Kuriozitete
 
Fshati Craco

Tridhjetë vendet e mahnitshme, por të braktisura (Foto)

Statuja, anije, fluturake, kështjella... në vise të pabanuara. Dikur në këto anë kishte jetë, ndërsa sot ato janë lënë në harresë. Telegrafi ju sjellë 30 lokacionet e braktisura, që në objektivin e aparatit shfaqen si një bukuri e rrallë.


   
 
Caroline Costa

‘Divat’ dyvjeçare të muzikës (Video)

Shpeshherë në internet shfaqen video me fëmijë që tregojnë talentin e tyre. Kësaj radhe kemi zgjedhur disa këngë të performuara...
 
 
Foto: Ilustrim

Godet me vole kanisterin me gaz lotsjellës (Video)

Një video e publikuar në internet shfaq një demonstrues brazilian, i cili me vole godet një kanister me gaz lotsjellës.
 
 

Me duar mposht demin (Video)

Një spanjoll i guximshëm është përleshur me një dem që kishte ikur dhe kishte dalë në rrugë, dhe ka arritur që ta rrëzojë n...
 
 

“Varrezë” gomash (Foto)

Kjo është varreza e gomave në Kuvajt, në të cilën çdo vit hapen gropa gjigante. Aktualisht këtu gjenden shtatë milionë goma mak...
 
 

Adoleshenti doli fitues ndaj peshkaqenit

Një 15-vjeçar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i mbijetoi sulmit të një peshkaqeni, duke dyluftuar fizikisht me të. Garret Sebe...
 
 
Simon Parkes

“Kam bërë seks me një jashtëtokësore, kam një fëmijë alien”

Anëtari i Këshillit bashkiak në Whitby Town, Simon Parkes, pohon se është baba i një fëmije jashtëtokësor me emrin Zarka.
 
 

Dhelpra kërkon ndihmë nga njerëzit (Video)

Dhelprat e kuqe janë të njohura si kafshë të cilat ikin nga njerëzit. Mirëpo, një dhelpër në Rusi është gjendur në një situa...
 
 
Sy Perlis

Supergjyshi (Video)

Sy Perlis është 91-vjeçar dhe mban rekordin botëror në ngritje të peshave në kategorinë mbi 90 vjeç.
 
 
Tom Stilwell, Foto: Daily Mail

I shpëton rënies nga kati i 15-të

Një shtetas britanik ka rënë nga ballkoni i katit të 15-të të një ndërtese në Zelandën e Re dhe ka shpëtuar. 20-vjeçari Tom S...
 
 

Papagalli muzikant (Video)

Talenti i një papagalli për të kënduar nën ritmet e pianos e ka bërë atë të famshëm në internet.
 
 
Ekrem Jevric

Ekrem Jevric: Përshëndes Republikën e Kosovës (Video)

E këndoi këngën “Kuca-poso” (Shtëpi-punë) dhe u bë fenomen i internetit. Jo për shkak të vlerave, po dukjes qesharake e sidom...
 
 
Raffael Medina Brochero

Poeti shet testikujt për ta financuar projektin e tij

Një poet kolumbian planifikon t’i shesë testikujt e tij për të grumbulluar para për një turne evropian.
 
Barsoleta

Femrat nuk dinë të vozisin?!?

Sot në mëngjes duke shkuar me veturë në punë, shoh një femër me Golf 5 të ri duke vozitur 60 km/h nëpër qytet, ndërsa fytyrën e mban para pasqyrës dhe bën makijazh. E kthej shikimin kah rruga, ndërsa ajo thuajse me gjysmën e automjetit kaloi në anën time të rrugës dhe vazhdon të bëjë makijazh! Aq shumë u nervozova, saqë mu ul sheqeri dhe u ktheva në ulësen e pasme e mora byrekun. Duke u kthyer përpara më ra poshtë së bashku me makinën e rrojës që e kisha në dorën e djathtë. Në përpjekje që ta mbaja timonin me gjunjë, më ra telefoni nga dora tjetër drejt e në kafe që e kisha në mes të këmbëve dhe mi zhyti pantallonat, për më shumë mu prish telefoni dhe ma ndërpreu një bisedë të rëndësishme... Ah, femrat, s’kanë lidhje me vozitje...

Gjinia e mizave

- Mami, mami, sot i kam mbytur pesë miza femra dhe katër meshkuj – thotë djali.
- E si e di cilat janë femra, cilat meshkuj? – pyet nëna kurioze.
- Po pesë ishin në pasqyrë, katër në shishen e rakisë...

Çka të tha shefi

Gruaja: A i tregove atij shefit tënd se ne dy nuk mund të jetojmë me atë rrogën tënde të mjerueshme?
Burri: Po, i tregova.
Gruaja: E çfarë të tha?
Burri: Më tha ndaju nga gruaja.

Pëshpëritje dashurie

Dy të dashuruar të shtrirë në krevat fillojnë pëshpëritjet.
Ajo: Thuaj ‘të dua, zemër’.
Ai: Të dua zemër.
Ajo: Tash më thuaj, ‘të adhuroj shpirt’.
Ai: Të adhuroj shpirt.
Ajo: Tash thuaj diçka vetë.
Ai: Fli se po mi acaron nervat!

Viti i Ri

Biondja I: A e di se viti i ri i bie të premten?
Biondja II: Dhashtë Zoti mos jetë i 13-ti...

Gjërat e domosdoshme

Një ekip televiziv interviston një shitës.
- Na thoni, ju lutem, çfarë shitet më së shumti këto ditë?
- Po, njerëzit i blejnë vetëm gjërat e domosdoshme!
- E cilat janë ato?
- Birrë dy litërshe, cigare dhe kredit për telefon...

Pritjet – realiteti

Pas natës së parë të martesës, ankohet gruaja:
- Nuk i ke plotësuar pritjet e mia...
- Zemër, e di që para martese të kam thënë se do ta plotësoj zbrazëtinë në jetën tënde, por nuk e kam ditur se është aq e madhe!

Mençuria

Voziten një bionde dhe një zeshkane, kjo e fundit është në timon. Në një moment ndalet vetura.
- Pse u ndale? – pyet biondja.
- Mbetëm pa benzinë – ia kthen zeshkania.
- Sa e mençur që je. Po të kisha qenë unë, do të vazhdoja të vozisja...

‘Rikverc’

Vozit biondja prapa duke hipur përpjetë. E ndal polici dhe e pyet:
- Zonjushë, pse po vozisni mbrapsht?
- Më kanë thënë se atje lart nuk kam ku ta kthej veturën.
E lëshon polici të shkojë, kur pas gjysmë ore ajo kthehet teposhtë, por përsëri duke vozitur prapa. Kur arrin te polici, e hap dritaren dhe i thotë:
- Kishte pasur vend për ta kthyer veturën!

Biondja dhe kamionxhiu

Bie borë, një kamion është i ndalur në semafor, një bionde i afrohet te dritarja.
- Përshëndetje, unë jam Adelina, po ju bie diçka nga kamioni.
Shoferi nuk reagon vazhdon të vozisë dhe përsëri semafori në të kuqe, ndalet. Pas tij vrapon biondja dhe e zënë në frymë i troket në dritare.
- Përshëndetje, unë jam Adelina, po ju bie diçka nga kamioni.
Kamionxhiu përsëri nuk reagon, ndizet e gjelbra në semafor dhe vazhdon rrugën, në semaforin tjetër e arrin përsëri biondja dhe i troket në dritare.
- Përshëndetje, unë jam Adelina, po ju bie diçka nga kamioni.
- Përshëndetje, unë jam Xhaviti, po bie borë dhe unë po hedh kripë! – bërtet vozitësi.

Vegjetariania

Pse vegjetariania nuk bën zë gjatë seksit?
Sepse nuk dëshiron të pranojë se një copë mishi i ofron kënaqësi...

Çfarë femrash të pëlqejnë

Shkon burri ta vizitojë gruan në zyrë dhe bisedon me kolegun e saj.
- A të pëlqejnë femrat me sy bretkose, këmbë me gunga dhe prapanicë derri?
- Asnjëherë!
- E çka po i sillesh gruas sime qe një vit...

Pa fat

Një burrë jo i lumtur në martesë, kthehet vonë i dehur në shtëpi. Gruaja ia hap derën.
- Unë jam vërtet njeri i pafat! – thotë burri.
- E pse ashtu? – pyet gruaja.
- Gjithë natën kam pirë që të të harroj, ndërsa tash të shoh dyfish.

Bukuroshja
Claudia
58
2
Claudia
Bukuroshi
Antonio
11
4
Antonio
Fotohumori
E pafundosshme II (e ku asht ‘I’?)...
4
2
E pafundosshme II (e ku asht ‘I’?)...
Video Humori

Kafshët dhe reporterët
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.