Prej të parit e deri te i 86-ti

1:22 / 10.12.2012

Lionel Messi ka hyrë në historinë e futbollit si lojtari që ka shënuar më së shumti gola gjatë një viti kalendarik, më saktësisht 86-të.

Superargjentinasi javë më parë theu rekordin e legjendës braziliane, Pele, për më shumë gola të shënuar brenda një viti kalendarik, ndërsa të dielën mbrëma theu edhe rekordin e legjendës gjermane Gerd Mueller.

Në ndeshjen ndaj Betisit, 25-vjeçari fillimisht e barazoi rekordin e Muellerit me 85-gola dhe pastaj shënoi golin e 86-të në vitin 2012 me klubin dhe përfaqësuesen, për ta thyer rekordin që po qëndron nga viti 1972, kur Mueller shënoi 85 gola me Bayern Munichun dhe Gjermaninë.


1+2 – Me datën 4 janar kundër Osasunas në Copa del Rey. (4-0). Messi u aktivizua në pjesën e dytë gjatë kësaj ndeshjeje, sepse ishte me grip. Sapo hyri në lojë ai shënoi golin e parë me kokë dhe të dytin me një gjuajtje precize me të majtën.

3+4 – Me datë 15 janar kundër Real Betisit në La Liga. (4-2). Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi duke e përfunduar një aksion ekipor, ndërsa të dytin e shënoi nga penaltia.

5, 6+7 – Me datën 22 janar kundër Malagas në La Liga. (4-1). Në këtë ndeshje Messi e shënoi het-trikun e tij të parë në këtë vit. Një gol e shënoi me kokë, kurse të tjerët nga dy aksione individuale të tij.

8 – Me datën 4 shkurt kundër Real Sociedad në La Liga. (2-1). E vendosi fatin e këtij takimi me një goditje vole në minutën e 72-të.

9 – Me datën 14 shkurt kundër Bayer Leverkusen në Ligën e Kampionëve. (3-1). Shënoi golin e tretë të Barcelonës.

10, 11, 12 + 13 – Me datën 19 shkurt kundër Valencias në La Liga. (5-1). Në ndeshjen e 200-të jubilare me Barcelonën, Messi ishte spektakolar me katër golat e tij.

14 – Me datën 26 shkurt kundër Atletico Madridit në La Liga. (2-1). Ia siguroi fitoren Barcelonës me një goditje dënimi nga një largësi prej 25 metrave.

15, 16 + 17 – Me datën 29 shkurt kundër Zvicrës në miqësore. (3-1). Shënoi një het-trik që ia siguroi fitoren Argjentinës.

18, 19, 20, 21 + 22 – Me datën 7 mars kundër Bayer Leverkusen në Ligën e Kampionëve. (7-1). Shkroi historinë duke u bërë lojtari i vetëm që ka shënuar pesë gola në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

23 + 24 – Me datën 11 mars kundër Racing Santander në La Liga. (2-0). Shënoi golat e vetëm të ndeshjes, njërin nga afërsia, kurse tjetrin nga penalltia.

25 – Me datën 17 mars kundër Sevillas në La Liga. (2-0). Shënoi dy herë në Ramon Sanchez Pizjuan dhe ia siguroi Barcelonës fitoren.

26, 27 + 28 – Me datën 20 mars kundër Granadas në La Liga. (5-3). Në këtë ndeshje Messi shënoi het-trikun e tij të tretë në vitin 2012.

29 – Me datën 24 mars kundër Mallorcas në La Liga. (2-0). Shënoi me një goditje dënimi të bukur në minutën e 25-të.

30 – Me datën 31 mars kundër Athletic Bilbaos në La Liga. (2-0). Shënoi në pjesën e dytë nga pika e bardhë.

31 + 32 – Me datën 3 prill kundër Milanit në Ligën e Kampionëve. (3-1). Shënoi të dy golat nga pika e bardhë duke e ndihmuar kështu Barcelonën të shkojë në gjysmëfinale.

33 + 34 – Me datën 7 prill kundër Real Zaragozas në La Liga. (4-1). Shënoi dy gola të rëndësishëm për Barcelonën në stadiumin La Romareda.

35 – Me datën 10 prill kundër Getafes në La Liga. (4-0). Shënoi gol me një goditje të fortë në portën e Miguel Moyas, pak para se të përfundojë pjesa e parë.

36 + 37 – Me datën 14 prill kundër Levantes në La Liga. (2-1). Shënoi dy herë për t’ia siguruar fitoren Barcelonës, pasi që ishte në disavantazh në pjesën e parë.

38 + 39 – Me datën 29 prill kundër Rayo Vallecanos në La Liga. (7-0). Edhe pse gjatë kësaj jave Barcelona u eliminua nga Chelsea në Ligën e Kampionëve, Messi gjeti motivin për t’i shënuar dy gola nga afërsia në këtë ndeshje.

40, 41 + 42 – Me datën 2 maj kundër Malagas në La Liga. (4-1). Shënoi het-trikun e tij të katërt në vitin 2012.

43, 44, 45 + 46 – Me datën 5 maj kundër Espanyolit në La Liga. (4-0). Shënoi të gjitha golat e Barcelonës në këtë ndeshje.

47 – Me datën 25 maj kundër Athletic Bilbaos në finalen e Copa del Rey. (3-0). Kontribuoi në fitoren e Barcelonës me një goditje precize me të jashtmen.

48 – Me datën 3 qershor kundër Ekuadorit në kualifikimet për Kupën e Botës. (4-0). Shënoi golin e tretë të ndeshjes me një goditje teknike.

49, 50 + 51 – Me datën 9 qershor kundër Brazilit në një miqësore. (4-3). Bëri një paraqitje të shkëlqyeshme me tre golat e tij që i dhuruan Argjentinës fitoren.

52 – Me datën 15 gusht kundër Gjermanisë në një miqësore. (3-1). Shënoi golin e dytë të Argjentinës nga një kënd i vështirë.

53 + 54 – Me datën 19 gusht kundër Real Sociedad në La Liga. (5-1). Shënoi dy golat e tij të parë nën drejtimin e Tito Vilanovas.

55 – Me datën 23 gusht kundër Real Madridit në Superkupë. (3-2). Shënoi nga pika e bardhë për t’ia siguruar fitoren Barcelonës.

56 + 57 – Me datën 26 gusht kundër Osasunas në La Liga. (2-1). Shënoi dy gola të rëndësishëm për t’ia siguruar fitoren Barcelonës, pasi në fillim ishin në disavantazh.

58 – Me datën 29 gusht kundër Real Madridit në Superkupë. (1-2). Shënoi një gol të bukur nga gjuajtje e lirë, duke e lënë të shtangur Casillasin.

59 – Me datën 8 shtator kundër Paraguait në kualifikimet për Kupën e Botës. (3-1). Edhe në këtë ndeshje shënoi nga gjuajtja e lirë.

60 + 61 – Me datën 15 shtator kundër Getafes në La Liga. (4-1). Hyri në loja nga banka rezervë për të shënuar dy gola.

62 + 63 – Me datën 19 shtator kundër Spartakut të Moskës në Ligën e Kampionëve. (3-2). Shënoi dy gola të vonshëm për t’ia siguruar Barcelonës fitoren, pasi deri në atë moment ishin duke humbur 1-2.

64 + 65 – Me datën 7 tetor kundër Real Madridit në La Liga. (2-2). Së bashku me Cristiano Ronaldon, që të dy shënuan nga dy gola në këtë ‘El Classico’.

66 + 67 – Me datën 13 tetor kundër Uruguait në kualifikimet për Kupën e Botës. (3-0). Shënoi dy gola në fitoren bindëse të Argjentinës, golin e dytë e shënoi në mënyrë maestrale, nga gjuajtja e lirë.

68 – Me datën 17 tetor kundër Kilit, në kualifikimet për Kupën e Botës. (2-1). Shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 28-të.

69, 70 + 71 – Me datën 20 tetor kundër Deportivos në La Liga. (5-4). Në këtë ndeshje me shumë gola, Messi e kompletoi edhe një het-trik.

72 + 73 – Me datën 27 tetor kundër Rayo Vallecanos në La Liga. (5-0). Gjatë pjesës së parë shënoi golin e tij të 300-të në karrierë, kurse të 301-tin e shënoi gjatë pjesës së dytë.

74 – Me datën 7 nëntor kundër Celticut në Ligën e Kampionëve. (1-2). Shënoi një gol për ekipin e tij, por nuk mjaftoi pasi Barcelona u mposht me rezultat 2-1.

75 + 76 – Me datën 11 nëntor kundër Mallorcas në La Liga. (4-2). Në këtë ndeshje Messi arriti me dy golat e tij që ta kalojë brazilianin, Pele, që kishte shënuar 75 gola gjatë një viti kalendarik.

77 + 78 – Me datën 17 nëntor kundër Zaragozas në La Liga. (3-1). Shënoi dy gola në këtë paraqitje, edhe pse ka mundur të shënojë më shumë.

79 + 80 – Me datën 20 nëntor kundër Spartakut të Moskës në Ligën e Kampionëve. (3-0). Me dy golat e tij në këtë ndeshje, Messi e barazoi rekordin e 56 golave në Ligën e Kampionëve.

81 + 82 – Me datën 25 nëntor kundër Levantes në La Liga. (4-0). Shënoi për të 18-tën herë dy gola në një ndeshje. Golin e parë e shënoi me një parabole, kurse të dytin nga afërsia.

83 + 84 – Me datën 1 dhjetor kundër Athletic Bilbaos në La Liga. (5-1). Me dy golat e tij në këtë takim, Messi e ndihmoi Barcelonën që ta realizojë startin më të mirë në historinë e La Ligas.

85 + 86 – Me datën 9 dhjetor kundër Betisit në La Liga. (2-1). Përsëri ishte Messi i cili ia siguroi fitoren Barcelonës me dy golat e tij. Të parin e shënoi pasi iu shmang dy lojtarëve kundërshtarë dhe e gjeti rrjetën nga një kënd i vështirë. Ndërsa të dytin e shënoi nga një asistim maestral i Iniestas, nga i njëjti kënd si në golin e parë.


Messi ka mundësi t’i luajë edhe tri ndeshje me Barcelonën gjatë vitit 2012 dhe e ka mundësinë që ta bëjë të paarritshëm rekordin e tij. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.