Kush do të na udhëheq

9:41 / 7.04.2011

Atifete Jahjaga, e cila vjen nga rrethi i Gjakovës nuk është emër shumë i njohur në opinion. Por, në punën e saj, në polici është shembull i ngritjes së shpejt në karrierë. Mban gradën më të lartë ndër pjesëtaret femra të policisë në Evropën Juglindore, Gjeneral-Major. Sipas formularit të deklarimit të pasurisë 2010, ajo jeton me qira. Është nga rrethi i Gjakovës dhe burri i saj është mjek.

Janë të rralla rastet si Atifete Jahjaga, 35 vjeçare, që kanë mundur të avancohen aq shpejt në karrierë. Me profesion juriste, ajo karrierën e ka filluar si përkthyese, më pas police në Departamentin e Policisë Kufitare. Po ashtu, ajo ka kryer edhe detyrën e kryesueses së Departamentit të Trajnimit si dhe ndihmëskomisares për Kufij, ndërkaq aktualisht, me gradën Gjeneral Major, mban pozitën e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës.

Pavarësisht një pozite të rëndësishme në Polici, Jahjaga nuk shquhet për jetë të pasur e luksoze. Jeton me qita në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, shkruan Express.

Në formularin për deklarimin e prejardhjes së pasurisë, vitin e kaluar. Jahjaga ka shkruar se nuk posedon paluajtshmëri, ndërkaq një automjet me vlerë 6 mijë euro e ka blerë nga kursimet. Po sipas formularit, në bankë i ka të deponuara 1900 euro, ndërkaq paga mujore e saj është 1042 euro.

Është e martuar me mjekun Astrit Kuçin, nuk kanë fëmijë, ndërkaq ai i merr 390 euro pagë në muaj dhe gjithashtu nuk posedon paluajtshmëri.

Në online enciklopedinë britannica.com, Jahjaga portretizohet si shembull i mirë ngritjes së shpejt në karrierë brenda një periudhe dhjetëvjeçare.

Ajo mban gradën më të lartë ndër pjesëtaret femra të Policisë në Evropën Juglindore, një e arritur kjo mbresëlënëse.

Në fjalimin para gazetarëve, ambasadori Christopher Dell tha se SHBA-ja ka punuar shumë vjet me Jahjagën dhe se ajo ka fituar admirimin dhe respektin e çdonjërit me të cilin ka punuar, që nga Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.