Moisiu: Kosova është krahinë e Shqipërisë

19:26 / 5.05.2011
Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në shënim të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, ka vizituar komunën e Skënderajt dhe ka bërë homazhe te varri i komandantit legjendar të UÇK, Adem Jashari dhe të Jasharëve të tjerë. Homazhe kanë bërë edhe shoqatat e dala nga lufta dhe drejtures të komunave Skënderaj dhe Drenas.

Ish-presidenti Moisiu tha, se çmon lart kontributin e familjes Jashari, e cila bëri një sakrificë të madhe për lirinë e Kosovës. “Pa këtë sakrificë dhe këtë gjak, nuk mund të arrish këto ditë që ka arritur Kosova. Liria nuk dhurohet, ajo fitohet dhe ajo paguhet me gjak. Për fat të keq shqiptarëve të Kosovës u ka takuar një fat i rëndë, gati një shekull kanë luftuar me pushtuesin serb, që nga vitet e para të pushtimit e derisa u çlirua. Megjithatë, duhet thënë që rreziqet nuk janë ato që kanë qenë, por rreziqet nuk janë zhdukur”, ka thënë Moisiu.

Ai ka ripërsëritur se Kosova është krahinë e Shqipërisë. “Kështu ka qenë, nuk është se po e shpik unë. Ky është një realitet. Nuk duhet të kemi frikë dhe nuk duhet të druhemi që ta themi, sepse kjo është një e vërtetë historike”, tha Moisiu, njofton Zëri.

Ndërsa Muharrem Xhemajli, kryetari i OVL-së, përkujtoi se 5 Maji është Ditë e Dëshmorëve të Kombit, duke përsëritur kërkesat që edhe Kosova ta ketë një datë të dëshmorëve. “Ne ende nuk kemi ditë të dëshmorëve të përcaktuar nga institucionet e Kosovës, prandaj ne jemi duke punuar vazhdimisht që kjo ditë të jetë e përbashkët e të gjithë shqiptarëve”, tha ai. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu
Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.