Telegrafi/