Telegrafi.com - Ballinë
Telegrafi.com
 

Furnizuesi RSS

Çfarë janë Furnizuesit e Lajmeve?

Furnizuesit e lajmeve ju mundësojnë që të shihni kur ueb faqet kanë shtuar material të ri brenda tyre. Ju mund t’i merrni lajmet e fundit dhe informata të tjera, sapo të jenë publikuar, pa pasur nevojë që të vizitoni faqet nga të cilat keni marrë furnizuesin. 

Furnizuesit po ashtu njihen si RSS. Për të shumtën e njerëzve RSS nënkupton “'Really Simple Syndication' që në shqip përkthehet si “Bashkim Vërtet i Thjeshtë”. Në parim, këta furnizues në vete janë ueb faqe, të cilat janë të dizajnuara të lexohen nga kompjuterët sesa njerëzit. 

Si të filloj t’i përdor furnizuesit e lajmeve?

Në përgjithësi, gjëja e parë që do t’u nevojitet është një lexues i lajmeve (news reader). Ky është një lloj softueri që kontrollon furnizuesit e lajmeve dhe ju mundëson që të lexoni çdo artikull të ri që është shtuar në ueb faqen e Telegrafit. Ka shumë versione, disa prej të cilave mund të janë të qasshme përmes browserit (kërkuesit) dhe disa nga të cilat janë aplikacione që shkarkohen. 

Lexuesit e lajmeve, të bazuara në kërkues ju mundësojnë që të keni qasje në regjistrimet tuaja për RSS nga cilido kompjuter, përderisa aplikacionet e shkarkuara ju mundësojnë që t’i depononi ato në kompjuterin tuaj kryesor, në të njëjtën mënyrë që ju ose i shkarkoni e-mailat tuaj, duke përdorur e-mail klientët Outlook ose Thunderbird, ose mund t’i mbani ato në ndonjë shërbim të ueb-it siç është Hotmail, Yahoo. 

Disa kërkues, përfshirë Firefox, Opera dhe Safari, në mënyrë automatike kontrollojnë për furnizues të lajmeve për ju në momentin që ju vizitoni një ueb faqe dhe tregojnë një ikonë kur i gjejnë ato. Kjo e bën regjistrimin në furnizues të lajmeve shumë më të lehtë.

Abonohu

Si duhet të abonohem me furnizuesit RSS?

Zgjedhni kategorinë që doni të furnizoheni me RSS lajme duke klikuar mbi adresën për RSS ose duke klikuar ikonën me ngjyrë portokalli apo të abonoheni direkt përmes FeedBurner:

Kategoria Adresa për RSS RSS FB
Kosovë http://www.telegrafi.com/rss.php?f=kosove
Rajon http://www.telegrafi.com/rss.php?f=rajon
Botë http://www.telegrafi.com/rss.php?f=bote
Sport http://www.telegrafi.com/rss.php?f=sport
VIP http://www.telegrafi.com/rss.php?f=vip
Lifestyle http://www.telegrafi.com/rss.php?f=lifestyle
Teknologji http://www.telegrafi.com/rss.php?f=tekno
Fun http://www.telegrafi.com/rss.php?f=fun

 

 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
038 551 990 | info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.