Kush guxon t’i hyjë në fushë këtij portieri (Video)

22:32 / 1.04.2013

Portieri i ekipit turk Bursaspor, Harun Tekin, ishte protagonisti kryesor në takimin e skuadrës së tij si mysafir i Kasimpasa.

Në fund të ndeshjes, të cilën Bursa e humbi me rezultat 2-0, portieri mysafir e nxori mllefin ndaj një tifozi, i cili kishte hyrë në fushë.

Kushedi si do të përfundonte tifozi, po të mos i kishin dalë në ndihmë anëtarët e stafit të sigurisë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.