Çështja shqiptare në diplomacinë britanike

14:45 / 13.01.2013
Në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare në Prishtinë, u promovua libri “Çështja shqiptare në diplomacinë britanike, 1877 – 1880” i autorit Daut Dauti.

 Haqif Mulliqi, në fjalën hyrëse foli për rëndësinë e librit dhe punën e çmuar të autorit. Gjatë fjalimit të tij, Mulliqi theksoi rëndësinë e hulumtimeve të autorit në arkivat britanike, sidomos në atë të Foreign Office-it. Ai shtoi se Daut Dauti me punën e tij të vyeshme ka vazhduar që nga vitet e ‘90-ta hulumtimet, të cilat duke sjellë fakte të reja, janë kurorëzuar me rezultate që janë reflektuar në dobi të ndriqimit të momenteve të historisë sonë.

Nga një fjalim analitik për librin e dhanë edhe Dr. Blerim Reka dhe Dr. Muhamet Hamiti. Recenzenti i librit, Reka, pro-rektor për shkencë dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Evropës Juglindore dhe ish ambasador i Republikës së Maqedonisë në Bruksel, e çmoi lart punën hulumtuese dhe profesionale të Daut Dautit. Ai bëri me dije se libri është i bazuar në korrespondencën diplomatike e konsullore e cila gjendet në dokumentet e arkivit të Foreign Office-it, Parlamentit Britanik dhe Bibliotekës Britanike.

Duke folur për rëndësinë e librit në aspektin historik dhe diplomatik, Reka theksoi se vepra në fjalë ndriçon momente të rëndësishme të periudhës së Kongresit Berlinit, e cila gjë ndikoi që kufijtë që atëherë të vendosen në mënyrë jo të drejtë për shqiptarët, pasi që tokat shqiptare u okupuan nga shtetet fqinje të cilat dolën si shtete të njohura nga procesi i Kongresi i Berlinit. Kjo bëri që shqiptarët të kufizoheshin me shqiptarë. Një veprim i këtillë, sipas profesorit Reka, ndikoi në mënyrë të dëmshme dhe komplikoi situatën në Ballkan e cila që nga atëherë ricikloi kriza ndërkombëtare. Dr. Blerim Reka po ashtu theksoi se angazhimi hulumtues shkencor i autorit ka bërë që kjo situatë në kohën e tashme të kuptohet më lehtë.

Librin në fjalë e çmoi lart edhe Dr. Muhamet Hamiti, ish ambasador i Republikës së Kosovës në Britani të Madhe. Ai theksoi se kjo vepër është e mbushur plot me detaje të rëndësishme historike dhe diplomatike, të cilat sot i shohim si të rëndësishme. Hamiti posaçërisht përqendroi vëmendjen në pjesën e librit ku flitet për vendosjen e atëhershme të kufirit në mes Serbisë dhe Perandorisë Otomane, i cili kufi sot shënon edhe kufirin e Kosovës me Serbinë. Ai këtë fakt e ilustroi me shembullin e Prepolacit që ishte një nga problemet e mëdha për caktimin e kufirit.

Hamiti po ashtu theksoi se diplomacia e atëhershme britanike nuk ishte shumë e interesuar në çështjet e Ballkanit, por luante rolin kryesor pasi që ishte superfuqia e kohës. Më në fund ai bëri me dije se një vepër e këtillë, çfarë ishte libri i autorit Dauti që u promovua sot, është i një rëndësie të madhe pasi që shpjegon shumë gjëra të cilat në një masë kanë qenë të panjohura.

Autori, duke i falënderuar të pranishmit, foli për disa detaje interesante që përmban libri. Ai vuri në pah organizimin madhështor që kishin bërë shqiptarët gjatë asaj periudhe (1877-1880) në angazhim të mbrojtjes së tokave të tyre. Daut Dauti shkurtimisht bëri me dije edhe për situata tjera shumë të rëndësishme që përmban libri i tij, ndërsa paralajmëroi vazhdimin e tij në hulumtimin e periudhës që pason nga koha që shpjegohet në këtë vepër voluminoze. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Pamje nga promovimi (nga e majta në të djathtë: Daut Dauti, Blerim Reka, Haqif Mulliqi dhe Muhamet Hamiti)
Pamje nga promovimi (nga e majta në të djathtë: Daut Dauti, Blerim Reka, Haqif Mulliqi dhe Muhamet Hamiti)
CULT
Luani
Puna: Mendoni një plan më të mirë
Shendeti: Shqetësime në lukth
Dashuria: Afërsi dhe sentimentalitet
CULT

“Po t’shoh përmas” - Tingulli 3nt
 
 
Magazina
15:18 / 24.05.2013
Atifete Jahjaga

Presidentja feston 20-vjetorin e maturës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaba, është duke u bërë gati që të festojë 20-vjetorin e mbrëmjes s...
Teknologji
16:19 / 24.05.2013
Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Google, krijuesi i sistemit operativ Android, është duke e konsideruar blerjen e shërbimit mobil të hartave, aplikacionin W...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.