Kroacia do të ndihmojë Kosovën drejt integrimeve

15:52 / 17.03.2011
Kroacia dhe Kosova kanë marrëdhënie shumë të mira dhe këto marrëdhënie do t’i zhvillojnë dhe zgjerojnë në të ardhmen edhe më shumë- ka thënë ambasadori i ri i Kroacisë në Kosovë, Zoran Vodopija, në takimin me presidentin Behgjet Pacolli.

Në një ceremoni solemne kur edhe dorëzoi letrat kredenciale, Vodopija tha se Kroacia do të japë përkrahjen e saj të vazhdueshme që Kosova të njihet nga sa më shumë shtete, që ajo të anëtarësohet në sa më shumë institucione ndërkombëtare, si dhe të fitojë rolin e saj të rëndësishëm në rajon. Sipas tij, Kroacia do të japë ndihmesën dhe eksperiencën e saj që të ndihmojë rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane.

Presidenti Pacolli theksoi gjithashtu marrëdhëniet shumë të mira mes dy shteteve dhe u shpreh falënderues për faktin se Kroacia e ka ndihmuar në vazhdimësi Kosovën, si në periudhën e paraluftës, ashtu edhe në të gjitha fazat e shtetndërtimit të saj.

Prania e Kroacisë në Kosovë, në të gjitha format, theksoi Pacolli, është e një rëndësie të veçantë. Në veçanti, ai theksoi mundësitë shumë të mëdha të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe u bëri thirrje bizneseve kroate që të investojnë në Kosovë.

Presidenti u shpreh në të mirë të rritjes së bashkëpunimit të vendeve të rajonit, me qëllim të krijimit të lehtësirave për lëvizjen e lirë të qytetarëve, ideve e mallrave, si një parakusht lëvizjen sa më të shpejtë të vendeve të rajonit drejt integrimeve euroatlantike. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.