Shqipëri, gardisti kapet duke vjedhur kapak pusete (Video)

18:50 / 11.05.2013

Një punonjës i Gardës së Republikës së Shqipërisë është kapur në flagrancë duke vjedhur kapakë pusetash.

Ai është arrestuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Tiranë, ku është kapur duke hequr kapakun e një pusete nga vendi, njofton Shekulli.

Sipas burimeve zyrtare të policisë i arrestuari ishte punonjës i Gardës së Republikës, por ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Nuk dihet ende nëse ai ndodhej pranë KQZ-së për të garantuar sigurinë e këtij institucioni apo thjeshtë ishte për përmbushjen e ‘misionit’ të tij personal. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.