Liga Premier: Ringjallet Torres

13:42 / 11.12.2012

Fernando Torres shënoi dy herë, golat e parë të tij në Ligën Premier këtë sezon, dhe bëri një asistim në fitoren 3-1 ndaj Sunderlandit të dielën e kaluar.

Torres shoqërohet në sulm nga Wayne Rooney, i cili është edhe një yll tjetër i kampionatit që po rikthehet në formë të mirë. Rooney shënoi dy herë për të qenë vendimtar në fitoren 3-2 të Manchester United ndaj rivalit lokal, Cityt.

Sulmuesi anglez shoqërohet në ekipin më të mirë të javës edhe nga dy bashkëlojtarë të United, kapiteni Patrice Evra dhe anësori Antonio Valencia.

Në vazhdim 11-shja më e mirë e vikendit të kaluar në Ligën Premier:

Portier: Robert Green (QPR)

Mbrojtës: Glen Johnson (Liverpool); Ryan Nelsen (QPR); Sebastien Bassong (NorwichCity); Patrice Evra (Manchester United);

Mesfushorë: Robert Snodgrass (Norwich City); Jack Wilshere (Arsenal); James McCarthy (Wigan); Antonio Valencia (Manchester United)

Sulmues: Wayne Rooney (Manchester United); Fernando Torres (Chelsea)

Formacioni 4-4-2

                              Green

     Johnson – Nelsen – Bassong – Evra

Snodgrass – Wilshere – McCarthy – Valencia

                    Rooney – Torres
/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.