Prokuroria në ndjekje të keqpërdoruesve të votës

9:32 / 18.12.2010

Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi ka angazhuar prokurorë nga shtatë prokuroritë komunale të Kosovës për t’u marrë me mbledhjen e provave në zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Fillimisht prokurorët do të merren mbledhjen e provave për keqpërdorime në këto zgjedhje, keqpërdorime që shtyn Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të vendosë për rivotim në tri komuna të Kosovës, pas rekomandimit që kishte bërë Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, shkruan Koha Ditore.

Provat që kanë pasur në dorë gjyqtarët e PZAP-it, tash do të kalojnë në duar të prokurorëve për ndjekje penale.

Ndërkohë, sipas burimeve të gazetës, numri i përgjithshëm i komisionerëve në tri komunat ku do të rivotohet është rreth një mijë.

“Kam caktuar një prokuror në Prokurorinë e Shtetit që do t’i koordinojë punët. Kam kërkuar përgjegjësi prej krejt prokurorëve të qarkut që t’i monitorojë kryeprokurorët komunal dhe të kërkojë raporte nga ta, ndërsa prokurorët e qarkut çdo ditë do të raportojnë në Prokurorinë e Shtetit”, ka thënë kryeprokurori Kabashi.

Ai është arsyetuar për mos nisjen e hetimeve deri tash se nuk mund të ketë hetime pa i siguruar provat dhe materialet prej PZAP-it. Ai ka premtuar se pas marrjes së tyre do të shqyrtohen në një afat sa më të shkurtër.

“Ne kemi filluar mbledhjen e të dhënave, sepse hetimet janë pjesë tjetër e fazës. Në këtë fazë prokurorët do t’i sigurojnë secili brenda kompetencave territoriale që të gjitha ankesat që i janë paraqitur PZAP-it dhe KQZ”, ka thënë Kabashi. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.