Romë: Zbulohet Qendra Kulturore e perandorit Hadrian

21:49 / 30.12.2012
Nën njërin prej udhëkryqeve më të mëdha romake, arkeologët kanë zbuluar një qendër të madhe kulturore të vitit 123 të erës sonë, që kishte tri salla dhe ka mundur të strehonte rreth 900 vizitorë.

Arkeologët thonë se ky është zbulimi më i rëndësishëm romak në 80 vjetët e fundit. Në vendin pranë të cilit sot kalon linja hekurudhore dhe ku gjendet stacioni i taksive, dikur ka qenë një qendër e madhe kulturore e Romës së lashtë. Qendra, e cila është ndërtuar nga perandori Hadrian, ka pasur tri dhoma të mëdha në të cilat populli romak, i ulur në vendet e renditura shkallë-shkallë, i ka shijuar poezitë, fjalimet dhe traktatet filozofike.

Tani që gërmimet në Sheshin e Venecias në Romë kanë përfunduar, mund të shihen më mirë muret e kompleksit, si edhe copat e mermerit, elegante gri dhe të verdhë me të cilat është e shtruar dyshemeja që gjendet 5,5 metra thellësi.

“Auditoriumi i Adrianit është më i madhi i gjetur në Romë që nga zbulimi i Forumit gjatë viteve ’20 të shekullit të kaluar”, ka thënë arkeologia Rosela Rea, transmeton “Koha Ditore”.

Vendi i zbulimit, i cili së shpejti do të duhej të hapej për publikun e gjerë gjendet pranë stacionit të taksive, i vendosur mes kishës së barokut dhe përmendores madhështore të kushtuar mbretit Viktor Emanuelit të Dytë, të cilin romakët në zhargon e quajnë “makina e shkrimit”. Kompleksi është zbuluar pas gërmimeve që kishin qëllim ndërtimin e linjave të reja hekurudhore, që duhej të kalonin nëpër qendrën e Romës.

Pas zbulimit të kësaj qendre, inxhinierët kanë qenë të detyruar që t’i shtyjnë planet e ndërtimit të dy stacioneve të metrosë në zemër të Romës. Ky zbulim hedh dritë në Hadrianin dhe flasin që e ka adhuruar poezinë - edhe vetë ka shkruar vargje në gjuhë latine dhe greke - dhe se e ka dashur arkitekturën e guximshme, që e dëshmojnë edhe harqet në auditoriumet e larta 11 metra. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
CULT
Ujori
Puna: Ju pret suksesi
Shendeti: Po kaloni formë të mirë
Dashuria: Gjithmonë ka pengesa
CULT

Tuna feat. Cozman - Fenix (Official Video)
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.