Barroso viziton Kosovën
Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, të premten do ta zhvillojë një vizitë në Kosovë.Gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë, Barroso do të takohet me presidenten e vendit, Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaçi.
Ai gjithashtu do ta vë gurëthemelin e ndërtesës së re komunale të Komunës së Graçanicës. /Zëri/