Dueli me peshkaqenin

12:14 / 18.07.2013

24-vjeçari, Elliot Sudal nga Masacusetsi i apasionuar pas peshkimit, u bë protagonist i “një përleshje” për disa minuta me një peshkaqen, që ra në grepin e tij.

Gjithçka ka ndodhur në brigjet e ishullit Nantucket në Shtetet e Bashkuara ku i riu gjuante vazhdimisht për peshkun blu.

Por kur në grep i ra peshkaqeni, ai u habit, po ashtu edhe personat e tjerë që rastisën. E tërhoqi në afërsi të bregut pa shumë mundim, më pas e kapi atë prej bishti duke e nxjerrë në tokë i ndihmuar nga një miku i tij.

Fatmirësisht ky duel nuk u zhvillua në ujë, ku fituesi me shumë gjasa do të ishte tjetërkush; peshkaqeni 2.1 metra i gjatë dhe me peshë 91 kilogram. /TCH/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.