U përkujtua masakra në Burgun e Dubravës

14:50 / 22.05.2011
Të dielën, në Burgun e Dubravës, u përkujtua 12 -vjetori i masakrës mbi të burgosurit shqiptarë, ku morën pjesë deputetë të Kuvendit, kryetarë komunash, të mbijetuar dhe familjarë të të vrarëve të kësaj masakre.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, me këtë rast, ka thënë e të gjithë ata që kanë përgatitur masakrën e Burgut të Dubravës, për veprat e tyre do të ndëshkohen, gjegjësisht do të përgjigjën penalisht.

“Shumica e njerëzve që kanë qenë në burg, kanë qenë të burgosur për qëllime politike dhe, kjo, që ka ndodhë në Burgun e Dubravës në vitin 1999 është rast i rrallë, pasi kjo në botën moderne nuk ndodh, sepse edhe terroristët më të mëdhenj në botë nuk trajtohen kështu. Andaj, përgjegjësia penalë për të gjithë ata që kanë bërë veprime të tilla herdokur ka për të ndodhur”, ka thënë Kuçi.

Ndërsa, i mbijetuari i kësaj masakre, tash deputet në Kuvend, Nait Hasani, shpalosi përkujtime nga dita e masakrës.

“Në këtë vend, ku jemi sot, më 22 maj 1999, përkatësisht në mëngjesin e kësaj dite, ka ngjarë masakra më e tmerrshme që ka mundur të ndodhë ndonjëherë. Këtu, na kanë thirr dhe na kanë renditur gardianët dhe në turmën e të burgosurve kanë gjuajtur nga të tri anët, andaj këtu nuk ke mund të shikosh asgjë përveç tym dhe gjak. Por, sot pas 12 vjetëve ne e kujtojmë këtë masakër dhe e falënderoj ministrin e Drejtësisë dhe institucionet tjera që të paktën është bërë një sensibilizim kësaj radhe më i madh për atë që ka ndodhë 12 vjet më parë në Burgun e Dubravës”, ka thënë deputeti Hasani.

Në vendin ku ka ndodhë masakra do të vendosët një pllakë përkujtimore në shenjë përkujtimi për të vrarët dhe të mbijetuarit e kësaj masakre. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:45 / 21.05.2013
The Doors

Ndërron jetë Ray Manzarek, njëri nga themeluesit e “The Doors”

Njëri nga themeluesit e bendit legjendar “The Doors”, Ray Manzarek, ka ndërruar jetë në moshë 74-vjeçare.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.