| |
|
Një 15-vjeçar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i mbijetoi sulmit të një peshkaqeni, duke dyluftuar fizikisht me të. Garret Sebe...
|
|
| |
| |
|
Anëtari i Këshillit bashkiak në Whitby Town, Simon Parkes, pohon se është baba i një fëmije jashtëtokësor me emrin Zarka.
|
|
| |
| |
|
Dhelprat e kuqe janë të njohura si kafshë të cilat ikin nga njerëzit. Mirëpo, një dhelpër në Rusi është gjendur në një situa...
|
|
| |
| |
|
Sy Perlis është 91-vjeçar dhe mban rekordin botëror në ngritje të peshave në kategorinë mbi 90 vjeç.
|
|
| |
| |
|
Një shtetas britanik ka rënë nga ballkoni i katit të 15-të të një ndërtese në Zelandën e Re dhe ka shpëtuar. 20-vjeçari Tom S...
|
|
| |
| |
|
Talenti i një papagalli për të kënduar nën ritmet e pianos e ka bërë atë të famshëm në internet.
|
|
| |
| |
|
E këndoi këngën “Kuca-poso” (Shtëpi-punë) dhe u bë fenomen i internetit. Jo për shkak të vlerave, po dukjes qesharake e sidom...
|
|
| |
| |
|
Një poet kolumbian planifikon t’i shesë testikujt e tij për të grumbulluar para për një turne evropian.
|
|
| |
| |
|
Një instalues uji në Britani të Madhe ka modifikuar biçikletën e tij, të cilën tash mund ta vozisë me shpejtësi deri në 80 km/h.
|
|
| |
| |
|
Një automjet i ri nga Toyota vjen me instruksionet, të cilat janë vërtet të nevojshme.
|
|
| |
| |
|
Në rrjetet sociale, njëri nga propozimet më të këqija është shpallur ai në të cilin djali e ka vendosur unazën në hamburger.
|
|
| |
| |
|
Një klient i pakënaqur e ka thirrur numrin e policisë për raste urgjente për t’u ankuar se prostituta të cilën e kishte angazhua...
|
|
| |
|
Gjinia e mizave
- Mami, mami, sot i kam mbytur pesë miza femra dhe katër meshkuj – thotë djali.
- E si e di cilat janë femra, cilat meshkuj? – pyet nëna kurioze.
- Po pesë ishin në pasqyrë, katër në shishen e rakisë...
Çka të tha shefi
Gruaja: A i tregove atij shefit tënd se ne dy nuk mund të jetojmë me atë rrogën tënde të mjerueshme?
Burri: Po, i tregova.
Gruaja: E çfarë të tha?
Burri: Më tha ndaju nga gruaja.
Pëshpëritje dashurie
Dy të dashuruar të shtrirë në krevat fillojnë pëshpëritjet.
Ajo: Thuaj ‘të dua, zemër’.
Ai: Të dua zemër.
Ajo: Tash më thuaj, ‘të adhuroj shpirt’.
Ai: Të adhuroj shpirt.
Ajo: Tash thuaj diçka vetë.
Ai: Fli se po mi acaron nervat!
Viti i Ri
Biondja I: A e di se viti i ri i bie të premten?
Biondja II: Dhashtë Zoti mos jetë i 13-ti...
Gjërat e domosdoshme
Një ekip televiziv interviston një shitës.
- Na thoni, ju lutem, çfarë shitet më së shumti këto ditë?
- Po, njerëzit i blejnë vetëm gjërat e domosdoshme!
- E cilat janë ato?
- Birrë dy litërshe, cigare dhe kredit për telefon...
Pritjet – realiteti
Pas natës së parë të martesës, ankohet gruaja:
- Nuk i ke plotësuar pritjet e mia...
- Zemër, e di që para martese të kam thënë se do ta plotësoj zbrazëtinë në jetën tënde, por nuk e kam ditur se është aq e madhe!
Mençuria
Voziten një bionde dhe një zeshkane, kjo e fundit është në timon. Në një moment ndalet vetura.
- Pse u ndale? – pyet biondja.
- Mbetëm pa benzinë – ia kthen zeshkania.
- Sa e mençur që je. Po të kisha qenë unë, do të vazhdoja të vozisja...
‘Rikverc’
Vozit biondja prapa duke hipur përpjetë. E ndal polici dhe e pyet:
- Zonjushë, pse po vozisni mbrapsht?
- Më kanë thënë se atje lart nuk kam ku ta kthej veturën.
E lëshon polici të shkojë, kur pas gjysmë ore ajo kthehet teposhtë, por përsëri duke vozitur prapa. Kur arrin te polici, e hap dritaren dhe i thotë:
- Kishte pasur vend për ta kthyer veturën!
Biondja dhe kamionxhiu
Bie borë, një kamion është i ndalur në semafor, një bionde i afrohet te dritarja.
- Përshëndetje, unë jam Adelina, po ju bie diçka nga kamioni.
Shoferi nuk reagon vazhdon të vozisë dhe përsëri semafori në të kuqe, ndalet. Pas tij vrapon biondja dhe e zënë në frymë i troket në dritare.
- Përshëndetje, unë jam Adelina, po ju bie diçka nga kamioni.
Kamionxhiu përsëri nuk reagon, ndizet e gjelbra në semafor dhe vazhdon rrugën, në semaforin tjetër e arrin përsëri biondja dhe i troket në dritare.
- Përshëndetje, unë jam Adelina, po ju bie diçka nga kamioni.
- Përshëndetje, unë jam Xhaviti, po bie borë dhe unë po hedh kripë! – bërtet vozitësi.
Vegjetariania
Pse vegjetariania nuk bën zë gjatë seksit?
Sepse nuk dëshiron të pranojë se një copë mishi i ofron kënaqësi...
Çfarë femrash të pëlqejnë
Shkon burri ta vizitojë gruan në zyrë dhe bisedon me kolegun e saj.
- A të pëlqejnë femrat me sy bretkose, këmbë me gunga dhe prapanicë derri?
- Asnjëherë!
- E çka po i sillesh gruas sime qe një vit...
Pa fat
Një burrë jo i lumtur në martesë, kthehet vonë i dehur në shtëpi. Gruaja ia hap derën.
- Unë jam vërtet njeri i pafat! – thotë burri.
- E pse ashtu? – pyet gruaja.
- Gjithë natën kam pirë që të të harroj, ndërsa tash të shoh dyfish.
Keni drogë
E ndal polici një automjet dhe e pyet:
- Keni drogë, cigare, alkool?
- I kemi të gjitha, nuk kemi nevojë për asgjë. Faleminderit.
|