“Kalashnikov” do të prodhojë ombrella dhe bluza

17:07 / 18.08.2013

Kompania e re ruse për prodhimin e armëve Kalashnikov, ka njoftuar se do të prodhojë edhe ombrella dhe bluza me këtë emër.

Ombrellat dhe bluzat me emrin e projektuesit të njohur rus të AK-47, Mikhail Timofeyevich Kalashnikov, së shpejti do të paraqiten nëpër dyqane, fillimisht në formë të dhuratave – njofton faqja Rostec.

Kompania e themeluar zyrtarisht gjatë javës që lamë pas quhet “Kalashnikov”, ndërsa është krijuar pas bashkimit të dy prodhuesve më të mëdhenj rus të armëve të lehta, “Izhmash” dhe “Izhevsk”, që më herët kanë pasur probleme financiare.

Qëllimi i bashkimit nuk ka qenë vetëm përparimi në biznesin e armëve, por edhe në zgjerimin në sektorë të tjerë dhe prodhimin e gjësendeve për të rritur sa më shumë fitimet e kompanisë “Kalashnikov”. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.