Dalja në votime 47.8%

21:38 / 12.12.2010

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi se dalja e votuesve në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare ka qenë 47.8 për qind.

Sipas kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, masiviteti në këto zgjedhje është i kënaqshëm dhe se tregon se elektorati ka qenë i interesuar dhe nuk ka vend për pakënaqësi

Daka ka thënë se nuk do të dalin sonte me rezultate preliminare, ndërsa në orën 24:00 do të kumtojnë se kur do të mund ta bënin këtë. Masivitet më të madh të votuesve ka pasur në komunën eSkenderajt, ku kanë dal 93.68 për qind e votuesve, ndërsa më sa paku kanë votuar në Leposaviq - 1.51 për qind.

Kliko këtu për ta shkarkuar dokumentin: Përqindja e Votueseve në Nivel të Kosovës dhe për Komuna (excel file).

/Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.