VV: Policia intervenoi dhunshëm

15:15 / 10.06.2012
Lëvizja Vetëvendosje përmes një kumtese për media theksoi se duke e stolisur sheshin e Shatërvanit me flamuj kombëtarë, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës intervenoi dhunshëm, me sprej lotsjellës dhe shkopinj gome ndaj aktivistëve, ndërkaq sipas VV-së qytetarët Prizrenit janë solidarizuar me aktivistët.

Në njoftim thuhet se është arrestuar edhe kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Arbër Rexhaj dhe aktivistët Premton Ibërdemaj, Arta Tejeci dhe Diellza Kryeziu.

“Kjo sjellje e policisë vazhdon që nga mëngjesi me ç'rast arrestuan 10 aktivistë në orët e para të mëngjesit e më vonë edhe 2 të tjerë”, thuhet në kumtesë.

Sipas VV-së, ndërkohë që po mbahet tribuna në kinemanë e qytetit, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës po e mban të rrethuar këtë objekt. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.