Telegrafi.com - Teknologji
Gentli
 
   

Pasioni im është uniforma, politika është sakrificë!

Ai është bërë i njohur në kohën më të rënda të luftës në Kosovë. Ka marrë komandën e UÇK-së atëherë kur Kosova po zbrazej nga soldateska serbe. Në këto dhjetë vjetët e fundit ka pranuar dy herë dy përgjegjësi të mëdha. Gjatë luftës të bëhet shef i Shtabit të UÇK-së dhe pas luftës të bëhet kryeministër i Kosovës pa librezë partiake. I ka përballuar si fitues të dyja sfidat. Tash është krenar edhe për kohën e luftës edhe të paqes. Beson në liri, në Zot dhe në vetvete.

Intervistoi: Gazmend Kajtazi

Duke lexuar këtë intervistë ju do të “bashkëbisedoni” me djaloshin nga Peja i cili që në moshën e re shkollore ëndërroi dhe synoi uniformën ushtarake, me strategun e artit luftarak i cili i fitoi dy luftëra kundër serbëve, njërën në Kroaci e tjetrën në Kosovë, me liderin politik që ka ndërruar uniformën por jo edhe devotshmërinë për atdheun, me bashkëfamiljarin që ndan dashurinë familjare prindërore në trekëndëshin Prishtinë-Zarë-Qyshk i Pejës, me Agimin që nuk është “nazeli” në ushqim, por që është koleksionues i mirë i verërave, me njeriun që nuk mban inat, që nuk nxehet dhe nuk bërtet...
Ky është gjeneral Agim Çeku, ky është politikani, kryetari i PSD-së, Agim Çeku.

Kur vendose t’i hyje karrierës dhe ç’do të bëje në mungesë të saj?

Karrierës sime prej ushtaraku kam vendosur t’i hyjë menjëherë pas përfundimit të shkollës fillore. Për atë kohë kushtet që ofronte ky lloj shkollimi, kanë qenë shumë të mira. Edhe puna dhe privilegjet që ofroheshin pas përfundimit të akademisë kanë qenë joshëse. Po të mos i hyja karrierës së ushtarakut kam pasur dëshirë të shkoja rrugës së babait dhe të bëhem mësues. E kam dashur shumë edhe këtë profesion. Ndoshta do të bëhesha edhe mjek sepse për këtë ka pasur dëshirë nëna ime e ndjerë.

Çfarë ke mësuar për herë të parë dhe kush ishte mësuesi yt i parë?

Unë kam pasur fatin që mësuesin timin të parë ta kemi babanë tim, Hasanin, prej të cilit kam mësuar edhe abetaren edhe edukatën, edhe mirësjelljen, por edhe njohuritë me të vlefshme për jetën. I jam shumë mirënjohës.

Çfarë ju ka mbetur peng nga jeta juaj rinore që nuk keni mundur ta realizoni, për vetë sistemin e asaj kohe?

Rinia ime ka qenë pak a shumë e ndryshme nga rinia e shumicë së bashkëmoshatarëve të mi. Unë menjëherë pas mbarimit të shkollës fillore jam regjistruar në gjimnazin ushtarak ku ka pasur disiplinë dhe regjim të rreptë. Është dashur të jetojmë me rregulla strikte dhe t’ju përmbahemi këtyre rregullave. Ne nuk kemi pasur mundësitë dhe lirinë që e kanë pasur të rinjtë tjerë.

Kush ju ka nxitur më shumë në jetë?

Me së shumti në jetë me kanë nxitur prindërit e mi sidomos babai të cilin e kam pasur edhe mësuesin tim të parë. Një nxitës dhe motivues tjetër në familje ka qenë edhe kushëriri im, tashmë dëshmori i kombit Skënder Çeku. Ai ka qenë lidhja ime më Kosovën dhe UCK-në. Ka qenë shembull dhe frymëzues për ne.

Si ushtarak profesionist, a keni shpresuar se një ditë do të bëheni lider në politikë?

Asnjëherë nuk kam pasur ambicie politike dhe nuk më ka shkuar në mendje se do të bëhem lider politikë. Unë kam ardhë në Kosovë për të shërbyer dhe për ta ndihmuar vendin tim aty ku mund të jem më i dobishëm. I kam shërbyer me ndershmëri edhe gjatë kohës sa kam qenë ushtarak, por edhe gjatë kohës sa kam qenë kryeministër. Dhe, për këtë jam krenar.

Në Kroaci çmoheni si hero i luftës, ndërkaq në Kosovës si shef i Shtabit të UÇK-së. Në cilën uniformë e keni ndjerë veten më krenar, në atë të ushtrisë kroate apo të UÇK-së?

Për kontributin tim në luftë për çlirimin e Kroacisë kam marrë shumë dekorata dhe mirënjohje të cilat ju jepen vetëm njerëzve me kontribute të veçanta. Unë jam krenar që jam radhitur në anën e një populli liridashës dhe kam dalë fitues. Por, edhe gjatë kohës sa kam qenë në Kroaci, mendja dhe zemra ime kanë qenë në Kosovë. E kam ditur se beteja dhe lufta ime e vërtetë është Kosova. Dita kur kam ardhur në Kosovë dhe kam hyrë në UÇK ka qenë dita më e lumtur e jetës sime. Në asnjë uniformë tjetër nuk e kam ndjerë vetën më mirë, me krenar dhe më ngrohtë se sa në uniformën e UÇK-së.

Për arsye të fletarrestim serb jeni ndaluar dy herë nga polici të shteteve të huaja. Cila është ndjenja kur të ndalojnë policë të shteteve të huaja në bazë të një fletarrestim serb?

Arrestimet e mia janë bërë mbi bazën e disa akuzave absurde dhe të motivuara politikisht nga Serbia. Është shumë fyese edhe për mua por edhe për Kosovën që unë të ndalohem dhe arrestohem mbi bazën e një akuze të pabazë të nënshkruar nënshkruan nga njëfarë Danica Marinkoviq, një gjykatëse famëkeqe të cilën qytetarët e Kosovës e njohin për veprimet e saj antishqiptare dhe antinjerëzore.
Ndalimi im ka qenë ndjenjë e keqe dhe fyese jo vetëm për mua dhe familjen time, por edhe për institucionet e Kosovës dhe qytetarët të cilët kanë bashkëndjerë më mua dhe ka shprehur solidaritet për çka dua t’i falënderoj edhe një herë publikisht.
Besoj se këto çështje do të sqarohen shpejt dhe Interpoli nuk do të bie me në grackën e autoriteve serbe.

Çfarë ka ndryshuar nga Agimi ushtarak tek Agimi politikan?

Përveç gardërobës dhe natyrës se punës në thelb nuk ka shumë ndryshime nga Agimi ushtarak me Agim politikan. Përkushtimi dhe devotshmëria për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve kanë mbetur të njëjta.

Politika, është sakrificë apo privilegj?

Politika është edhe sakrificë edhe privilegj. Por unë politikën më shumë e kuptoj dhe e ndjej si mision. Si mision i mundshëm dhe si mjet për ndryshimin e gjërave për të mirën e qytetarëve dhe të vendit. Për këtë arsye edhe kam pranuar të vesh petkun e politikanit.

Përveç politikës, ç’pasione të tjera keni?

Pasioni im më i madh padyshim që mbetet uniforma. Pjesën më të madhe të jetës sime e kam kaluar në uniformë dhe e kam dashur shumë këtë profesion. Jam ndjerë shumë komod në të. Puna e ushtarakut ka qenë profesioni dhe pasioni im. Të qenit ushtarak ma ka kultivuar ndjenjën e përgjegjësisë dhe shërbimit ndaj vendit. Dhe këtë e konsideroj si shumë të rëndësishme edhe në rrugën e re në të cilën kam hyrë.

Pushteti dhe suksesi…Sa ndihmohen?

Të qenët i pushtetshëm nuk të bën apriori të suksesshëm. Ata që e keqpërdorin pushtetin në dëm të interesave publike sado të fuqishëm të jenë nuk mund të quhen të suksesshëm. Pushteti dhe suksesi e ndihmojnë njëri-tjetrin vetëm kur i shërbejnë interesave të përgjithshme.

Pushteti ku fillon dhe ku mbaron për ju?

Pushteti për mua fillon të interesi i përgjithshëm dhe përfundon në të njëjtën pikë të interesi i përgjithshëm.

Kush ka pushtet mbi ty?

Si për të gjithë njerëzit i plotpushtetshëm për mua është vetëm Zoti. Natyrisht në punën time si politikan pushtet mbi mua mund të kenë vetëm qytetarët, ata për të cilët punojmë, dhe assesi individë dhe grupe të veçanta.

Çfarë keni mësuar duke qëndruar më pranë politikës dhe njerëzve të pushtetshëm?

Unë kam pasur fatin të njoh dhe punoj më shumë politikanë dhe ushtarakë të kalibrit botëror. Kam mësuar shumë prej tyre. Kam mësuar se sa më i madh që je aq më i thjeshtë je. Mbi të gjitha kam mësuar se si mbrohet interesi nacional, si duhet të sillet një burrështetas dhe më çfarë dinjiteti duhet të përfaqësohet vendi prej atyre që u është besuar ky përfaqësim.

Politikani që ju adhuroni?

Nuk kam ndonjë idol të veçantë apo dikë që adhuroj nga politikanët. Megjithatë respektoj dhe vlerësoj shumë politikanë dhe burrështetas që kanë bërë ndryshime jo vetëm për vendin e tyre por edhe me gjerë. Personalisht me impresion rruga e disa politikanëve që kanë hyrë në politikë pasi kanë pasur karrierë të ndritshme ushtarake. Përmend këtu gjeneralin Ajzenhauer, gjeneralin De Gol, gjeneralin amerikan Pauell etj.

Kë personazh të njohur shqiptar apo të huaj do të ftoje në një mbrëmje?

Kam shume miq të huaj dhe ndërkombëtar me të cilët do te rrija dhe bisedoja me kënaqësi. Nga të huajt më pëlqen të rri me miqtë e mi ushtarak Gjeneralin Uesli Klark dhe gjeneralin Xhekson me të cilët kam bashkëpunuar në periudha të vështira. Kam çka të bisedoj me ta dhe çka të mësoj prej tyre. Nga miqtë shqiptar e kam të vështirë të veçoj ndonjërin, sepse kam shumë të cilët i nderoj dhe i respektoj.
Më shumë kënaqësi do t’i ftoja në mbrëmje Ismail Kadarenë, Dritëro Agollin apo Sabri Godon. Janë mendje brilante.

Jeni personalitet shumë i vlerësuar, ç’ju mungon?

Është ndjenjë e mirë të jesh i vlerësuar dhe i respektuar nga njerëzit. Ky është një tregues i besimit dhe shenjë se ke punuar mirë dhe ju ke shërbyer ndershmërisht interesave të publikut. Unë mundohem që me çdo sjellje dhe veprim timin ta arsyetoj këtë besim dhe respekt që kanë qytetarët tek unë dhe të mos i zhgënjej.

Kujtimi që ju trishton kur e risillni ndërmend?

Kam shumë kujtime të hidhura që më sjellin dhembje sa herë që i kujtoj. Një nga kujtimet e hidhura ka qenë lajmi për vdekjen e nënës, të cilën e kam dashur shumë dhe të cilës i kam munguar shumë. Por, kujtimi më i dhimbshëm i jetës sime është lajmi për masakrimin e babait tim Hasanit dhe dhjetëra të afërmeve dhe bashkëfshatarëve të mi në Qyshk, në maj të vitit 1999.

Si e ndihmon veten të jesh optimist?

Besimi në punën që bën dhe qëllimin që do të arrish dhe ndjenja se je duke punua mirë me bën të jem optimist. Por, kurrë në jetën time nuk kam qenë optimist i pamatur. Gjithmonë jam munduar të jem optimist racional. Përvoja më ka mësuar se pesimizmi dhe optimizmi i pamatur nuk janë kurrë këshilltarë të mirë..

Armiqtë dhe miqtë…Si fitohen?

Unë mundohem të mos krijoj armiq, kurse miqtë mundohem t’i respektoj dhe t’i ruaj. Është lehtë të krijosh armiq, por vështirë është të gjesh miq të vërtetë. Fatbardhësisht, unë kam shumë miq të tillë të cilët i vlerësoj dhe me vlerësojnë. Përderisa jemi miq ndajmë vlera të përbashkëta dhe për shumë gjëra mendojmë dhe veprojmë njëjtë.

A ka kufij dhe mure që ju duhet të shtyni çdo ditë?

Padyshim që ka pengesa të shumta të cilat duhet t’i kapërcejmë çdo ditë. Por jo të gjithë arrijnë t’i kapërcejnë të gjitha pengesat dhe të mbërrijnë në cak. Dikush ndalet të pengesat e para, dikush në mes dhe vetëm ata që janë përgatitur mirë dhe kanë besim arrijnë t’i kalojnë të gjitha pengesat dhe të mbërrijnë të qëllimi.

Z. Çeku cila është familja e juaj, bashkëshortja, fëmijët...

Unë kam familje të madhe më shumë vëllezër dhe motra të cilët i dua, i respektoj dhe i vizitoj shpesh. Familja ime e ngushtë siç jemi mësuar të themi janë gruaja ime, 2 djem dhe vajza, të cilët jetojnë aktualisht në Zarë. Unë i vizitoj shpesh ata shpesh në Zarë dhe ata vijnë shpesh në Kosovë. Jemi të ndarë dhe të bashkuar mes Prishtinës dhe Zarës. Prishtinë - Pejë (Qyshk) - Zarë. Ky është trekëndëshi ku lëvizi më së shpeshti.

Ekstravaganca juaj është pjesë e karakterit apo pasojë e pushtetit?

Unë nuk e konsideroj veten ekstravagant dhe nuk jam sjellë kurrë si i tillë pavarësisht detyrave dhe posteve që kam pasur. Pjesë e karakterit tim nuk është ekstravaganca, por është thjeshtësia dhe mendoj se kjo është vlera të cilën të tjerët e çmojnë më së shumti të unë.

Bëni shumë komplimente?

Nuk jam prej atyre njerëzve që bëjnë komplimente vend e pavend. Po ashtu nuk jam shumë dorëlirë në shpërndarjen e epiteteve. Unë mundohem tua them njerëzve të vërtetën në sy dhe t’i quaj me emrin e vërtetë. Unë e vlerësoj punën e mirë që bëjnë të tjerët dhe nuk hezitoj të lavdërojë kontributin e njerëzve. Jap vlerësime dhe komplimente, por më masë.

Kur nxeheni, si reagoni?

Nuk ndodh të nxehem shpesh. Por, nëse me ndodh ndonjëherë, mundohem të jem sa më i përmbajtur. Ka raste të rralla kur shpërthej, por shpejt kthehem.

Çfarë të bën të mos rezistosh?

Kur sheh dikë që vuan dhe nuk kam mundësi t’i dalë në ndihmë ndjehem i pafuqishëm. Për nga natyra jam solidar dhe dëshiroj që t’i shoh të gjithë njerëzit mirë dhe ndjehem tepër keq kur shoh dikë që jeton keq dhe nuk ka mundësi të bëjë një jetë normale.

A je inatçi?

Nuk jam inatçi në kuptimin klasik të kësaj fjale. Këmbëngulës jam. Kur i hyj një punë jam i vendosur ta qoj deri në fund.

Çfarë gatuan vetë?

Nuk mund të krenohem shumë në këtë fushë. Lista e atyre që di të gatuaj nuk është shumë e gjatë. Vetëm gjëra të vogla. Gjatë kohës sa kam shërbyer në ushtri dhe gjatë kohës së luftës më shumë kemi konsumuar më shumë ushqim të konservuar dhe nuk kam pasur shumë kohë për të mësuar artin e gatimit.

Çfarë ha zakonisht dhe cili është ushqimi më i preferuar? Çfarë pije të pëlqen mbi të tjerat?

Nuk jam shumë “nazeli” në ushqim. Unë jam rritur me ushqim tradicional dhe e pëlqej shumë këtë lloj ushqimi. I preferoj shumë edhe ushqimet e detit, sepse jam mësuar me to gjatë kohës sa kam jetuar në Kroaci. Nga pijet më së shumti e pëlqej verën. E konsideroj vetën njohës të mirë të kësaj pijeje dhe përveçse e shijoj, jam edhe një koleksionist modest i verërave.

Çka ju pëlqen te bota femërore…

Ajo që më pëlqen më së shumti të bota femërore është kombinimi i bukurisë me inteligjencën.

Pas botimit të kësaj interviste, a mund të shpresojmë se do të fitojmë një lexues të ri?

Edhe para botimit të kësaj interviste unë e kam lexuar me kënaqësi uebfaqen e Juaj, sepse është një portal shumë i pastër në të cilën ke mundësi të marrësh informacion të freskëta dhe saktë për çka ndodh në Kosovë dhe me gjerë. Po ashtu e vlerësoj shumë edhe hapësirën që i keni dhënë debatit dhe zërit të qytetarëve. Tashmë e keni një lexues më shumë. /Telegrafi/


Komente (85)
zotri Çeku:
Para 3 javëve:
respekt per ty gjeneral qeku irzniqi.deqan
NORA:
Para 18 javëve:
JE TI QE E NDERTOVE USHTRINE TONE, ME TE CILEN KOSOVA U BA SHTET, DHE SHPRESOJME SE EDHE ME PARTI DO TE FITOSH SE PAKU BILE NAJ 10% .KETA PUSHTETARET TJERE JAN MOS VET ,VEQ PER TENDERA E KARRIKE,KATASTROFE A, NJERZITE VUJNE PER BUKE GOJE,JETOJNE ME SOCJAL,................NEJSE SE ME SHKRU ME GJATE VEQ DAL PREJ TEME, VEQ SUKSESE
Asdren Ramdani:
Para 18 javëve:
Po i lexoj disa komente ketu ku gjeneralit Ceku po i thone qe me mire ka qene me pas ndejt ne ushtri. Mirepo nje pyetje per te gjithe jue qe e thuani kete, a e dini se ne nuk kemi ushtri se pari?! Qysh me ndejt nje gjeneral i mirefillte qe e ka vendin ne NATO ne nje force sigurie siq e kemi ne. Te TMK-ja ka qene dicka tjeter, ajo ka qene pasardhese e UCK-se kurse kjo tash eshte krejt dicka tjeter dhe nuk ka lidhje me luften per cilirimin e vendit. Keshtu qe mendoni mire para se folni!
genci:
Para 18 javëve:
PO PSE BRE BURRE E LE UNIFORMEN,
APO DIKUSH TA IMPONOJE QE TA LESH APO ISHTE DESHIRA JUAJ PERSONALE.....
SIPAS MENDIMIT TIME KE BERE NJE GABIM TE MADHE QE JE TERHEQ NGA UNIFORMA SEPSE NJE USHTARAK NUK TERHIQET BASHE LET,APO JO.
hyzer ferizaj:
Para 19 javëve:
kom shum rrespekt z agim qeku deshira ime esht te kthehesh eh prap te bohesh gjeneral i ushtris se kosoves se aty eke vendin qe te takon edhe te ka hije
Cani Prishtinë:
Para 19 javëve:
Z. Agim po e lexova tekstin dhe komentet e lexuesve unë do të pajtohesha me disa por ju nuk e keni dhën provimin për politik për arsye se keni patur lëshime që nuk ju falen po ju shum mir e dini se në Kosovë e han pazari, ju lutem krahasojeni vehten se a kisht mujt me qenë Kryeministë psh. në Qeverin e Kroacis atje ku kontribuat si oficer profesional. Juve ndoshta do tju bie ndërmend po kojta mendoj se nuk ka brina se vetem e vetëm tek ne bëhen këso marrinash. Ju përshëndes përzemërsisht dhe ju sygjeroj që secili të mirret me punën për shka edhe është specializuar Kosova nuk është pa inetelektual të rangut ndoshta edhe Evropian po ata janë lanë nën hije.
iliri jashari :
Para 19 javëve:
te ka pas hije uniforma e gjeneralit ama luften e kan ba ushtart e adem jasharit ata te vitit 1192
shtimja:
Para 19 javëve:
ti je kan komandanti i duhur se jo hashimi i rrenav
ylli:
Para 19 javëve:
Vertet po me vie keq kur po i ndegjoj disa zera kur po e qojne aq lart figuren e z.Çeku .Graden gjeneral e ka fituar ne lufte per te tjeret e jo per popullin e vet qe e mban dhe emrin po ne zakon e kemi te japim jeten per te tjeret .Ju i nderuar Agim ju as edhe nje fishek nuk e keni shkrepur ne lufte per atedhe andaj mendoj se vota jon nuk duhet te shkoj per ju sepse ju me mendje e zemer jeni ne Kroaci sepse atje i keni femijet dhe gruan bile siq kam degjuar nuk din edhe aq mir shqip.Ju nuk mund te korigjoni historin.Respekt
miloti:
Para 19 javëve:
e ti Llapijan
mos premto qe thua llapi esht me ty
se ti ske hise ne llap,se je i shtedimit
e me llap ske kurgju
llapi esht ne qytet Besijanes
miloti:
Para 19 javëve:
nuk pajtohem me as 1 koment
Agim Qekun spo e njofshi asnje

Agim qeku ka ardhe ne perfundim te luftes ne Kosove
edhe vetem politika e tij ,me kshilla Amerikanve ka mujten me ba ushtrin Çlirimtare ne ket dite si esht sote
ushtart tan bajn vet vrasje i kan lan rruges
e kta luftoj per karrika
Llapjani:
Para 20 javëve:
Gjeneral Qeku, Llapi eshte me ty.
drini:
Para 20 javëve:
me nderimet me te lart do ta kishmi prit ne kumanov po sedi a vjen se ki esht gjeneral i dyv qe edi gjith po edh i kater luftrave esht
manutd:
Para 20 javëve:
eshte hera pare qe hyra ne ket web dhe mterheki titulli me lexu ker artikull ..met vertet A.Qeku eshte nje lider.
albani:
Para 20 javëve:
kontributi juaj ne luft esht shum i mir dhe shum i madh qe i ka ndihmu popullit te kosoves qe te qlirohet nga pushteti i serbis mirpo politikisht ju nuk jeni i aft qe ta udhheqni kosoven dhe popullin e kosoves po bazona ne faktin se ju keni pas rastin ta udhheqni qeverin e kosoves dhe nuk keni treguar kurfar rezultati
Nexhati:
Para 20 javëve:
Marre per kete anti yu qe shkrun ksi komenti, a ki gjak shqiptari a jo me fol per agim qekun ti kshtu. Mos shkruj kshtu more i pa ftyr.
Jasmin:
Para 20 javëve:
Agim Ceku eshte legjenda jone e gjalle !
Jetmir Sejdiu:
Para 20 javëve:
Pershendetje gjeneral perfundmisht ka ardh koha qe populli i Kosoves te del nga ky kaos ekonomik te cilin e kan sjell njerezit te cilet kan fitu zgjedhjet ne emer te Luftes Qlirimtare. Njerez politika e te cileve po na shtin ne nje " CIRCULUS VICIOSUS", E QE DO TE JET SHUM VESHTIR TE DILET NGA KY RRETH. Andaj do te ishte shum mir qe zgjedhjet paralmentare ti fitoni ju dhe partija juaj z. QEKU per faktin se popullit te Kosoves dhe ekonomis Kosovare i duhet patjeter implementimi i nje programi politik qfare e ka partija juaj. I duhet pra nje program " SOCIALDEMOKRAT'. Mbes me shpres ne vedijesimin e popuullit dhe ne zgjedhjen e tyre te drejt, duke i len anash ndasit regjionale. Dhe duke ju dhen rastin njerzve te cilet interesat shtetrore i kan para interesave "PEERSONALE".
Seazsa:
Para 20 javëve:
Respekt per Agim cekun, nje prej njerezve te pa njollosur
Te uroj shendet dhe suksese ne politike. Fatkeqesisht populli yne gjithmone gabon duke votuar njerezit e gabuar por shpresoj se kane marr mesim dhe kesaj radhe do te votojne njerezit meritor e njeri prej tyre eshte edhe Agim Ceku
blendi:
Para 20 javëve:
Une kam komplimenete per gaezetarin qe e ka realizuar kete interviste me nje stil te vecante dhe ka arrite ta sjell para lexuesve nje Agim Cek tjeter.
Mini:
Para 20 javëve:
Respetkt te vecant z.çeku,por ajo qe mua me tingllon me mire per popull dhe per vet z.Agim eshte qe ai pa tjeter te kthehet tani ne FSK,sepse e kerkon koha dhe momenti. Nese duhet te jem me konkret po u them:Analizone pak situaten me enciklopedin famkeqe te maqedonve te cilet jane edhe shume here me shovenist dhe anti shqipetar se sa çetniket serb.Andaj ne keso rrethane qe po i pergaditen Kosoves besoje se pajtoheni me mua qe z.Agim duhet te ket vendin aty ku duhej,e aty ku duhej eshte FSK-ja...! Shume shendet ty dhe familjes tuaj te nderuar.
LIRIDONI-PEJE:
Para 20 javëve:
ME PELQEN SHUME ZOTI QEKU ESHTE NJERI QE KA KONTRIBUA SHUME SI NE LUFTE ASHTU EDHE NE PAQE , PER MENDIMIN TIME E MERITON ME QENE PRISIDENT I KOSOVES ME VOTUA TE GJITHA PARTIT ,RESPEKT PER TE;
Dede Nikolla:
Para 20 javëve:
Me vemendje elexova intervisten ejuaj gjeneral Agim Qeku,mjerishit ne shqiptaret haroim shpejt luften e vujtjet e sakrificen qe keni ber per kosovenju edhe i ndjeri Skender Qeku embar fisi ijuj nga qyshki,jam deshmitar i atyre vujtjeve bashk me Skenderin,po me shpresen se populli dij te gjykoi e te ju vlersoi etu api postin tecilin ju takon si shperblim si keni ber per Kosoven,
Shukrane:
Para 20 javëve:
Ke qene dhe do te jesh numer nje ne Kosove. Faliminderit shume per kontributet qe ke dhene, Kosova ende ka nevoje per Ty...
BALI:
Para 20 javëve:
Bagazhi i ketij njeriu është shum i madhe dhe i pasur, por kishte qen mire qe ky njeri te ishte tani ne krye te FSK-së per nje kohë te caktuar dhe mandej qe ti bashkangjitet politikes si shumë gjeneral te shteteve te ndryshme qe kanë arrit sukses, dhe besoi se edhe ky kishte mr arrit suksese edhe ne politikë. Mendimi im kishte me qen se ky njeri me sa e njoh une si ushtarak qe kam punuar ne nje ndertes ku edhe ka punu ky si gjeneral i TMK-së, me kapacitetin si e ka dhe qe din ta perdor atë dijenin e vete mendoj se do ta arrijë atë qellimin e tijë, se është një njeri qe ia vlen te respektohet dhe perkrahet. Respekt per mundin e tijë dhe sakrificen qe e ka bërë ne te kaluaren.....
sharri:
Para 20 javëve:
sje per politik onjeri i duheshpopullit si gjeneral qasgtu te ka le nana shqiptare more zoti gjeneral te pershendes .
Llapi:
Para 20 javëve:
A ka kush tjeter mu votu kur te kandidon Agim Ceku a?
Arjaniti, Mitrovice:
Para 20 javëve:
Koha jote po vjen Agim Qeku, kij durim se Kosova dhe kosovaret i dijne vlerat tua dhe jam i bindur qe brenda nje kohe shume te shkurte ti do ta udheheqesh Kosoven perseri, por kete here me voten e popullit.
Ferizajasi:
Para 20 javëve:
Ma i forti je gjeneral,hiq mos ta ndin qka thon do kerkushat.Veq perpara se nji pjese te madhe ferizajit e ki mas veti.Jemi nji grup shum i madh i njerzve ktu qe menxi jem ka presim me ta dhon voten kur te kandidoesh ti.
edona:
Para 20 javëve:
shume respekt per agim qekun,krenohemi me ty.lum kosova qe tka,suksese.
burimi:
Para 20 javëve:
hallall te qoft per gjithqka qe ke dhene, andaj edhe hallall te qoft vota ime, GJENERAL
Luli:
Para 20 javëve:
Ti anti yu ma mire bone anti ks nikun se ti nuk koke kosovar.
Rifati:
Para 20 javëve:
Gjdo respekt për juve zotri gjeneral , je shum i qmuar mirpo prap mendoj që ke bër një gabim e aj gabimi juaj ësht atëher kur pranuat të jeni kryeminister kurse padron i juaj dikush tjeter ,,kaliber shum i vogël " ky ësht gabimi fatal që keni bër ashtë dasht ta pritni një moment tjeter që do të kishte ardhur , kur do të ishin konsumuar këta politikaj aktual edhe ashtu janë gati dhe ishe hyr në politikë si njeriu më i respktuar i Kosovës , kurse tani është vonë....
Anti Yu:
Para 20 javëve:
Per USHTARI: Ne shtepin time ne kohe te osmanlive te sllaveve e me vone te shqipfolëseve -yu eshte fole eshte mendue dhe luftue vetëm per Shqipetari e ne shtepi te shume oficereve yu folët gjuha sllave
P.S. Te pershendes për nofkën ushtari cka edhe unë kam qene ushtar por nen ombrella e UCK-se dhe te lutem mos ofendo se nuk jam injorant Tung vëlla i dashur
Ushtari:
Para 20 javëve:
Për Anti YU
Së pari çdo shqiptarë që është lindë e rritë në ish Jugosllavi ka qenë i detyruar të shkojë ushtarë për ish YU që po e quan ti. Mirëpo për fat të keq shumë pak ishin ata që kur ishte vakti ia kthyen pushken asaj ushtrie. E ti që thua ashtu për një njeri si Agim Ceku, jam i sigurtë që nuk ke qenë një prej atyre që ia kanë kthyer pushken asaj ushtrie se përndryshe nuk kishe folë kështu. Tjetra është që Kosova e ka vetëm një Agim Ceku që është gjeneral me gradë të një shteti si Kroacia dhe politikën më të suksesshme nëpër botë e kanë bë gjeneralët, nëse don me bë këso krahasime. Mirëpo nuk po e dij se a ia vlenë me harxhu kohë e nerva për një injorant si ty dhe me t`i spjegu këto gjëra. Keshtu që nuk po e zgjati më shumë!
Anti Yu:
Para 20 javëve:
Lexova intervistën e ish oficerit te APJ-se pastaj te Armatës se Kroacisë e se fundit ish komandantit te UCK-se , gjithashtu edhe komentet e lexueseve.
Unë mendo se nganjëherë shkruajmë thojm fjale shume te mëdha pa e njohur fare njeriun por atë e kemi me te dëgjuar , e ne rastin e z. Qeku unë mendoj se ai njeri nuk eshte fare për politik me rastin kur pranoj te largohet nga uniforma dhe te marre qeverinë te formuar nga partia e dalur nga lufta dhe partia tjetër qe ishte kundër luftës e ketë gjë e bejn vetëm njerëzit qe janë te etshëm për funksione e i tille ishte edhe z. Qeku.
P.S. 30 vjet ne "opasaq" te sllavit ......
florimi:
Para 20 javëve:
respek të madh pë Agim Qekun
Genti:
Para 20 javëve:
Ceku ka potencial, por lejimi i shtypjes se Levizjes Vetevendosjes gjate pushtetit te tij ka qene shume i keq dhe i papranueshem.

Kam respekt per kete njeri, por detyra e tij eshte uniforma. Kam friken qe edhe ky do te mbetet sikur Surroi me Klubin e tij (Atlantik).
buki:
Para 20 javëve:
Gjeneral e ke voten e kabiles time, jemi te sigurt nen udheheqjen tende e meriton jemi te sigurt kur te votojm ty pa dyshim

ske nevoj te na bindesh edhe tna premtojsh
ti premtimet tu veq i ke realizur andaj ne te VOTOJM!
ushtarak-u i Kosoves:
Para 20 javëve:
Zoteri Gjeneral, braktise politiken dhe eja ne krye te Ushtrise sone... na duhesh me shume se kurr.
Mentor :
Para 20 javëve:
Normal qe z. Agim Qeku ka vlera njerzore karakter e te gjitha qe i duhen nje burri, por ka ber nje gabim shum te madh qe e ndrroj profesionin pasi qe e ndertoj karieren mbi te, kaloj nga ushtaraku ne politikan, shpresoj ta shof perseri ne kry te ushtris se kosoves, perndryshe personi qe po mban postin e ti ne ushtri nuk ja vlen me qen ne at pozit sepse osht nje person qe ska diapazon as bagazh te dituris.
mentori:
Para 20 javëve:
z. Agim Ceku eshte nje nga figurat dhe personalitetet ushtarake qe ne realitet dhe sencin e tij bashkohen dy gjera te rendesishme intelegjenca dhe strategjia e permbushjeve se detyrave dhe obligimeve nacionale ne situata dhe momente adekuate eshte njeri qe premton dhe te ben te ndihesh optimist e mirpres garen e tij dhe shpresoj qe ne te ardhmen te jet njeriu qe do na drejtoj drejt sfidave qe jemi duke endrruar urime zotri gjeneral dhe sukses.
Gashi, Mitrovicë:
Para 20 javëve:
Je i pastër kombëtarisht dhe qëndrimi yt në qeveri është pa asnjë aferë korrupsioni gjeneral. Me krenari do të votoj për ty!
kuq e zi :
Para 20 javëve:
Shume respekt dhe nderim per gjeneralin Agim Çeku!
te jeni te bindur se edhe ne në Shqiperi kemi nje respekt te madh per te. si ushtarak nuk ka nevoje ta lavderojme, se i ka dhene provat ne fushe te betejes. ndersa si politikan, meriton te gjitha laderimet e mundshme, sepse i tregoi Kosoves se si eshte nje politikan i ndershem.
ushtaret e tjere te Kosoves luftuan ne fushe te betejes, por kur moren pushtetin menduan vetem per veten!!!
blerim maloku:
Para 20 javëve:
pershendetje te perzemerta per gjeneralin e vetem te vertet.
suksese dhe gjithe te mirat ne jet.
nuhiu:
Para 20 javëve:
Respekt per ate qe ke bere por fatkeqesisht ky popull si do meritoret por matrapazet e vjedhesit. Te uroj shendet dhe jete te lumtur...
Qëndrimi:
Para 20 javëve:
Përshendetje Une e kam Nje Rrespket te Madhe per zoteri Agimi Çekun Tung nga Qendrimi


beqa:
Para 20 javëve:
Gjeneral ja ti kryeminister Ja Smet send prej Kosoves
ScorpioN:
Para 21 javëve:
Padyshim se Gjeneral Ceku eshte nje nder figurat me te ndritura te kombit tone,eshte personalitet me vlerat me te larta njererzore e profesionale,ka vlera aq shume brenda per brenda personalitetit te tij sa qe po qe se mundohemi te numrojme ato,neve genjejme veten,sepse eshte gje e pamundur...
Padyshim TASH KEMI PER KEND TE VOTOJME
Vota ime per Juve i Madhi i Kombit Tone
Rrespekt dhe suksese drejte realizimit te aspiratave te popullit tone,qe juve asnjehere su lodhet se vepruari drejte ndihmes se ketij populli...!!!!!
landi:
Para 21 javëve:
O i madh eshte agim qeku valla 1e 90 e dishka centimetra eshte ky nashta edhe 2 metra.hahahahah
Bajre Kastrati:
Para 21 javëve:
Ju jeni nje personalitet i sinqert dhe dashur per popullin,por me poltike mundesh me humbur kete personalitet.Ju duhet te jeni Gjenerali i ushtrise se Kosoves deri te dilni ne pension.Me respektin me te madh per ju.
flamur:
Para 21 javëve:
Gjeneral Qeku

Rrespekt per ju dhe punen tuaj,e ke gjith mbeshtetjen time dhe te familjes sime,do te votojm per ty se je njeriu qe me se shumti e meriton,rrepsekt edhe admirim per ty GJeneral .....
VLorra:
Para 21 javëve:
Rrespekt Zoteri Gjeneral

Kam rrespekt dhe e admiroj kete njeri eshte ushtaraku dhe tani politikani me i merituar,eshte nje njeri i urt me nje Pervoj shum te madhe ne jet eshte nje vizionar me shum projekte konkrete.
Tash e kemi rastin tja japim voten dhe ta nxjerrim kete popull nga gjumi .Zoteri Gjeneral e ke voten time dhe te shum njerezve qe te admirojn .
Armendi, Prishtine:
Para 21 javëve:
Do ta kesh edhe voten time gjeneral, mezi po pres me ardhe zgjedhjet parlamentare dhe me te votu ty!
bashkimi Viti:
Para 21 javëve:
i madh je Gjeneral, Respekt!
Fisi:
Para 21 javëve:
Shef,

Kesaj radhe e ke voten time. Kujt tjeter me ja dhane se?!
Behluli:
Para 21 javëve:
Shendet ish gjeneral,ish kryeminister.Mire se vjen gjeneral me pese yje,kryminister dhe kryetar i Republikes.Shendet per ju dhe familjen tuaj,te ngushte e te gjere.Vota ime per JU.
alb:
Para 21 javëve:
vertet je njeri shume i respektuar nga te gjithe , sepse i ka te gjitha vetite personale te mira si dhe nje bagazh jetesor te ngarkuar me detyra dhe sherbime ne dobi te atdheut.
rrnofsh sa malet
kameri:
Para 21 javëve:
je je hero i vertet ,dhe shembull per te tjeret
Albani:
Para 21 javëve:
Suksese zoteri Çeku, shpresoj qe kotributi i juaj ne politike do te jete i dukshem sic ka qene edhe nen uniformen tuaj.
Rrespekt,
arta:
Para 21 javëve:
je shum i mire je yll per ter populline
shpeni:
Para 21 javëve:
Ke shume merita z.qeku
p:
Para 21 javëve:
Patriotet dhe njerezit me te mire qe kishte (presidenti Rugova) dhe ka Kosova tani eshte Agim Ceku
mehdi hoti:
Para 21 javëve:
eshte nje njeri i madhe , edhe eshte knaqsi e imja qe qdo dit e sherbe me ushqim , edhe me ate qe e preferon aje vere te bardhe
perparimi:
Para 21 javëve:
po perseritet ajo se niher ne 100 vjet lind nje njeri i madh per kombin ai je ti dhe populli i kosoves duhet ta di ket
SamiK:
Para 21 javëve:
I nderuar, ne e dimë sa largpamës je dhe deri ku ke për me shku...
ustahi:
Para 21 javëve:
kti njeri duhet me ja hjek kapuqin , e meriton qdo respekt...
dritoni:
Para 21 javëve:
Njeri me i merituari per ta udhehequr si ushtrine por edhe shtetin sot si Politikan,eshte njeri i kompletuar dhe duhet te jemi shum krenar krejt KOSOVA qe kemi fatin ta kemi nje njeri te till.
Une dhe krejt njerezit qe njof une e admirojne,siq e admiron qdo shqiptar qe ka gjakun dhe ftyren e paster.Perpos admirimit ketij njeriu duhet ti jepet nje vend i merituar dhe kete duhet ne populli ta ndihmojm.
Duhet ta perkrahim qe te arrij aty ku e ka vendin,e per me e ndihmu duhet ta vizitojm dhe ta perkrahim me idet e tija shum te mira qe ka per Kosoven.
Me rrespektin me te madh ndaj tij vetem i uroj pun dhe sukses ne Jete dhe ne Karrier si Politikan por edhe si Ushtarak.
Je njeriu me i qmuar per mua,paqit fat dhe menquri
Zana:
Para 21 javëve:
Ky njeri meriton shume! Shume e cmoje personalitetin e tij.
I uroje shume shendete dhe suksese ne cdo hap.
Me respekte te madh,
Zana
Ushtari:
Para 21 javëve:
Jam shume krenar qe e njoh kete njeri personalisht nga lufta dhe nga paqja. Me krenarine me te madhe mund te them se nga te gjithe eproret ushtarak qe i kam pas dhe i kam njohur, ky eshte me i miri. Kosova duhet te mburret me kete njeri dhe duhet t`a çmoje Agim Cekun.
rina:
Para 21 javëve:
Pershendetje Z.Agim,ne populli shqiptar kemi nje respekt shume te madh per ty dhe jemi shum krenar qe ke qene nje komandant i shkelqyer, por ajo qe nuk na pelqen eshte qe je hyr ne politike,asnje prespektive ske pas ne politike thjeshte ke lujt me vendin ten te punes,ke qene kryeminister por tashme nuk je.Mfalni shume se nashta po perzihem ne kete pune qe nuk eshte pune e imja por deshta me te pershendet edhe met than qe shqiptaret te kane cilesu shum ma shume si kryeminister se sa si politikan.Suksese ne te ardhmen.
Atëdhe Kosova:
Para 21 javëve:
Pershendetje,

Unë personalisht kam patur rastin ta njoh Gjeneral Çekun gjate luftes dhe pas luftes, dhe me vie mire qe te gjiyha komentet jane realitet te cilin e ka Gjenerali. Pore dashte zoti qe edhe votuesit ta vleresojn angazhimin dhe sakrificen te cilen ai dhe familja e tije e kan ber per Kosoven.
Vetem nje rast po u jav tregoj gjate bombardimev ne KS shume e njeri thote se ka patur kontakte me NATON dhe USA. Ju garantoj nga burimet me te aferta se per veq Gjeneral Çekuat ase nje njeri nuk ka mundure te kontaktoj me NATON dhe trupat speciale Amerikane, rasti kure kan ardhe helikopterat dhe e kan marre e kan dergu ne Tiran ajo ka qen nje deshmi.

Me rrespet. Atëdhe Kosova.
Lo0ra:
Para 21 javëve:
Kush eshte ky spe njof.:P
Shpetim Aliu:
Para 21 javëve:
Politikani me i matur ne Kosove, nje njeri i shkolluar i qete i pasur nga mendja. Shpresoj qe nje dite do te kemi me shume njerez te tille e mendje te ndritshme. Me vjen keq qe gjate kohes sa ishte Kryeminister nuk ka pas me kon me punu. Respekt.
ylli:
Para 21 javëve:
Agim mos u ben demagog politika eshte per ty interes se po mos tishte keshtu nuk e kishe lan uniformen
mexhiti:
Para 21 javëve:
gjeneral tu kisha lut ti kthehesh ushtris kaloni mir
shpresa:
Para 21 javëve:
Agim Ceku eshte i pari ne lufte i pari ne paqe. Gjeneral me plote kuptimin e fjales. Burrshtetas dhe lider i pa kontestushem. I admiruar nga te gjithe. Uroj te te shkoj mbare perhere. Lavdi Gjeneral!
syri i kalter:
Para 21 javëve:
.......
ATDHE,
..e gjitha ajo levdate qe ju shkruat shkoi me nje GODD BLESS EU !!!!!
Per cilen e EU e ke fjalen?Europische Union?
Kam qene dhe jam shume skeptik ne BE.
Ky BE e ka ndare Kombin Shqiptar dhe ne ditet e sotme po vuan kombi Shqiptar.
BE,eshte Franca,Anglia,Gjermania.
Kur ne BE e fut edhe Sllovakine-ruse,Qipron qe ben pjese ne Azi dhe qe eshte me greke se greket.ne BE ben pjese edhe Rumania!
Po Spanja koloniale qe shtyp me shekuj popujt e vjeter si Shqiptaret Basket dhe katalanet.
Keto i falenderoni ju ATDHE?
Mos merr keso pseudonime kur nuk ke mundesi ti mbrosh.
luma:
Para 21 javëve:
e admiroj ket njeri,,,sukseee njet i deshiroj
ATDHE (Dardani Antike):
Para 21 javëve:
I nderuari dhe shumë respektuari nga të gjithë shqiparët zotëri komandant AGIM ÇEKU !
Kam kënaqësinë të JU shkruaj si një ish-pjesëtar i UÇK-së së "Maleve të Berishës", ku edhe ju dikur na bënit "vizita", dhe silueta e juaj prej një ushtaraku të denjë dhe heroik më shfaqet ende në mendje dhe shpirt .
Kontributi JUAJ duke filluar nga Kroacia mike deri në vendlindjen tonë të dashur- Kosovën Kreshnike të ADEM JASHARIT, është i përmasave BIBLIKE .
Implikimi JUAJ në politikë veçse ka pasuruar,fisnikëruar dhe dinamizuar trendet e zhvillimeve pozitive në Kosovë .
Ju jeni IKONA më SUBLIME e përqapjeve TONA të PËRBASHKËTA për LIRINË dhe PAVARËSINË e KOSOVËS dhe personaliteti më i dashur nga vëllezërit tanë të SHBA-ve dhe EU-së .
ZOTI QOFTË ME JU DHE GJITHË KOMBIN SHQIPTAR !
GOD BLESS AMERICA & EU !





Fisi:
Para 21 javëve:
Rrnofsh 100 vite i nderuari Gjeneral Qeku dhe dhashte zoti qe edhe nje here ti ktheheni ushtrise se Kosoves apo pse jo edhe Qeverise.
valoni:
Para 21 javëve:
Njeri me pervoj ne jet dhe karakter burreror, i pa luhatshem ne qendrimet e tij dhe ne arritjen e qellimeve te parashtruara para vetes. Njohes i mire i perendimores, ballkanikes dhe i kultures ballkanike te moderuar me epitetet e civilizimit bashkekohore.
Po te ishim te mencur dhe ndergjegjeshem ne si qetytar do i favorizonim njerezit si Ceku, por ne dime shpesh qe njerzit tone te cilet i cmon bota dhe te trejet ti percmojme e pergojojme.
tinushja:
Para 21 javëve:
Valla ska fjale, nese osht ni njeri qe vlen tek ne ne Kosove eshte Gjenerali Agim Çeku, eshte 1 dhe unik, te gjithe ata qe nuk dine te vleresojne dhe te kuptojne se qka do te thote nje njeri i madhe nuk e vleresojne Agimin, ndersa ata qe dine te vleresojne kane se kende te Zgjedhin-te vetmin Gjeneralin Agim Çeku.
Jemi krenar qe kemi rastin te kemi nje njeri siq jeni ju-suksese dhe fate ne jete.
Ani:
Para 21 javëve:
Te çmpoi shume poashu edhe vleresoi shume sakrificen tende per kombin ne momente te caktuara,kam deshire te takoi thjesht sepse kam respekt :Nje thenje e KADARESE thote;,,Nga luftrat vijme drejt lufterave shkojme tjeter fate nuk kerkojme ,,Shendet zoteri Agim Çeku-fat ne politike
av-chelsea:
Para 21 javëve:
hallall je nje njeri i madh po ktu kosov ste njohin mire per mu je legend nr 1 je deshiroj sukses Agim Çeku ;)
Komento




Vërejtje: Telegrafi.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
Agim Çeku
Agim Çeku
ProCredit Bank
Marketing
Raiffeisen Bank
Video Spot
Adelina Thaqi - S'dua te lesh gjurme
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
038 551 990 | info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.