| |
|
Ata asnjëherë nuk i kishin besuar grave të tyre për dhimbjet që ato kishin provuar gjatë lindjes së fëmijëve. Tek e fundit të g...
|
|
| |
| |
|
Derisa temperaturat po ngriten me ardhjen e stinës së verës, ne nuk jemi të vetmit që vuajmë vapën.
|
|
| |
| |
|
Secili ka mënyrën e tij të hapjes së birrës.
|
|
| |
| |
|
Një tjetër lajm interesant vjen nga Mbretëria e Swazilandit (në Afrikën e jugut). Sipas ligjit të ri mbi trafikun ajror, i cili u m...
|
|
| |
| |
|
Kur në kullën e One World Trade Center në New York ka përfunduar montimi i pjesës në kulm, me kamerë xhirohen pamje të mahnitshme...
|
|
| |
| |
|
Familjarët dhe miqtë e pikëlluar të Brighton Dama Zanthe kanë përjetuar shokun më të madh në jetë, kur gjatë ceremonisë së v...
|
|
| |
| |
|
Një pronar kinez i një Maserati të shtrenjtë që vlen 420.000 dollarë e ka shkatërruar automjetin si shenjë proteste për shërbim...
|
|
| |
| |
|
Kjo është një “anije varrezë”, ndër më të mëdhatë në botë, e cila ndodhet në Pakistan. Brenda saj gjen kamionë me cister...
|
|
| |
| |
|
Një aventurier realizoi një arritje të veçantë duke ecur mbi një litar të tendosur, të vendosur në lartësi të madhe nga toka, ...
|
|
| |
| |
|
Se femrat nuk janë të shkathëta në vozitje dhe parkim të makinës, u dëshmua edhe në lagjen “Mat” të Prishtinës.
|
|
| |
| |
|
Polycell ka dizajnuar veshje të brendshme speciale për femra dhe meshkuj, për të penguar shfaqjen e “imazheve të shëmtuara”.
|
|
| |
| |
|
Në faqen e shpërndarjes së videove, YouTube, është publikuar një përpilim i disa situatave qesharake, në të cilat janë pjesëma...
|
|
| |
|
Djali u pavarësua
Djali: Mami, babi, kam vendosur të jetoj vetë!
Prindërit krenarë: Hallall të qoftë bir që ia arrite të krijosh kushte për t’u pavarësuar.
Djali: Çantat i keni përpara dere, i merrni kur të dilni nga shtëpia...
SMS
I dashuri i dërgon sms partneres së tij:
- Dua të martohesh me mua!
I vjen sms:
- Nuk keni kredi të mjaftueshme në llogarinë tuaj për këtë shërbim!
Është gruaja ime
Burri duke u kthyer me taksi nga ndërrimi i natës sheh gruan të rregulluar mirë duke hyrë në një klub të dyshimtë. I thotë taksistit:
- Ja 100 euro nëse hyn në lokal dhe e nxjerr atë femrën e veshur me fustan të kuq. Është gruaja ime!
Taksisti i merr paratë, hyn në klub dhe del duke mbajtur për flokësh e duke rrahur një grua me fustan të gjelbër.
- Çfarë po bën? Kjo nuk është gruaja ime!
- Qetësohu mik, kjo është e imja! Tash po shkoj pas tëndes...
Biondja dhe lypësi
Një shoqe i thotë shoqes së saj bionde:
- E gjitha lagja po flet se mbrëmë ke pasur marrëdhënie me një lypës...
- Po, është e vërtetë!
- E pse?
- Po ai më tha më jep gjithçka që nuk shfrytëzon burri yt...
Shakaja
Marinari: Kapiten, po rrjedh uji në anije!
Kapiteni: Përgatitni varkat për shpëtim dhe thirrni SOS!
Marinari: Në rregull kapiten, po a nuk do të ishte më mirë sikur ta ndalnim ujin në kuzhinë?
Gjyshja e sëmurë
Arsimtarja: Përsëri nuk erdhe në shkollë dje!
Nxënësi: Arsimtare, e kam pasur gjyshen e sëmurë.
Arsimtarja: Ti secilën herë që mungon thua se e ke gjyshen të sëmurë. Nuk i besoj gjërat e tilla!
Nxënësi: Ke të drejtë arsimtare. Edhe ne kemi filluar të dyshojmë se gjyshja po shtiret...
Lidhja afatgjate
Dy partnerë ecin rrugës dorë për dore dhe e dashura i thotë:
- Jemi të lidhur qe 20 vjet, është koha të mendojmë për martesë!
- Po kush na merr kështu të plakur? - ia kthen i dashuri.
Ulje çmimi?
Pyet arsimtarja nxënësin:
- Ku e ke marrë atë orë të shtrenjtë?
- E kam marrë me ulje.
- Çfarë uljeje?
- Duke ecur rrugës, i rra një burri përpara meje dhe unë u ula e mora...
Shefi dhe punëtori
E pyet drejtori i një firme mobiliesh një punëtor:
- Sa mobilie i bën në ditë?
- Dy - përgjigjet ai.
- Sa? Po, unë dhjetë i bëj vet...
- Po është normale, se unë jam ekonomist i diplomuar, ndërsa ju jeni mobilier...
Një burrë si ti
Koha është e mirë dhe burri vendos të pjekë mish dhe të ftojë disa familjarë e miq. Ai do ta përgatisë mishin. Ja si rrjedhin gjërat:
- Gruaja shkon në shitore dhe i blen të gjitha gjërat e nevojshme.
- Gruaja përgatit sallatën dhe desertin.
- Gruaja përgatit mishin në pjatë dhe ia dërgon burrit, i cili e pret duke pirë.
- Burri e vendos mishin në skarë.
- Gruaja hyn në shtëpi merr pjatat shtesë, gotat, pijet...
- Gruaja del jashtë dhe i thotë burrit se mishi po digjet dhe se duhet ta largojë.
- Burri e largon mishin nga skara dhe ia jep gruas ta mbajë.
- Gruaja e vendos mbi tavolinë dhe e servon.
- Të gjithë e lëvdojnë burrin sa mirë e ka pjekur mishin dhe e urojnë gruan sa me fat që është që ka një burrë të tillë.
- Gruaja pastaj duhet ta pastrojë tavolinën dhe t’i lajë enët...
Facebook
Sapo gjyshi u mësua të hapë llogari në Facebook, ‘engjëlli i vdekjes’ ia bëri ‘like’.
Nëna
Biondes i vdes nëna dhe nuk mund t’i ndalë lotët. Miqtë e saj përpiqen ta qetësojnë, por pa sukses. Në një moment i bie telefoni dhe pas bisedës, ia fillon me zë të lartë të qajë.
- O Zot, çfarë është kjo ditë. Më thirri motra, edhe asaj i kishte vdekur nëna!
Kë e do më shumë
Babai: Cilin e do më shumë, mua apo nënën?
Djali: Të dyve!
Babai: Të themi kështu: Unë shkoj në Paris, ndërsa nëna në Amerikë. Ku do të shkoje ti?
Djali: Në Amerikë.
Babai: E pse?
Djali: Sepse është një vend i jashtëzakonshëm.
Babai: Në rregull. E nëse shkoj unë në Amerikë, e nëna në Paris. Ku do të shkoje?
Djali: Në Paris.
Babai: E pse?!
Djali: Po unë tashmë isha në Amerikë...
|