Policia e vendosur të ndalojë përdorimin e armëve nëpër ahengje

12:13 / 26.06.2011
Sezoni i verës në Kosovë zakonisht shoqërohet me shumë ahengje familjare. Gëzimi shpesh përzihet me përdorimin e armëve të zjarrit dhe ka raste, të cilat përfundojnë tragjikisht, prandaj Policia e Kosovës paralajmëron fillimin e aksionit për ndalimin e të shtënave nëpër gazmende familjare dhe konfiskimin e tyre.

Për parandalimin e të shtënave me armë nëpër ahengje dhe dasma nga Departamenti i Përgjithshëm i Policisë është lëshuar urdhri operativ “sezoni veror” që ka për qëllim parandalimin e përdorimit të pakontrolluar të armëve të zjarrit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, thotë se ky urdhër ndërlidhet direkt me ahengjet familjare dhe përdorimin e armëve të zjarrit.

“Realisht urdhri operativ ka të bëjë që planet konkrete të drejtorive rajonale të jenë të koordinuara dhe të kemi patrullime më të shpeshta dhe vëzhgime nëpër zonat ku zhvillohen ceremonitë. Në rastet kur të përdoret arma të reagojmë, sepse ka ndodhur shpesh ku nga plumbat bredhës kanë humbur jetën persona të ndryshëm”, citon RTK fjalët e Kelanit.

Ai veçon se vetëm në vitin 2010, Policia e Kosovës ka konfiskuar 1.500 armë në gjithë territorin e Kosovës, ndërkaq në pesë mujorin e këtij viti janë evidentuar 563 raste të armëmbajtjeve pa leje ku janë konfiskuar 601 armë të kalibrave të ndryshëm.

Përdorimin e armëve të zjarrit nëpër ahengje e kundërshtojnë edhe qytetarët. Ata thonë se është shumë e rrezikshme mbajta e armëve në përgjithësi. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
18:36 / 21.05.2013

‘Viktima’ Arian Çani (Video)

Moderatori i njohur i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani, i cili shpeshherë vë në vështirësi personalitete të njo...
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.