Momentet që e definuan vitin 2012

11:03 / 1.01.2013
FIFA ka bërë publike 12 momentet të cilat e definuan vitin 2012, ndërsa në listë është përfshirë edhe thyerja e rekordit të Gerd Mueller nga Lionel Messi, për më shumë gola të shënuar brenda një viti kalendarik, edhe pse nuk e ka njohur zyrtarisht më 9 dhjetor kur edhe ndodhi momenti historik.

Arsyeja e mosregjistrimit zyrtar ishte për faktin se Federata Zambiane e Futbollit kërkoi që futbollistit të ndjerë, Godfrey Chitalu, t’i njiheshin 107 golat të shënuar në vitin 1972. Për këtë kërkesë, një zëdhënës i FIFA-s sqaroi se kjo organizatë i njeh vetëm golat e shënuar në turnetë e saj dhe jo në kampionatet vendore, që do të thotë se nuk e njeh as rekordin e Chitalu, as të Messit e as të Muellerit.

Megjithatë, në listën e momenteve më të rëndësishme të vitit që lamë pas, është përfshirë rekordi i argjentinasit. Po ashtu, është përmendur paraqitja e Spanjës në finalen e Euro 2012 kundër Italisë, ndërsa është anashkaluar rekordi i Real Madridit për numrin e pikëve të fituara në një sezon. Në listë është penaltia e bukur e Andrea Pirlos ndaj Anglisë, ndërsa mungon ajo e Sergio Ramosit ndaj Portugalisë.

Dymbëdhjetë momentet që e definuan vitin 2012, sipas FIFA-s:

  • - Fitimi i Kupës së Kombeve të Afrikës nga Zambia për herë të parë.
  • - Riaftësimi i mrekullueshëm i Fabrice Muambas pas infarktit që pësoi në fushë.
  • - Goli i Sergio Agueros kundër Queens Park Rangers që ia siguroi titullin Manchester Cityt.
  • - Përshëndetja madhështore e Didier Drogbas në finale të Ligës së Kampionëve në Munih.
  • - Fitimi i Kupës së Kombeve të Oqeanisë nga Tahiti.
  • - Rënia e Rangers nga Liga Premier e Skocisë në Divisionin e Tretë.
  • - Penaltia ‘panenka’ e Andrea Pirlos kundër Anglisë në Euro 2012.
  • - Triumfi i Spanjës në finale të Euro 2012 me rezultat 4-0 kundër Italisë.
  • - Fitorja e skuadrës së femrave të SHBA-ve kundër asaj të Kanadasë me rezultat 4-3 në vazhdime në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike.
  • - Katër golat e Zlatan Ibrahimivocit në miqësoren kundër Anglisë.
  • - Thyerja e rekordit të Gerd Muellerit nga Lionel Messi.
  • - Fitorja e Corinthians kundër Chelseat në finale të Kupës së Botës për Klube në Japoni.

/Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Didier Drogba
Didier Drogba
Euro 2012
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
Marketing
Video
Tifozat “Kuq e Zi” – një pjesë e koreografisë dhe himni kombëtar
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.