Si t’i fshini xhamat e automjetit (Video)

18:54 / 11.06.2013

Rusët janë shpeshherë protagonistë të video-xhirimeve komike që publikohen në internet. Ashtu ka ndodhur edhe kësaj radhe.

Ndërkohë që vozisnin me automjetin e tyre në mot të keq, dy rusëve iu janë prishur fshirëset e xhamave. Ata kanë ideuar një mënyrë që t’i bëjnë të lëvizin.

I kanë hapur të dy xhamat e dyerve dhe fshirëset i kanë lidhur me pe, ndërsa personi në ulësen e pasagjerit i ka lëvizur me duar... /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.