Edhe Zarif dënon sulmin ndaj KFOR-it
Përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Farid Zarif, e ka dënuar incidentin që ndodhi të martën në orët e hershme të mëngjesit në pikën kufitare në Bërnjak.“Çfarëdo përdorimi ose kërcënim me dhunë kundër paqeruajtësve ndërkombëtarë është i papranueshëm dhe dënohet në mënyrën më të fuqishme”, thuhet në njoftimin e misionit të OKB-së në Kosovë, i njohur si UNMIK.
Zarif u ka bërë thirrje të gjithëve që të bashkëpunojnë me KFOR-in, për të siguruar identifikimin dhe daljen para drejtësisë të personave që hodhën dy granata dore në Bërnjak, ku si pasojë u plagos një ushtarë. /Telegrafi/