Krijohet sistemi më i madh i bibliotekave universitare në gjuhën angleze në Kosovë

18:50 / 28.12.2012
Katër bibliotekat e Kolegjit Universum në Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Gjakovë, deri në shtator 2013 do të kenë mbi 100 mijë libra universitarë dhe monografi në gjuhën angleze, duke ju mundësuar kështu të gjithë studiuesve kosovarë të thellojnë punën e tyre akademike në fusha të ndryshme.

Kjo bëhet e mundur falë bashkëpunimit në mes të Kolegjit Universum dhe International Book Project nga Kentucky i SHBA-ve, bashkëpunim ky i iniciuar nga profesori Ridvan Peshkopia, drejtor i programit të shkencave shoqërore në Kolegjin Universum dhe i doktoruar nga Universiteti Kentucky.

Ngarkesa e parë prej 22,077 librave ka arritur tashmë dhe librat janë duke u regjistruar në biblioteka dhe të gatshme për shfrytëzim të menjëhershëm që nga 15 janari, ndërsa deri në shtator priten edhe tri ngarkesa të tjera - mars, qershor dhe shtator - duke e sjellë numrin e librave në afro 100,000.

“Jemi të përkushtuar që studentëve tanë dhe studiuesve tjerë t'ju mundësojmë kushte sa më të mira. Kuptohet se literatura është më e rëndësishmja në këtë drejtim. Jemi shumë krenarë që po investojmë në një gjë kaq të rëndësishme për jetën akademike në Kosovë, siç është literatura, sidomos duke ditur nivelin e tashëm të bibliotekave. Të gjitha bibliotekat tona do të jenë të hapura për të gjithë të interesuarit dhe jo vetëm për studentët e Universum. Përveç saj, një numër librash do t’i dhurohen edhe bibliotekave të shkollave të mesme publike në Kosovë dhe bibliotekave komunale”, tha Alejtin Berisha, drejtor ekzekutiv në Kolegjin Universum.

Me përfundim të këtij projekti, Kolegji Universum ndërton sistemin më të madh të bibliotekave në Kosovë dhe rajon sa i përket teksteve në gjuhën angleze, duke u bërë i krahasueshëm edhe me universitet evropiane. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
CULT
Binjaket
Puna: Nuk dorëzoheni para vështirësive
Shendeti: Shfrytëzojeni pushimin tuaj
Dashuria: Mos i impononi dëshirat tuaja
CULT

Gena & Flori - Jo vetëm fjalë
 
 
Magazina
14:08 / 18.05.2013
Swedish House Mafia

Swedish House Mafia të lansojnë këngën lamtumirëse

Grupi i famshëm botëror i muzikës techno, Swedish House Mafia, kanë zbuluar se do të lansojnë një këngë lamtumirëse.
Teknologji
14:12 / 18.05.2013
Dita Digjitale e Kosovës

Dita Digjitale e Kosovës

Avancimi i biznesit me trendet më të fundit të reklamimit në internet, rrjete sociale dhe pajisje mobile ishte qëllimi i k...
Ekonomi
13:36 / 18.05.2013
Foto: Ilustrim

Cilësia e ushqimit, e varur nga zbatimi i ligjeve

Hulumtimet e bëra nga shumë organizata, përfshirë edhe Qendrën për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, që kanë analizuar...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.