Jahjaga ngushëlloi presidentin e Çekisë
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka ngushëlluar homologun e saj, presidentin e Çekisë, Vaclav Klaus për aksidentin e rëndë në Kroaci, në të cilin gjetën vdekjen 8 qytetarë çekë dhe u lënduan mbi 40 të tjerë.“Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, në emër të institucioneve të vendit dhe emrin tim personal shpreh ngushëllimet e sinqerta për humbjen e pësuar sot në aksidentin e rëndë me përmasa tragjike për popullin tuaj”, thuhet në telegramin e presidentes Jahjaga, dërguar presidentit çek, Vaclav Klaus.
“Në këto çaste të rënda pikëllimi për popullin cek, pranoni mbështetjen dhe solidaritetin e qytetarëve të Kosovës për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre në aksidentin që ndodhi në Kroaci dhe lutjet tona për shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve”, thuhet në telegram. /Telegrafi/