Mungojnë 23 nota verbale të njohjeve

11:24 / 14.06.2012
Ministria e Punëve të Jashtme nuk i posedon notat verbale që dëshmojnë njohjen e Kosovës nga 23 prej 89 shteteve. Prandaj, nuk i është përgjigjur deri tash Kuvendit për t’ia sjellë kopjet e tyre.

Një burim qeveritar i ka thënë gazetës “Koha Ditore”, se disa sosh nuk i kishte arkivuar Ministria, e disa të tjera kishin humbur.

“Deri tash Ministria e Jashtme nuk kishte një folder të veçantë për t’i arkivuar këto dokumente. Ishin lënë ndaras e disa edhe kanë humbur”, i ka thënë gazetës një zyrtar i lartë në Qeveri. “Tash kur po i kërkohen nga Kuvendi, Ministria është mobilizuar për t’i mbledhur kopjet që gjenden te Pacolli dhe në Presidencë”.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme kanë pranuar se ka pasur probleme me arkivimin e të tilla dokumenteve, përfshirë edhe notat verbale të njohjeve. Mirëpo, kanë mohuar se mungojnë 23 prej tyre. Megjithëkëtë, nuk i kanë krijuar qasje gazetës për t’i parë të tilla dokumente që vërtetojnë njohjen e shtetësisë edhe nga 23 vende, me çka do të mund të vërtetohej e kundërta.

Artan Behrami ka thënë se kur ka marrë detyrën e ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj, këshilltar dhe zëdhënës i të cilit është, nuk janë gjetur në këtë institucion dosje, dokumente e procesverbale të ruajtura, të arkivuara sipas standardeve që kërkohen nga institucionet.

Ish ministri, Skender Hyseni ka thënë të ketë lënë në ministri notat verbale të vendeve që ia kishin komunikuar shtetësinë e Kosovës.

“Diku 90 për qind të rasteve në kohën kur unë kam qenë ministër e kanë deklaruar njohjen nëpërmjet notave verbale, të cilat absolutisht janë të arkivuara”, ka thënë Hyseni.

Shtetet, për të cilat nuk ka nota verbale janë 23: Senegali, Polonia, Islanda, Hungaria, Lihtenshtajni, Burkina Faso, San Marino, Maqedonia, Emiratet e Bashkuara, Mikronezia, Panama, Unioni i Komoreve, Mbretëria e Bahrainit, Mbretëria Hashemite e Jordanit, Republika Domenikane, Zelanda e Re, Republika Malawit, Republika e Xhibutit, Republika e Somalisë, Katari, Principata e Andorrës, Republika e Beninit, Bregu i Fildishtë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.