Hoxhaj ngushëllon familjen e Otto von Habsburg

21:16 / 11.07.2011

Në mesin e shumë personaliteteve nga Gjermania dhe shtete tjera të Evropës dhe botës, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka marrë sot pjesë në tubimin komemorativ të pinjollit të familjes së fundit perandorake austro-hungareze, Otto von Habsburg.

Me këtë rast, ministri Hoxhaj në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës ka ngushëlluar familjen von Habsburg, duke thënë se populli i Kosovës bashkëndjen dhembjen e saj.

Ministri Hoxhaj ka vlerësuar lartë figurën e Otto von Habsburg, i cili ishte një zëdhënës i vuajtjeve të qytetarëve të Kosovës në vitet e 90-ta. “Otto von Habsburg ka qenë një mik i madh i Kosovës. Në kohë shumë të vështira ka përcjell mesazhin për lirinë e qytetarëve të Kosovës. Ai ishte zëdhënës i fuqishëm i gjendjes së vështirë të Kosovës. Më vonë von Habsburg u bë mbrojtës i madh idesë së pavarësisë sonë”, ka thënë Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj ka shtuar se Otto von Habsburg si askush tjetër ka personifikuar historinë e Bashkimit Evropian dhe ka luftuar për demokraci dhe lirinë e popujve të Ballkanit.

Otto von Habsburg ndërroi jetë më 4 korrik në “Villa Austria” në Pocking am Starnberger See në Bavari të Gjermanisë. Ai ishte djali i madh i arqidukës Karl, perandorit të mëvonshëm austriak, mbretit hungarez dhe arqidukeshës Zita, e lindur Bourbon-Parma. /Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.